Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

LINDJE E MESME- Izraeli do të vazhdojë t’i diskutojë propozimet për armëpushim në Liban në ditët në vijim, tha të premten kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut do ta bëjë edhe më të vështirë kthimin e civilëve në shtëpitë e tyre në të dyja anët e kufirit.
Hezbollahu është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, i cili e kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, i hodhi poshtë të enjtet thirrjet e ndërkombëtarëve për armëpushim me Hezbollahun, duke thënë se bombardimet do të vazhdojnë. Një sulm izraelit të premten i vrau nëntë anëtarë të një familjeje, përfshirë katër fëmijë, në qytezën kufitar të Libanit, Sheba, tha për Reuters Mohammad Saab, kryetar i qytezës.
Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez. Mbi 600 njerëz janë vrarë në Liban nga e dita e hënë si pasojë e bombardimeve izraelite, thotë Ministria e Shëndetësisë e Libanit.
Hezbollahu tha të premten se hodhi raketa në drejtim të Izraelit, në qytetin Haifa, i cili ndodhet rreth 30 kilometra larg kufirit, si dhe në qytetin Tiberias, duke thënë se këto sulme ishin përgjigje ndaj sulmeve ajrore izraelite në fshatra, qytete dhe civilë. Megjithëse kundërajrorët izraelitë i kanë rrëzuar shumicën e raketave të Hezbollahut, duke e kufizuar dëmin e tyre, sulmet e grupit militant e kanë prishur jetën normale përgjatë shumicës së kufirit verior të Izrael.
Konflikti mes Izraelit dhe grupit të armatosur rëndë Hezbollah është më i ashpri mes tyre në 18 vjetët e fundit, dhe ka ngjallur frikën se mund të shpërthejë një luftë e gjerë rajonale.Shtetet e Bashkuara dhe Franca propozuan të mërkurën një armëpushim të menjëhershëm 21-ditor përgjatë kufirit Izrael-Liban, dhe thanë se bisedimet janë duke vazhduar.
Netanyahu tha të premten se ekipet izraelite mbajtën takime për të biseduar për propozimet e SHBA-së për armëpushim të enjten dhe se do t’i vazhdonin ato edhe në ditët në vijim, duke shtuar se i vlerëson përpjekjet e SHBA-së.
"Ekipet tona u takuan [më 26 shtator] për të diskutuar iniciativën e SHBA-së dhe se si mund të cojmë përpara qëllimin e përbashkët për kthimin e njerëzve në shtëpitë e tyre. Ne do t’i vazhdojmë ato diskutime në ditët në vijim", tha ai në një deklaratë.
Të enjten, pasi Netanyahu u nis për në Nju Jork, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zyra e tij lëshoi një deklaratë duke thënë se kryeministri kishte urdhëruar trupat izraelite të vazhdonin luftimin me forcë të plotë në Liban.
Deklarata e tij nuk i referohej komenteve të ministrit të Jashtëm Katz, i cili të enjten hodhi poshtë propozimet për armëpushim, apo politikanëve të tjerë izraelitë që i kanë bërë jehonë atij qëndrimi, duke thënë vetëm se kishte pasur "shumë keqraportime rreth iniciativës së SHBA-së për armëpushim"./ REL
Protesta KOSOVË- Qytetarë serbë janë mbledhur ditën e sotme në shenjë proteste para stacionit të Policisë n&eu...
Takimi OHËR- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian (BE), është në...
Boyko Borisov BULLGARI- Vendimi i marrë nga ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, nënkupton se procesi i integr...
SERBIA- Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se pret që, pas formimit të institucioneve të r...
Shigeru Ishiba JAPONI- Ish-ministri i Mbrojtjes, Shigeru Ishiba, pritet të bëhet kryeministër i ri i Japonisë të premten, pasi e f...
Grenell KOSOVË- Ish i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, u t...
Foto ilustruese KINË- Pamjet satelitore kanë treguar se nëndetësja më e re bërthamore sulmuese e Kinës është f...
Foto ilustruese RUSI- Rusia e ka kryer një sulm të madh me dronë në portin e Ukrainës, Izmail në Danub, duke i vrarë 3 n...
Presidenti i Haitit HAITI- Një video po qarkullon në rrjet në të cilën shfaqet presidenti i Haitit teksa pi ujë n&e...
Foto ilustruese GJERMANI- Institutet më të njohura të ekonomisë në Gjermani publikuan prognozën e tyre për ekonominë...