VIDEO/ Denoncimi: Në plazhin e Tales në Lezhë vendosen kamera që regjistrojnë edhe zërin
Një qytetar ka ngritur shqetësime në redaksinë e “Piranjat news”, se në plazhin e Tales në Lezhë, janë vendo...
Një qytetar ka ngritur shqetësime në redaksinë e “Piranjat news”, se në plazhin e Tales në Lezhë, janë vendo...
Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes zona e Gjirokastrës është përfshirë nga moti i keq me reshje intensive dhe s...
Të shtunën një protestë kombëtare është paralajmëruar sërish ditën e sotme përpara Kryeministrisë. S...
Një çift nga Birminghami është dënuar pasi në banesën e tyre u gjetën kanabis dhe një shumë e madhe parash...
Pankartat me mesazhe ironike dhe kritika ndaj qeverisë kanë spikatur edhe në protestën e 26-të radhazi për largimin e kryeminist...
Pas organizimit të protestuesve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ka nisur marshimi drejt Kryeministrisë. Sot mbahet ...
Nga Lutfi Dervishi Nuk ka asnjë përgjigje zyrtare për pyetjen e thjeshtë: pse po protestojnë qytetarët? Por ka katër narrati...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestat dhe debatet pë...
Ish- deputeti socialist Piro Lutaj, ka replikuar me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili publikoi një dokument duke e ...
Surpriza më e madhe e fazës në grupe të këtij Botërori është padyshim Meksika. Një nga tre vendet organizator...
Emisioni investigative ‘Plug’ zbuloi mbrëmjen e djeshme skemat dhe përfitimet që ka marrë nga qeveria, lidhjet e tij me Edi Ramën, si dhe fondet publike, pagesa nga inceneratorët dhe përfitimin e 4000 m2 në mes të Tiranës me vlerë miliona euro, për vetëm 1 euro.
Në një reagim pas publikimit të këtij investigimi Bollino në postimin e tij në Facebook, nuk iu përgjigj akuzave direkte dhe të faktuara nga PLUG por ka kërcënuar median.
I ftuar sot pasdite në emisionin “Task Forcë’ të Syri Tv, gazetari Bledian Koka tha se Bollino nëse posedonte informacione për aktivitete kriminale, ai duhet t'i kishte bërë publike më herët dhe jo t’i përdorte si mjet presioni.
Duke iu përgjigjur drejtpërdrejt akuzës për lidhje me krimin, gazetari tha se Syri TV, ndryshe nga mediat e tjera nuk u ka dhënë hapësirë eksponentëve të krimit të organizuar si Safet Bajri, apo kanë filmuar në mënyrë spektakolare dorëzimin e personazheve si Kelmend Balili, në bashkëpunim me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.
Zoti Bolino vetë ka reaguar. Na ka paralajmëruar neve, syrin dhe do na tregojë neve se kush janë kriminelët që flenë në Syri Televizion.
Se kush janë paratë e pista që vijnë tek televizioni jonë. Ka bërë paralajmërime shumë serioze. Që këtu është në konflikt interesi. Pra, në qoftë se zoti Bolino i dinte këto gjëra për syrin, pyetja është, pse i ka mbajtur të fshehura deri tani? Sepse ne nuk kemi heshtur, ne s'kemi pasur ndonjëherë qime në gjuhë me zotin Bolino, me Top Channel-in, me Klanin kur ka dalë, pra, çdo gjë kemi pasur, e kemi thënë, se e kemi bërë, se e kemi bërë sa herë na ka dalë përpara me, me fakte dhe me prova. Pyetja është, pse u kujtua sot zoti Bolino të na kërcënojë neve, syrin? Në këtë rast dhe na tha që do na tregojë neve kriminelët.
Tani unë dhe ti punojmë këtu te ky televizioni, Sonilë. Nuk jemi as aksionerë, marrim rrogën tonë, kemi bërë kontratën tonë dhe e kemi bërë këtë sepse besoj që Syri është ndër të paktët, mos me thënë i fundit media opozitare serioze në Shqipëri, e cila, si me thënë, i thotë akoma opozitës, opozitë. Ka dhe media të tjera që realisht e bëjnë punën e tyre, por që me zë e me figurë dhe me me investigime të mirëfillta, të cilat realisht në një terren të kalcifikuar mediatik, jo për shkak të zgjedhjes së medias, po për shkak të qasjes që ka pushteti me këto media, si me thënë, e ka bërë gati-gati të pamundur dhe inekzistent rezistencën ndaj medias.
