Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Beridsha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme tha se në SPAK po zhvillohet një "betejë e egër". Sipas Berishës bëhet fjalë për një dosje të AKSHI-t që implikon direkt baxhanakun, kunatën dhe vetë kryeministri Edi Rama.
"Në një regjistrim ambiental të shtetasit Gerond Meçe, ortaku i baxhanakut të Edi Ramës, Armando Fangu, rezulton se ky shtetas ka takuar në ambientet e zyrës së tij një shtetas tjetër. Shtetasi tjetër me inicialet A. K. i kërkon Gerondit që ta ndihmojë me anë të lidhjeve që ka me ortakun e tij, baxhanakun e Edi Ramës, kunatin e Linda Ramës, Armando Fangu për tenderat te AKSHI dhe me ndërhyrje direkt te zonja Linda.", tha ndër të tjera Berisha.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Të dashur miq, pak ditë më parë, të mërkurën unë i kërkova një interpelancë Edi Ramës. Edi Rama e refuzoi, veshur me fustanin e Lindës së Parlamentit, deklaroi se nuk pranoj interpelancën tënde se ti hyn në jetën personale, se ti fyen, etj. Të gjitha të pavërteta. Mirëpo siç kam deklaruar, unë çdo gjë do bëj publike në emër të interesave publike të shqiptarëve. Miqtë e mi, në Skrapin e partisë po zhvillohet një betejë e egër. Një dosje për AKSHI-n implikon direkt baxhanakun, kunatën dhe vetë Edi Ramën.
Në një regjistrim ambiental të shtetasit Gerond Meçe, ortaku i baxhanakut të Edi Ramës, Armando Fangu, rezulton se ky shtetas ka takuar në ambientet e zyrës së tij një shtetas tjetër. Shtetasi tjetër me inicialet A. K. i kërkon Gerondit që ta ndihmojë me anë të lidhjeve që ka me ortakun e tij, baxhanakun e Edi Ramës, kunatin e Linda Ramës, Armando Fangu për tenderat te AKSHI dhe me ndërhyrje direkt te zonja Linda.
Gerondi ka dalë garant dhe thotë se te AKSHI çdo gjë e kontrollon vetë, deri tek dalja e tenderave. Ai pranon se Armando Fangu është pronar de facto i kompanisë ABC dhe Kane dhe kanë mbështetjen e plotë të kryeministrit nëpërmjet zonjës Linda.
Të gjitha këto përgjime janë në dosje dhe nuk janë megjithëse vetë zonja takon, sipas burimeve, të cilat të mos identifikohen, një prokuror të Skrapit, Mara, dhe bën presion të jashtëzakonshëm për likuidimin e dosjes. Likuidimin e dosjes së përgjimit ambiental e kërkon me insistim të madh mercenar Dumani.
Më tej lideri i opozitës i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Rama lidhur me këtë çështje. Berisha pyet nëse bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama është takuar me prokurorin Vladimir Mara për dosjen e sipërpërmendur.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Tani unë kam këto pyetje për Edi Ramën.
Edi Rama, ke dijeni ti për këtë dosje apo nuk ke?
Ke dijeni ti se baxhanaku yt ka fituar dhjetëra, qindra tendera vetë dhe me prestanome nga AKSHI?
Edi Rama, a është një nga burimet e fuqishme të pasurimit të familjes tënde?
Edi Rama, ke dijeni ti është takuar zonja jote me prokurorin Mara apo jo?
Edi Rama, ke porositur ti Zamanin që të shkatërrohet dosja dhe të mos hetohet AKSHI për tenderat kriminale, lidhjet kriminale me Armando Fangun?
Këto ishin pyetjet dhe dhjetëra e dhjetëra të tjera që unë do t’i bëja ty në parlament para gjithë shqiptarëve.
Por përdore Lindën e Parlaentit për të më hequr fjalën. Tani unë përpara shqiptarëve do të them çdo të vërtetë rreth teje, familjarëve, ministrave, zyrtarëve që nuk ngopeni kurrë duke vjedhur këtë popull.
Ndaj dhe u bëj thirrje si shpresa e vetme e Shqipërisë, të vazhdojmë këtë betejë gjer në përmbysjen e këtij shteti krim dhe krimi shtet. E këtij shteti mafioz me në krye Edi Ramën. Të shpëtojmë Shqipërinë nga kthetrat e tyre. Ta rikthejmë Shqipërinë në dheun e shpresës, në dheun e shpresës, begatimit, lirisë, prosperitetit dhe të ardhmes së tyre. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme para mbështetësv...
ilaria salis dhe fredi beleri HUNGARI- Ilaria Salis, aktivistja italiane antifashiste është liruar nga arresti shtëpiak në Budapest. L...
edi rama TIRANË-Një prej këshilltarëve të jashtëm të kryeministrit Edi Rama, ish-zëvendësdrejtori i parë ...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar dokumentin zyrtar që sipas tij provon lidhjen kontraktuale të...
lulzim basha TIRANË- Pas mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, Lulzim Basha, deklaroi se do të bëjë rekurs në...
richard nephew SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se koordinatori amerikan Kundër Korrupsionit Global, Richard Nephew, do të udh&e...
malltezi dhe berisha TIRANË- Gjykata e Lartë ka regjistruar kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe t&e...
Berisha TIRANË- Saga e vulës dhe e logos së Partisë Demokratike të Shqipërisë u përmbyll me vendimin e Gjykatë...
Fredi Beleri TIRANA- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka deklaruar të mbyllur shqyrtimin dhe ka shtyrë marrjen e vendimit pë...
Foto ilustruese TIRANË- Gazetari i njohur i BILD, Peter Tiede së fundmi ka komentuar skandalin e radhës në vendin tonë ku sipas ra...