10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...

Inxhinieri i Telekomunikacionit, Besmir Semanaj, nga studioja e “Kafe Shqeto” në mëngjesin e sotëm, ka komentuar iniciativën e tij, së bashku me disa kolegë të fushës për krijimin e një kandidateje për bashkinë e Tiranës, të bazuar në inteligjencë artificiale, duke theksuar nevojën për transparencë të plotë në përdorimin e teknologjive të reja në institucionet shtetërore.
Sipas Semanajt, qëllimi kryesor i kësaj nisme nuk është vetëm aplikimi i inteligjencës artificiale në vendimmarrje, por vendosja e një standardi të ri për qeverisjen digjitale, me kod të hapur dhe akses publik në çdo proces, në mënyrë që qytetarët, gazetarët dhe ekspertët të mund të ndjekin në kohë reale çdo vendim të marrë mbi bazën e ligjeve të zbërthyera në detaje.
Ai shprehu zhgënjimin për mungesën e reagimit nga institucionet shtetërore, duke theksuar se aktualisht shumë implementime të IA-së janë të mbyllura dhe të paaksesueshme, çka sipas tij, krijon terren për abuzime dhe mungesë llogaridhënieje.
Semanaj i bëri thirrje qeverisë dhe institucioneve të tjera që nëse duan të ndërtojnë besim dhe efikasitet, të hapin kodin dhe proceset e vendimmarrjeve digjitale për publikun.
Pjesë nga deklarata:
"Në përputhje me të vërtetën, kemi qenë në kontakt me KQZ-në, e cila nuk sheh asnjë arsye apo mundësi ligjore që një gjë e tillë të ndodhë.
Nga ana tjetër, u gjet hapësira ligjore që të kemi një ministre të bazuar në inteligjencë artificiale (IA).
Qëllimi kryesor, më shumë sesa kandidimi në vetvete, ishte vendosja e një standardi të ri. Ndryshe nga implementimet e tjera të inteligjencës artificiale pranë institucioneve shtetërore, qofshin edhe në nivel ministrie, të cilat janë të mbyllura për publikun dhe askush nuk e di sesi funksionojnë, nga e marrin informacionin apo sa të drejta dhe të sakta janë vendimet e tyre, kjo do të ishte dhe mund të jetë një platformë 100% transparente, me kod të hapur, ku çdo qytetar, gazetar apo ekspert i fushës, në kohë reale, mund të shohë çdo vendimmarrje, të bazuar në ligje të shpjeguara në detaje.
Kjo është arsyeja kryesore pse i bëjmë thirrje qeverisë dhe institucioneve të tjera: që në momentin kur kemi implementim të inteligjencës artificiale, e cila mund të na ndihmojë shumë të sigurojmë që ajo të jetë transparente.
Sepse, në momentin që nuk është e tillë, ajo mund t’i bëjë edhe më të vështira për t’u kapur abuzimet.
Le të krijohen platforma transparente, ku ne mund të kontribuojmë për përmirësimin e tyre dhe nga ana tjetër, gazetarët dhe qytetarët të kenë mundësi të shohin çfarë ndodh realisht.
Deri tani, nuk kemi pasur ndonjë reagim nga institucionet qeveritare dhe besojmë se ata e shohin më të udhës të kenë diçka të mbyllur, që askush të mos e kuptojë, ta shohë apo ta dijë se çfarë po ndodh pas saj.
Iniciativa jonë nuk është pranuar, ndërkohë që kemi një rast që është pranuar për ministre. E dyta, ne kërkojmë që të jenë të gjithë transparentë me qytetarët dhe të shohim në ditët në vijim se si do të reagojnë institucionet".
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, është "zgjuar nga gjumi" dhe ka reaguar ashpër lidhur me më...
Në Kryesinë e Kuvendit do të mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, ku do të shqyrtohen kërkesat e Partisë Socialiste dhe Pa...
Nga Ola Xama: Alternativa e një kandidati që vjen jashtë partive politike dhe mbështetet nga opozita është një lajm sh...
Pedagogu Ermal Hasmija ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ka hequr dorë nga kandidimi për postin e kryebashkiakut të Tiranës. Me an&eu...
Leke Negri është instrumentist dikur në orkestrën e RTSH, më pas në orkestrën e Top Channel, sot në SHBA. P&eum...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi mbrëmjen e sotme se partia që drejton do të mbështesë Florian Binajn si kandid...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ku ka folur hapur për Edi Ram&e...
Dritan Nesho, strategjist dhe CEO i kompanisë amerikane HarrisX, ka komentuar artikullin investigativ të New York Times mbi vizitën e kryebashkia...
Kreu i ‘Nismës Thurje’ Endri Shabani, i ftuar në ‘Real Story’ komentoi zgjedhjet në bashkinë e Tiranës të...
Ish-deputeti, Helidon Bushati thotë se kandidatura e Florjan Binajt për kryetar bashkie në Tiranë, është zgjedhje e drejtë. ...