Unë mendoj që ne që flasim këtu sot dhe që punojmë te ky televizioni sot, nuk kemi turp të dalim, sepse e dimë që askush kur sa herë bëjmë ndonjë status, nuk na thotë neve njeri hajdut apo shërbëtor i Edi Ramës. Na thonë neve shërbëtor i Sali Berishës. Me sa di unë Sali Berisha është lider i opozitës dhe ka 13 vite herën e fundit që s'ka qenë në pushtet. Pra kjo është e vërteta.
...
Zoti Bolino duhet të kuptojë që publikimi i atyre informacioneve nuk është faj i syrit. Ai duhet ta kërkojë tjetërkund, se kush e ka hedhur gurin dhe ka fshehur dorën, po kjo është puna e zotit Bolino me ata që bën ai pazar, që janë pushteti, si Belinda, si Edi Rama, Erion Veliaj jo se vazhdon t'i shërbejë, këto janë zgjedhjet e tyre.
Ajo që në Syri Televizion nuk ka ndodhur kurrë në raport me krimin e organizuar, është që në Syri Televizion nuk ka dhënë ndonjëherë intervistë Safet Bajri dhe të thotë që unë jam thjesht një peshkatar në kohë, në ditën kur ai akuzohej për me krime shumë të rënda, jo nga drejtësia shqiptare, por nga drejtësia belge. Dhe sigurisht që në Syri Televizion akoma nuk ka çmendur deri në atë pikë, sa të bëhet kameramani personal si televizion, i rrugëtimit të Kelmend Balilit nga shtëpia e tij, me shofer ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, sot drejtorin e AK-s, që shkonte dhe dorëzohej te policia. Pra, këto lloj raportesh me këto njerëz intelektualë të botës së krimit, Syri Televizion deri më sot nuk i ka pasur ndonjëherë.
Në qoftë se zoti Bolino me paralajmërimin e tij që do na mësojë neve gazetarinë investigative, do arrijë të na provojë të kundërtën e kësaj, sinqerisht unë që kam nja gjashtë vjet që punoj tek Syri Televizion dhe që ditën e parë kur është hapur dhe portali syri.net, do të isha shumë i interesuar ta shikoja.
Unë mendoj që edhe ky është për mua shpërthim i kontrolluar, sepse e vërteta është që nuk është vetëm Carlo Bolino.
Ne këtu jemi dhe nuk mund të bëjmë sikur nuk e dimë, që shumë e shumë media të tjera, madje dhe me licenca kombëtare, po të ketë një hetim dhe po të ketë një qasje reale për ta çmontuar këtë lidhje të poshtër dhe të flliqur, që nuk i bën nder më medias, mes medias dhe pushtetit, ku pushteti është e vetmja zgjidhje dhe opozita është e keqja e madhe, pavarësisht se pushteti vjedh nga mëngjesi deri në darkë. Kjo mendoj unë është po aq e domosdoshme dhe po aq e rëndësishme, sa ç'është edhe operacioni për çmontimin e një pushteti kriminal që ka kryeministër Edi Ramën, Gysin dhe Belën.
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ndaj pronarit të Report TV, Carlo Bollino, ...
Një sistem i tërë dhe kapilar, i ngritur për të vënë median nën kontrollin e qeverisë, funksionon përmes shnd&...
Turkish Airlines do t’i dhurojë Shqipërisë një avion në kuadër të një “marrëveshjeje dhurimi” t&e...
Vartësja e Belinda Ballukut iu rrëfeu prokurorëve të posaçëm se është detyruar nga ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi q&...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Në mesazhin e tij dhën...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, ka hedhur akuza t&...
Lideri i opozitës shqiptare ka postuar në faqen e tij në facebook një mesazh duke ku deklaron për kreun e qeverisë që mbron...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka analizuar situatën aktuale të opozitës, duke theksuar se ajo ka nevojë për ndr...
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci thotë se vendi në ka qenë kurrë në këtë situatë shqetësuese ...
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, denoncon rrëmbimin e 5 protestueve që morën pjesë në tubimin e 22 dhjetorit, ...