POLITIKE

Nga arti te biznesi, poçari i Edi Ramës hyn në tregun e parqeve fotovoltaikëve. Fijet që e lidhin me kryeministrin në dekada dhe një kalim ‘flash’ në politikë

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Shtator 2025, 12:45

Skulptori Adrian Dule, një nga miqtë më të ngushtë të Edi Ramës, i njohur ndryshe edhe si “poçari” i kryeministrit, ka marrë një kthesë 180 gradë në aktivitetin e tij profesional. Ai ka hyrë në tregun e parqeve fotovoltaike, një sektor që kreu i qeverisë e ka shndërruar në një hapësirë për të bërë “qoka” për njerëz pranë tij. Në 9 shtator 2025, Dule ka blerë 10 përqind të aksioneve të shoqërisë “3X Energy”, për një shumë prej 10 mijë lekë të reja.

Kompania është themeluar në shkurt të vitit 2025 nga Agim Xhindoli, vëllai i ish-deputetit socialist dhe njëkohësisht biznesmenit Mevlan Xhindoli dhe objekti i shoqërisë është “Prodhim i energjise elektrike nga impiante gjeneruese fotovoltaike, eolike, hidrike, etj, si dhe tregtim i energjise elektrike”.

Poçari i Edi Ramës

Sipërmarrësi më i ri në fushën e voltaikëve, Adrian Dule, ka një njohje të hershme me kryeministrin Rama. Të dy bashkëmoshatar, ata kanë ndjekur studimet njëkohësisht në Institutin e Lartë të Arteve. Gjithashtu, njohja mes tyre është kushtëzuar edhe nga raportet familjare e miqësore mes baballarëve të tyre, Kristaq Rama e Hektor Dule, të cilët i bashkonte profesioni i skulptorit.

Megjithëse kanë pasur njohje shumë të vjetër, miqësia e Edi Ramës me Adrian Dulen u bë e njohur në vitin 2019, mbi një situatë të pazakontë.

Në shkurt të vitit 2019, ndërkohë që opozita e djathë protestonte poshtë zyrës së tij, Rama zgjodhi të shpërndante publikun pamje nga “shfryrja” e stresit në një oaz qetësie, në një studio poçarie.

Ai shfaqej duke bërë “poça” prej balte, në dukje një mënyrë alternative për të shkarkuar energjitë negative të krijuar nga ngarkesa e punës.

Në pamjet e publikuara nga Rama, opozita evidentoi një “oxhak” luksoz, për të cilën tha se kushton 18 mijë euro, duke goditur vanitetin e kryeministrit Rama, si edhe shpenzimet e tij përtej mundësive që i krijonte paga zyrtare.

Rama u mbrojt përballë këtyre akuzave, duke deklaruar se, as poçaria, dhe as oxhaku 18 mijë euro, nuk janë në pronësi të tij. Kryeministri bëri publik faktin se studioja artistike ishte në pronësi të mikut të tij, Adrian Dule dhe se ky i fundit ia linte ta përdorte pa qira herë pas here.

Artisti Adrian Dule ka pasur vetëm një rrugëtim kalimtar në politikë. Në vitin 2005, ai ishte kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim, siç quhej Partia e Lirisë në atë kohë. Dule ishte përballë kandidatit socialist, tashmë të ndjerit Andis Harasani, në një prej zonave të Tiranës, gjatë një procesi me sistem maxhoritar.

Pak ditë para zgjedhjeve, Dule njoftoi tërheqjen nga gara, duke akuzuar publikisht strukturat e LSI-së se nuk e kishin mbështetur gjatë fushatës. Pas dorëheqjes së Dule, kandidati Harasani fitoi me rezultat të thellë, duke mbledhur rreth vetes votat e të gjithë të majtëve të zonës elektorale, të cilët ishin ndarë mes Partisë Socialiste të Edi Ramës dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës.

Fotovoltaikët “Xhindoli”

Nga arti te biznesi, poçari i Edi Ramës hyn në tregun e parqeve

Tashmë, nga arti, Adrian Dule ka vendosur të përfshihet në sistemin e fotovoltaikëve. Kompania “3X Energy”, në të cilën ai ka blerë 10 përqind të aksioneve, nuk ka deri më tani leje për ndërtim parku fotovoltaik.

Megjithatë, ortaku i tij i ri, Agim Xhindoli, është shndërruar në tre vitet e fundit në një prej “grosistëve” më të mëdhenj të parqeve fotovoltaike në Shqipëri, me firmën e kryeministrit Edi Rama.

Xhindoli dhe familjarët e tij kanë krijuar gjatë viteve të fundit të paktën 7 kompani, të gjitha me objekt prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet parqeve fotovoltaikë dhe eolikë (me anën e erës).

Më së paku, dy prej këtyre kompanive kanë siguruar leje të veçantë nga kryeministri Rama për investimet në fushën e voltaikëve.

Në vitin 2023, Këshilli Kombëtar i Territorit, nën drejtimin e Ramës, miratoi “lejen e dërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në zonën kadastrale nr. 1020, fshati Allprenaj, Njësia Administrative Golem, Bashkia Lushnjë, qarku Fier, nga shoqëria “5GX ENERGY” sh.p.k”, në pronësi të Agim Xhindolit.

Në fund të korrikut 2025, Këshilli Bashkiak i Sarandës, i kontrolluar në shumicë absolute nga Partia Socialiste, së bashku me votat e disa këshilltarëve opozitarë, por që nuk përfaqësojnë linjën zyrtare të Partisë Demokratike, miratuan dhënien me qira të një hapësire prej 60 hektarësh, në zonën e Heremecit.

Vendimi i kundërshtuar fuqishëm nga banorët e zonës besohet se u jep tokën me qira dy kompanive, “G.P.G Company” e Paqësor Buzit dhe “Park Sol Energy” e Agim Xhindolit. /BoldNews/

 

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë