POLITIKE

Nga protesta te Kushtetuesja dhe arrestimi i Mogherini-t, çfarë ndodhi në politikën shqiptare këtë javë?

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2025, 16:30

Javën që lamë pas politika shqiptare u dominua nga tensione mes mazhorancës dhe opozitës, përplasjet rreth çështjes së Belinda Ballukut në Gjykatën Kushtetuese, protesta para Kryeministrisë, si dhe debate të ndezura mbi raportet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Opozita zhvilloi tubimin e radhes para kryeministrise, ndërsa Berisha vazhdoi turin në bazë. Ndërkohë, një artikull i medies amerikane 'Washington Examiner' ndezi polemika të reja lidhur me akuzat për lidhje të qeverisë me krimin e organizuar. Kriza u thellua edhe më tej me tërheqjen e firmave nga PD për kandidaturat e Avokatit të Popullit, duke reflektuar një javë të mbushur me zhvillime të forta politike dhe institucionala.

Protesta para kryeministrisë, Veliaj, Beqaj dhe Vangjush Dako i bashkohen opozitës 

Nga protesta te Kushtetuesja dhe arrestimi i Mogherini-t, çfarë

Në 1 dhjetor u zhvillua protesta e thirrur nga opozita, para Kryeministrisë ku kërkohej dorëheqja e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut pas skandaleve që përfshinë qeverinë. Ky është tubimi i tretë radhazi që mbahet nga opozita, e cilësuar tashmë si “Foltorja 2”.

"Presion 'Kushtetueses' për Ballukun, Rama i përgjigjet Berishës: Ankimimin e bëra unë si kryeministër 

Nga protesta te Kushtetuesja dhe arrestimi i Mogherini-t, çfarë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas denononcimit të kryedemokratit Sali Berisha për ankimin në Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut. Më herët, Berisha akuzoi Ramën për mashtrim publik dhe ndërkombëtar lidhur me interpretimet e Komisionit të Venecias, si dhe denoncoi presione të forta, që sipas tij, po ushtrohen mbi gjyqtarët para se të marrin vendimin.

Duke folur në një videomesazh në Facebook, Rama tha se nuk po i bënpresion askujt dhe se ankimin e pezullimit të saj nga detyra në Gjykatë Kushtetuese e ka bërë vetë ai, por jo si Edi Rama, por si kryeministër.

"Balluku, çeshtje komplekse. Shtyhet data e shqyrtimit", ç'po ndodh në Gjykatën Kushtetuese?

Nga protesta te Kushtetuesja dhe arrestimi i Mogherini-t, çfarë

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën për shqyrtimin e ankimit të qeverisë lidhur me pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra si ministre dhe zëvendëskryeministre. Mbledhja e gjyqtarëve, e parashikuar për datën 4 dhjetor, do të zhvillohet më 12 dhjetor 2025, sipas njoftimit zyrtar të institucionit. Kushtetuesja argumenton se vendimi për shtyrje lidhet me kompleksitetin e çështjes, volumin e materialeve shoqëruese, agjendën e ngarkuar të Gjykatës dhe kërkesën e disa prej anëtarëve për kohë shtesë.   Sali Berisha vijoi turin e takimeve me strukturat e PD-së. Gjatë javës u mbajtën disa takime, mes tyre edhe ai i paralajmëruar në Rrëshen, i cili shihet si pjesë e përpjekjes për të konsoliduar mbështetjen në bazë.

Në fjalimin e tij, lideri i demokratëve Sali Berisha u ndal edhe te takimet që ish-deputeti Ervin Salianji nisi ditën e djeshme në Durrës. Berisha tha se PD mbetet parti e hapur, ku çdo njeri do ketë të drejtë të kritikojë, ta thotë fjalën pa asnjë ndrojtje, brenda forumeve. 

Nga protesta te Kushtetuesja dhe arrestimi i Mogherini-t, çfarë

Arrestimi i Mogherinit

Policia belge arrestoi Federica Mogherinin, ish-shefen e diplomacisë së BE-s dhe aktualisht rektoren e College of Europe, si pjesë e një hetimi për dyshime për mashtrim dhe korrupsion në tenderin për Akademinë Diplomatike të BE-s.  Arrestimi i Mogherinit shkaktoi reagime të menjëhershme edhe në politikën shqiptare, ku opozita e përdori këtë zhvillim për të rikujtuar akuzat e saj ndaj qeverisë Rama, duke theksuar se ish-diplomatja europiane ka qenë prej vitesh një ndër figurat që mbështeti publikisht proceset politike dhe integruese të Shqipërisë; një fakt që, sipas opozitës, e bën edhe më shqetësues dimensionin e skandalit.

Media amerikane 'plas bombën': Shqipëria, strehë për kartelët e drogës

Nga protesta te Kushtetuesja dhe arrestimi i Mogherini-t, çfarë

Presidenti i SHBA, Donald Trump e ka vendosur luftën kundër drogës si prioritet kryesor të mandatit të tij të dytë, duke nxjerrë në pah se përveç armiqve të dukshëm si Nicolás Maduro, aleatë të papritur si Shqipëria kanë një rol kyç në perandorinë globale të kontrabandës. Media e njohur amerikane Washington Examiner, shkruan se nën qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria është bërë një strehë për aktivitetet e krimit të organizuar shqiptar, duke përfshirë trafikun e drogës, armëve dhe pastrimin e parave për kartelët ndërkombëtarë, përfshirë Kartelin Sinaloa.

Raporti nënvizon lidhje të mundshme të Ramës dhe aleatëve të tij me këto rrjete kriminale, duke sugjeruar nevojën për veprime të menjëhershme nga SHBA për të adresuar këtë problem.

Nga protesta te Kushtetuesja dhe arrestimi i Mogherini-t, çfarë

Votimi për Avokatin e Popullit, PD tërheq firmat për kandidatët 

Partia Demokratike sqaroi sot se nënshkrimet e deputetëve të opozitës për kandidatët për Avokat të Popullit janë dhënë para se Komisioni i Ligjeve të bënte kualifikimin e tyre. Sipas PD-së, disa kandidatë i kanë përdorur këto nënshkrime sikur të ishin propozim zyrtar për votim, gjë që partia e konsideron “të pavërtetë” dhe në kundërshtim me ligjin.

PD thotë se, pasi Komisioni i Ligjeve njoftoi zyrtarisht se çdo deputet mund të mbështesë vetëm një kandidat, deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna më herët.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë