Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen në seancën e sotme. Në fjalimin e saj drejtuar deputetëve, Nikolla tha se shkak i këtij vendimi u bë një problem i saj shëndetësor.
Nikolla tha se kërkon ndjesë nëse ka gabuar me ndokënd, ndërsa po ashtu falenderoi, zgjedhësit që i dhanë mundësinë të drejtojë parlamentin, administratën e Kuvendit dhe kryeministrin Edi Rama. "E mbyll me lutjen të mos spekulohet me largimin tim të pashmangshëm nuk ka asnjë më njerëzore se sa pamundësia që më shtyu të marr këtë akt.", tha Nikolla ndër të tjera.
Fjala e plotë e Lindita Nikollës:
E mora fjalën në fund të këtij sesioni të gjashtë të legjislaturës X-të të Kuvendit të Shqipërisë, për të ndarë me të gjithë ju një informacion që në respekt të institucionit besoj se duhet ta jap duke ju parë në sy. Të dashur kolegë të maxhorancës parlamentare dhe të respektuar kolegë të opozitës parlamentare! Këtu, sot, mbyllet shërbimi im trevjeçar në krye të Kuvendit, si rezultat i një situate personale shëndetësore, e cila ma bën të pamundur ta kryej detyrën e lartë të funksionarit të dytë të shtetit me angazhimin kërkues që kjo detyrë kërkon.
Jam përpjekur të jap më të mirën time çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij parlamenti. Pa i hyrë në hak askujt në këtë sallë. Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër e siguroj se nuk ka qenë në asnjë mënyrë qëllimi im. Nëse me ndokënd kam gabuar padashje i kërkoj ndjesë.
Nëse në momente të caktuara, aspak të lehta, kur kjo sallë ka përjetuar situata të palavdërueshme konflikti, kam qenë e detyruar të marr anën e arsyes dhe rregullores së këtij Kuvendi, këtë nuk e kam bërë si palë po si e para mes 140 të barabartëve.
Fatmirësisht, përtej akteve të politikës teatrale këtu në këtë sallë, ku kam marrë edhe ndonjë sulm të pamerituar verbal, nga puna jashtë kamerave më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë që të gjithë ju. Ju falenderoj të gjithëve dhe shpresoj që të gjithë të keni të njëjtën mbresë nga unë.
Dua të falenderoj të gjithë administratën e Kuvendit për punën e madhe që bën çdo ditë në mbështetje të veprimtarisë parlamentare. Dua të falenderoj të gjithë punonjësit e shërbimeve mbështetëse për përkushtimin e tyre në punë.
Dua t’ju uroj megjithë zemër të gjithëve ju që të keni motivimin, angazhimin e shëndetin e plotë për të vazhduar misionin fisnik të përfaqësimit të shqiptarëve. Po e mbyll me lutjen që të mos spekulohet politikisht me këtë largim timin të padëshiruar, por të pashmangshëm, sepse besoj që nuk ka asgjë më njerëzore, se sa pamundësia që më detyroi të ndërmarr këtë hap.
Shumë faleminderit me mirënjohje të thellë për kolegët që më dhanë privilegjin e besimit të tyre për këtë detyrë, për zgjedhësit që më dhanë votën e tyre për t’i përfaqësuar në këtë Kuvend, ku do bëj më të mirën deri në fund dhe për familjen time që më ka qëndruar pranë në çdo hap. Tanimë do të kem më shumë kohë e mundësi t’u qëndroj unë më pranë si familjes, ashtu edhe zgjedhësve të mi.
Një mirënjohje e falenderim të veçantë kryetarit dhe kryeministrit tonë, si edhe shokut tim tanimë të vjetër të armëve, Edi Ramës, pa besimin dhe mbështetjen e tij të përhershme, qysh kur mora drejtimin e njësisë administrative numër 1 të Tiranës 17 vite më parë, nuk do të kisha arritur dot të bëja kaq shumë rrugë. Gjithë të mirat për ju dhe famijet tuaja. Faleminderit edhe njëherë.
toni gogu TIRANË- Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, prezantoi sot në Kuvend raportin përfund...
ervin salianji TIRANË- Deputeti i PD-së, njëkohësisht kryetari i Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sist...
ervin salianji TIRANË- Kryetari i Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, Ervin Salianji po prezanton raportin...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme në fjalimin e tij ka folur lidhur me zjarrin në fushë...
Flutura Açka TIRANË- Deputetja Flutura Açka ka mbajtur fjalën e saj gjatë seancës së sotme plenare në Kuve...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka mbajtur sërish fjalën në Kuvend, teksa po zhvil...
agron shehaj TIRANË- Në Kuvend vijojnë diskutimet lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Gjatë fjalës së tij, deputeti ...
Kreshnik Çollaku TIRANË- Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ka mbajtur fjalwn e tij gjatë diskutimeve në Kuvend mbi ndryshime...
Felaj TIRANË- Deputetja socialiste Ermonela Felaj ka mbajtur fjalën e saj në seancën e sotme plenare në Kuvend. Felaj u shoreh se ...
edi rama TIRANË- Më shumë se tre dekada pas valës së parë migratore që shenjoi rënien e regjimit komunist në S...