POLITIKE

Nesho: Shqipëria narko-shtet, Marta Kos e mashtruar nga ‘vizioni’ i Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2025, 10:18

Nesho: Shqipëria narko-shtet, Marta Kos e mashtruar nga

Në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, ish-ambasadori Agim Nesho kritikoi komisioneren Marta Kos dhe qeverisjen aktuale në Shqipëri.

Ai e përshkroi Kos si një "zbatuese të thjeshtë" dhe "burokrate" që ndjek verbërisht linjën gjeopolitike të Brukselit, pa një kuptim real të situatës në terren. Sipas Neshos, deklaratat e saj entuziaste për kryeministrin Rama janë në kundërshtim të plotë me realitetin e një vendi që ai e cilësoi si narko-shtet.

"Kemi një udhëheqës që me përkëdheli mund ta quajmë një sharlatan në politikë, i cili përpiqet vetëm të krijojë atë vizionin për partnerët e huaj, kurse vendin e tij e ka kthyer në një vend që nuk plotëson as kriteret e vendeve afrikane", tha Nesho. Ai theksoi se entuziazmi i Kos për Ramën, të cilin ajo e quajti "vizionar", injoron faktin se Shqipëria është zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar, një realitet i dokumentuar nga raporte si ai i OSBE/ODIHR.

Nesho argumentoi se lëvdatat e zyrtarëve si Kos vijnë si rezultat i aftësisë së Ramës për t'i joshur ata "me atë fantazinë e tij dhe diçka më tepër, me metoda ekstra". Sipas tij, reagimi i duhur i opozitës ndaj kësaj situate është një sinjal pozitiv që tregon se ajo po e tejkalon kompleksin ndaj ndërkombëtarëve dhe po guxon të përballet me të vërtetën.

Agim Nesho: Jo, unë jam plotësisht dakord me kolegun edhe ju keni të drejtë. Genci jep tonin për çdo gjë edhe në këtë mënyrë unë e ndjek edhe në shumë raste jam plotësisht dakord. Por dua të them që Marta Kos është një nga ato zyrtarët e larta të burokratët e Brukselit, që ka linjën kryesore. Tashmë dihet që presidentja e komisionit e ka thënë që ne duhet të gjykojmë në mënyrë gjeopolitike. Është interesi i Europës për të futur edhe vendet e Ballkanit në Bashkimin Europian, por ky është një proces i gjatë. Më tepër është një fokus për të thënë që kjo është pjesa e Europës dhe fuqitë e huaja nuk mund të ndërhyjnë për të krijuar një vrimë të zezë në ndërhyrjen në zemër të Europës. Por në këtë kuptim, kjo është një zbatuese e thjeshtë.

Edhe ne e kemi parë nivelin e Marta Kos edhe me komisionerë të tjerë. Ne e kemi parë më përpara edhe një shkallë më lartë, kur edhe kryekomisionerja për politikat e jashtme italiania, e cila njësoj si Marta Kos kishte një veneracion për zotin Rama që na thoshte këtu që, i dashur Edi, keni bërë progres, jeni gati. Dhe vinim në samitin e Sofjes, ku ishte një katastrofë. Vendet e Bashkimit Europian me shumë mirësjellje, diplomaci, thoshin që jeni akoma në një proces që duhet të vijmë më vonë. Prandaj, gabimi i parë i Marta Kosit ishte që në takimin që bëri para një jave në Bruksel, tha për Edi Ramën që ndryshe nga udhëheqësit e tjerë të Ballkanit, ky ka vizion.

Gjë që tregon, ashtu siç e tha kolegu, që jo vetëm ka një entuziazëm, po nuk ka një profesionalizëm për të parë realisht se çfarë ndodh në Shqipëri. Shqipëria është një vend, një narko-shtet. Kemi një udhëheqës që me përkëdheli mund ta quajmë një sharlatan në politikë, i cili përpiqet vetëm të krijojë atë vizionin për partnerët e huaj, kurse vendin e tij e ka kthyer në një vend i cili nuk plotëson jo kriteret europiane, por është shumë më pak edhe se vendet afrikane. Së dyti, dua të them që nga pasioni arriti në gabime. Autogoli është një gjetje perfekte që bëri kolegu, por unë dua të them që krijoi një moment tepër të vështirë.

Krijoi një moment tepër të vështirë sepse doli, si e thatë edhe juve, kundër institucioneve të Brukselit. Kemi deklaratën e përfaqësuesit të Parlamentit Europian, i cili mori pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë dhe tha që krimi i organizuar nuk bëri të mundur rotacionin politik në Shqipëri. Kemi të gjithë dokumentet e tjera për të cilat një komisionere që vjen nga entuziazmi dhe përkëdhelitë e Edi Ramës, i cili duhet të themi që kompromisin e vetëm, për t'ua shpjeguar dhe shqiptarëve, që bën edhe me këta zyrtarë burokratikë që në një mënyrë ose në një tjetër i josh me atë fantazinë e tij dhe diçka më tepër...

Në këtë kuptim mendoj që ajo theu një një popull të tërë, i cili kërkon të futet në Bashkimin Europian duke respektuar vlerat dhe principet europiane. Do të ketë atë që është kryesorja në funksionimin e një shteti demokratik: votën e lirë, i cili të përcaktojë dhe legjitimojë gjithë institucionet e tij. Nuk mund të dalë Marta Kos të vazhdojë atë legjendën që tashmë neve të tërë e dimë që Brukseli bën sikur do të fusi Shqipërinë në radhë të parë, meqë e kemi vendin tonë, në Europë dhe ne bëjmë sikur duam të futemi në Europë, por ju themi, vazhdojmë lojën tonë që na lini të lirë, po mjafton vetëm retorika për të ulur zërat./Syri

 

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 23 Nëntor10:27

Qeveria e të pandehurve!

Nga Jorida Tabaku Ditë pas dite po zbulohen fakte të një sistemi të korruptuar, të ngritur me kujdes për të ndarë ten...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?