“Atdheu nuk është në shitje”/ Mijëra marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...

Teksa SPAK ka kërkuar arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar publikisht se mazhoranca nuk ka ndërmend të shqyrtojë kërkesën, duke e ngadalësuar procesin. Në podcastin e tij “Flasim”, Rama u shfaq i habitur nga ajo që e cilësoi si “nxitim” të prokurorëve dhe vuri në dyshim kohën dhe mënyrën e veprimit të SPAK-ut, duke pretenduar se kërkesa për arrestim është “ekstreme” dhe e parakohshme.
Raporti i KE, i lexuar selektivisht
Për të mbështetur qëndrimin e tij dhe për të delegjitimuar veprimet e SPAK-ut, Rama lexoi pjesë nga një raport i Komisioni Europian mbi ushtrimin e drejtësisë në Shqipëri, duke u ndalur vetëm te kritikat për përdorimin e lartë të paraburgimit, të cilin e cilësoi si “rekord negativ absolut” në rajon.
Kryeministri Edi Rama, duke folur në podcast-in e tij, “Flasim”
Por raporti i KE-së evidenton edhe një sërë problematikash të tjera serioze që kryeministri nuk i përmendi, përfshirë:
– zgjedhjet e 11 majit,
– emigrimin masiv,
– polarizimin politik,
– informalitetin në tregun e punës,
– dhe sfidat sociale të pazgjidhura,
të cilat, sipas Komisionit Europian, kërkojnë reforma të thella dhe gjithëpërfshirëse.
“Venecia” që nuk ekziston
Nuk është hera e parë që Rama përdor raporte dhe opinione ndërkombëtare për të mbrojtur Ballukun. Më herët, ai iu referua një qëndrimi të ashtuquajtur të Komisioni i Venecias, sipas të cilit gjykatat nuk duhet të pezullojnë anëtarë të qeverisë, pasi kjo cenon balancën e pushteteve. Megjithatë, verifikimet e Boldnews.al treguan se nuk ekziston asnjë opinion zyrtar i Komisionit të Venecias me përmbajtjen e cituar nga kryeministri. Sipas këtij verifikimi, qëndrimi i përdorur nga Rama rezulton të jetë një sintezë e gjeneruar nga aplikacioni ChatGPT, dhe jo dokument zyrtar i Venecias.
Vetë ChatGPT, në përmbledhjen e tij, thekson se nuk ka një opinion publik dhe zyrtar të Komisionit të Venecias që të lejojë apo justifikojë pezullimin e ministrave nga drejtësia.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe rikthimi i Ballukut në detyrë
E njëjta taktikë është përdorur nga Kryeministri edhe përpara se Gjykata Kushtetuese të mblidhej për të shqyrtuar kërkesën e tij për shfuqizimin e vendimit të GJKKO, që kishte pezulluar nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Pas një fushate të hapur presioni politik dhe publik nga Kryeministri Edi Rama, Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë efektet e vendimit të GJKKO, duke i hapur rrugë rikthimit në detyrë të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Vendimi u mor me 5 vota pro dhe 3 kundër, pas shqyrtimit paraprak të kërkesës së paraqitur nga vetë Rama, i cili refuzoi ta shkarkojë Ballukun dhe e paraqiti përplasjen me drejtësinë si një konflikt kompetencash mes ekzekutivit dhe gjyqësorit. Kryeministri argumentoi se GJKKO nuk kishte të drejtë të pezullonte një ministre, duke pretenduar se ajo gëzon imunitetin e deputetit.

Belinda Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe manipulim të procedurave me vlerë mbi 210 milionë euro, ndërsa SPAK ka shtuar më pas edhe akuza të tjera që lidhen me tenderët e Unazës së Madhe të Tiranës.
Ajo është aktualisht zyrtarja më e lartë e qeverisë që përballet me akuza penale nga SPAK, në një seri hetimesh që kanë prekur edhe ish-bashkëpunëtorë të ngushtë të kryeministrit, përfshirë Arben Ahmetajn, Erion Veliajn, Ilir Beqajn dhe më herët Saimir Tahirin.
Ervin Salianji i cilëson dy çështjet më të nxehta në duart e SPAK, “Balluku” dhe “AKSHI”, si dy dosjet...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në prote...
Një grup qytetarësh shqiptarë kanë protestuar para ambasadës shqiptare në New York, duke shprehur mbështetje për drejt...
Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka dalë në një deklaratë publike ku i referohet dy raporteve...
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama për akt “puçist dhe antikushtetues”, pasi lajmëroi se nuk do të shqyrtonte k&...
Kryetari i grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me imunitetin e Belinda Ballukut. Bar...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës më 22 dhjetor,...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se “nuk do ta shqyrtojnë kërkesën e SPAK për Belinda Ballukun, pa vendosur Kushtetuesja për pez...
Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim” foli për një sërë çështjesh të ndryshme. Shqipëria me niv...
Duke cituar një raport të OSBE-së të vitit 2014, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në Kurbin, se raportet nd&...