Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka marrë pjesë ditën e sotme i pranishëm në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ka ndarë planin për buxhetin e parashikuar për këtë sektor, i cili sipas tij do jetë rreth 31 miliard lekë më shumë se këtë vit.
Ministri Hoxha u shpreh se një rritje kaq e madhe e buxhetit të Ministrisë së Brendshme, do të mund të bëjë realizimin e disa objektivave që lidhen me garantimin e rendit dhe sigurisë publike, dhe financimin e disa projekteve në fushën e teknologjisë për Policinë e Shtetit. Hoxha tha se efekti financiar i kompensimit ushqimor të punonjësve blu do të jetë rreth 1 miliard lekë. Ai shtoi se do të ketë ndryshim të uniformave të punonjësve të policisë, me qëllim për t’u bërë më të ngjashme me ato evropiane. Sipas Hoxhës buxheti do të mund të angazhojë strukturat blu për garantimin e procesit të zgjedhjeve parlamentare 2025.
Hoxha deklaroi se përmes këtij buxheti, do të financohet programi “Smart City”, ose ndryshe , “Sistemin e kamerave dhe digjitalizimin në administrimin e Policisë së Shtetit”. Sipas tij, ky projekt do të mund të realizojë rritjen e sigurisë dhe performancës së punonjësve të policisë për zbardhjen e rasteve kriminale.
Në vlera nominale, buxheti i ministrisë së brendshme është rreth 31 miliard lekë, ose rreth 50 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2024. Siç e shikoni, është një shtesë shumë e madhe që ne marrim këtë vit për të përmbushur misionin tonë të Ministrisë së Brendshme.
Buxheti garanton mbështetjen financiare për ushtrimin e përgjegjësive, të strukturave, në funksion të realizimit të objektivave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parashikon financimin e disa projekteve të rëndësishme në fushën e teknologjisë dhe informacionit për strukturën e Policisë së Shtetit.
Sa i përket shpenzimeve, përveç pagave, mbulohen shpenzimet e personelit e në mënyrë të veçantë pagesa mbi kohën e punës, orët e natës, orët shtesë, e të gjithë strukturave të Policisë së Shtetit.Efekti financiar i kompensimit ushqimor të punonjësve të Policisë së Shtetit për rreth 1 miliard lekë
Efekti financiar për fillimin e projektit të ri për uniformën e Policisë së Shtetit, pasi për këtë uniformë aktuale kontrata e uniformës dhe e kompanisë, e cila ka marrë përsipër hartimin dhe prodhimin e uniformave përfundon në 31 dhjetor të vitit 2024. Uniforma e re ka si qëllim përmirësimin dhe rimodelimin e cilësisë, si dhe duke pasur një dizajn të përcaktuar në procedurat standarte, duke u homuloguar me të gjithë uniformat e policive evropiane
Gjithashtu, buxheti i vitit 2025, garanton shpenzimet e domosdoshme mirëmbajtje pajisjesh e sistemesh të teknologjisë dhe informacionit, blerje materiale e shërbime të tjera, por në mënyrë të veçantë, garantohet angazhimi i strukturave policore në garantimin e procesit për zgjedhje parlamentare për vitin e ardhshëm. Shpenzime për investime, janë parashikuar më shumë se 2.8 miliard lekë, me një rritje prej 51% në raport me planin e buxhetit për vitin 2024.
Projektbuxheti që prezantojmë sot, siguron financimin e një projekti tepër të rëndësishëm, një nga projektet më të mëdhaja të sigurisë kombëtare, “Sistemin e kamerave dhe digjitalizimin në administrimin e Policisë së Shtetit”, i cili tashmë është “Smart City”, i cili do të ridimensonojë dhe një herë të gjithë teknologjinë e sigurisë kombëtare. Ndër të tjera, ai synon monitorimin dhe identifikimin në kohë reale të automjeteve, të cilat qarkullojnë në akse rrugore të cilësuara me interes prioritar, si në të gjitha pikat e kalimit kufitar.
Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti të ri është që të rritet niveli i sigurisë dhe përformanca e punonjësve të policisë, duke instaluar sisteme elektronike për të monitoruar e kontrolluar sa më mirë territorin e duke siguruar informacion për parandalimin dhe zbardhjen e ngjarjeve kriminale.
mbledhja e grupit TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në deklaratën për mediat komentoi edhe thirrjen ...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes s...
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëveshjen për emigrantët dhe ngërçin që kjo marrëveshje ka marrë n...
selia e pd TIRANË- Partia Demokratike po zhvillon sot mbledhjen e radhës të grupit parlamentar. Sipas raportimeve në mbledhje do t&eum...
Benet Beci SHKODRA- Pas lajmit se është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar n&eu...
Benet Beci TIRANA- Më datë 1 nëntor, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, u paraqit në SPAK teksa pas daljes gazetar...
Benet Beci TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka vendosur zyrtarisht nën hetim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci. Ky i fundit dysh...
ITALIA- Gazetari dhe shkrimtar italian, Lorenzo Tosa, ka komentuar në rrjetet çështjen e emigracionit në Itali. Tosa shkruan s...
TIRANË- Kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj tha se Kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk do t...
TIRANË- Kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj foli sot për turin e kryeministrit Rama në diasporë dh...