Dita e 27 e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej
Ka nisur organizimi i protestës së radhës qytetare në sheshin “Skënderbej”, ndërsa tubimi kundër qeverisë hy...
Ka nisur organizimi i protestës së radhës qytetare në sheshin “Skënderbej”, ndërsa tubimi kundër qeverisë hy...
Nga Fred Abrahams Kini kujdes hendekun! Ky është mesazhi kryesor që del nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për...
Edhe deputeti socialist Taulant Balla duket se ka zgjedhur të ndjekë të njëjtën linjë komunikimi si deputeti Erion Braçe, d...
Edi Rama ka dekretuar me qëndrimet e fundit viktimën e parë të madhe të revolucionit të flamingove: mediat tradicionale. Ndoshta ...
Data e sotme, 26 qershor, shënon një ditë të veçantë për të gjithë familjen kuqezi dhe dashamirësit e futb...
Për shkak të situatës së tensionuar politike së fundmi brenda PS-së, mesohet se ndaj subjekteve të lidhura me familjarë ...
Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Spanjën ka shkaktuar të paktën 327 viktima që nga 21 qershori, ndërsa ...
Ndërsa Kupa e Botës 2026 po dhuron emocione në fushë, në Meksikë ndikimi i kombëtares shkon shumë përtej futbolli...
Deputeti britanik Andrew Rosindell ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi ynë, ku qytetarët prej më shumë...
Pas një aksioni blic të policisë në burgun e Fierit është gjetur një telefon i cili gjatë kontrolleve është ...
Teksa protestat qytetare kundër qeverisë vijojnë prej javësh të mbushin sheshet dhe rrugët kryesore të Tiranës, Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje të papritur që ka ndezur menjëherë debate të forta politike dhe publike.
Qeveria ka miratuar një paketë prej 300 kuotash kredish të buta me interes zero, të cilat do t'u shpërndahen ekskluzivisht disa prej kategorive më jetike të administratës publike. Ky vendim u prezantua zyrtarisht nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila detajoi skemën e re të strehimit dhe ndarjen e kuotave për secilin sektor, duke specifikuar se pjesa e interesit bankar do të mbulohet tërësisht nga buxheti i shtetit.
Sipas vendimit të zbardhur, shpërndarja e këtyre kredive prek direkt strukturat kyçe të funksionimit të shtetit dhe sigurisë. Konkretisht, nga kjo paketë do të përfitojnë 70 punonjës të Policisë së Shtetit, 70 mësues, 70 mjekë, 70 ushtarakë dhe 20 punonjës të sistemit të burgjeve.
Në vetvete, kjo skemë mund të konsiderohet një politikë e pastër sociale dhe e mirëpritur për të lehtësuar strehimin e punonjësve të shtetit, të cilët shpesh përballen me vështirësi ekonomike për shkak të pagave të limituara dhe rritjes galopante të çmimeve në tregun imobiliar.
Megjithatë, momenti specifik kur ky vendim miratohet e bën plotësisht të pamundur shmangien e një leximi të pastër politik. Prej javësh, protestat masive qytetare kanë vënë nën një presion të jashtëzakonshëm ekzekutivin.
Nga ana tjetër, nuk është sekret që shumë punonjës të administratës, siç dëshmohet shpesh në diskutime private, ndajnë të njëjtat pakënaqësi me pjesën tjetër të qytetarëve për kushtet e vështira të jetesës. E vetmja arsye pse ata kanë zgjedhur të mos shfaqen publikisht në sheshe është frika e pasojave që një ekspozim i tillë mund të sjellë, përfshirë këtu humbjen e menjëhershme të vendit të punës.
Pikërisht në këtë klimë tensioni dhe mosbindjeje civile, qeveria zgjedh të miratojë një paketë të majme përfitimesh që u drejtohet strukturave që përbëjnë shtyllën e administratës dhe forcave të rendit. Kjo situatë ngre pikëpyetje legjitime nëse kemi të bëjmë thjesht me një mbështetje sociale apo me një mesazh të tërthortë për të siguruar lojalitetin e këtyre kategorive në një kohë krizë.
Edhe pse qeveria nuk e ka lidhur zyrtarisht këtë vendim me situatën politike në vend, në fushën e politikës rëndësi të dorës së parë ka jo vetëm përmbajtja e vendimeve, por edhe koha kur ato shpallen. Kur një përfitim i tillë ekonomik dhe lehtësi kaq e madhe financiare vjen ekzaktësisht në kulmin e revoltave popullore, interpretimet se kjo është një tentativë strategjike për të paqësuar administratën dhe për të "blerë" qetësinë e saj mbeten të pashmangshme.
Edhe deputeti socialist Taulant Balla duket se ka zgjedhur të ndjekë të njëjtën linjë komunikimi si deputeti Erion Braçe, d...
Disa protestues kanë dalë me flamujt Kombëtar pranë Kryeministrisë, ndërkohë që pritej dalja e ministrave nga godin...
Numri akteve që kemi miratuar ditën e sotme në Këshillin e Ministrave, përgjigje ndaj kërkesave të protestuesve. Kështu ...
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi se kauzat e ngritura nga protestuesit i ka mbështetur prej vitesh, duke kujtuar kund&eum...
TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e Lart&eum...
Eurodeputetja Cristina Guarda ka reaguar lidhur me protestat në vendin tonë, ku ka shprehur mbështjetje dhe ka njoftuar se pas pak ditë...
Qeveria gjermane i quan protestat aktuale çështje të brendshme të Shqipërisë. A është vetëm e tillë? Po, si...
Për shkak të situatës së tensionuar politike së fundmi brenda PS-së, mesohet se ndaj subjekteve të lidhura me familjarë ...
Deputeti britanik Andrew Rosindell ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi ynë, ku qytetarët prej më shumë...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, deklaroi se helmimet e përsëritura të studentëve ...