Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANË- Mes një liste të shkurtër prej pesë kandidatësh të hënën, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i propozoi kryeministrit Edi Rama emrin e Ilir Prodës për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Kandidatura e Prodës ndodhet mbi tavolinën e kryeministrit për t’u zyrtarizuar. Ai pritet të zëvendësojë Muhamet Rrumbullakun, drejtuesin jetëgjatë të Policisë së Shtetit, i cili u largua me dorëheqje në fillim të shtatorit.
Proda është një oficer me karrierë 19-vjeçare në Policinë e Shtetit, i cili prej vitit 2021 shërben në Elbasan, fillimisht si zv.drejtor për hetimin e krimeve dhe më pas si drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë. Ngjitja e tij drejt postit të kreut të Policisë së Shtetit nuk është megjithatë një proces pa pikëpyetje.
Si drejtues i Policisë së Elbasanit dhe pjesë e aksionit ndërkombëtar për ekzekutimin e urdhër-arresteve ndaj anëtarëve të grupit kriminal Çopja, Proda është pjesë e një grupi zyrtarësh të policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët po verifikohen nga Prokuroria e Posaçme nën dyshimin e dekonspirimit të operacionit.
Dyshimet për dekonspirim u ngritën pasi nga 33 urdhër- arreste të lëshuara kundër njërës prej organizatave kriminale më të rrezikshme në vend, u ekzekutuan vetëm 13 masa sigurie ndërsa pjesa tjetër i shpëtoi prangave.
Organizata drejtohet nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja dhe sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, është përgjegjëse për vrasjen e shtatë personave dhe plagosjen e dy të tjerëve mes viteve 2018-2020, ndërsa përpiqej të eleminonte grupin kundërshtar Alibej përmes kontraktimit të vrasësve me pagesë. Grupi i Çopjave akuzohet gjithashtu për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës dhe pastrimin e miliona eurove në sektorin e ndërtimit.
Prokuroria e Posaçme konfirmoi hetimin në proces për dekonspirim, por u tregua e rezervuar për t’iu përgjigjur pyetjeve për verifikimin e Prodës dhe përgjigjen që SPAK i kishte kthyer Ministrisë së Brendshme për figurën e tij.
“Nuk kemi asnjë informacion për të ndarë me median, pasi çështja është nën hetim,” tha SPAK përmes një zëdhënëseje.
I kontaktuar nga BIRN përmes telefonit, Proda pranoi se telefoni i tij celular ishte aktualisht i sekuestruar si pjesë e hetimit dhe po i nënshtrohej ekspertimit, për rrethana që ai tha se nuk mund t’i bënte publike për të “mos cënuar sekretin hetimor”.
Proda shtoi gjithashtu se janë sekuestruar dhe telefona të oficerëve dhe drejtuesve të tjerë të policisë, si dhe të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
“Operacioni kishte të bënte vetëm me ekzekutimin e urdhër-ndalimeve, ndërsa hetimet për organizatën kriminale në fjalë u kryen nga vetë Prokuroria e Posaçme,” tha Proda.
Ministria e Brendshme dhe Kryeministria e mbrojtën procesin e konkurimit, ndërsa shtuan se verifikimi i pastërtisë së figurës ishte kryer për të gjithë kandidatët e kualifikuar nga Komisioni i Posaçëm dhe një sërë institucionesh ligjzbatuese, përfshirë edhe SPAK.
“I pyetur paraprakisht në nisje të procedurës nga Komisioni i Posaçëm për konkursin në fjalë, SPAK ka referuar me shkrim se nuk ka asnjë hetim në proces për asnjë nga kandidatët në garë, përfshirë edhe kandidatin për të cilin pyesni,” tha zëdhënësja e kryeministrit, Manjola Hasa.
“Në këtë pikë jemi në kuadrin e hamendësimeve apo spekulimeve dhe jo të ndonjë prove apo fakti që mund të konsiderohet serioz, për të ngritur hipoteza që cenojnë figurën e kandidatit të propozuar nga Ministri i Brendshëm për Drejtor të Përgjithshem të Policisë së Shtetit,” shtoi Hasa, duke theksuar se konkursi ka qenë transparent dhe i monitoruar nga misionet ndërkombëtare pranë Ministrisë së Brendshme./Reporter.al
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet sot në orën 12:00 ku pjesë e diskutimeve do të jetë edh...
TIRANA- Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u miratua udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucione...
Foto ilustruese TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme është ndalur te...
Rama dhe Tiede GJERMANI- Gazetari i njohur i "BILD", Peter Tiede së fundmi ka komentuar një postim të një kolegu të tij i cili shk...
Kuvend TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka reaguar në lidhje me raportimet se PS ...
kuvendi dje TIRANË- Nesër në 15:00 dotë zhvillohet mbledhja e Sekretariatit të Etikës, pasi PS kërkoi masë disipli...
ambasada britanike TIRANË- Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas protestës së deputetëve të opozitë në s...
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kërkuar pezullimin e dënimit me burg. Mësohet se Salianji me anë të avokatë...
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish pas revoltës së djeshme dhe pas refe...