Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në fjalën para drejtuesve politikë të qarqeve se në këtë fazë nis detyra e tyre për të faktuar dhe evidentuar ndërhyrjet kriminale në qarqe dhe blerjen e votës. Berisha tha se beteja për mbrojtjen e votës së shqiptarëve është betejë për fatin vendimtar të Shqipërisë dhe demokracisë shqiptare dhe të cilën duhet ta fitojnë.
Më tej, ai tha se krimet elektorale të kryera në këto zgjedhje, janë të paralajmëruara dhe të denoncuara në rezolutat ndërkombëtare. Berisha tha se përshëndet vëzhguesit, të OSBE/ODIHR, Parlamentit Europian dhe të Këshillit të Europës, për konstatimet e tyre madhore, me të cilat sipas tij këto zgjedhje de facto rrëzohen.
Kryedemokrati foli dhe lidhur me protestën ku tha se mbahet për një sensibilizim të udhëheqësve europiane se ndodhen në "një narkoshtet që nuk respekton asnjë rregull, asnjë parim të votës së lirë".
"Tani, detyra numër një në këtë fazë, dhe prandaj unë u kam thirrur sonte këtu, u kam shkëputur nga puna, është mbrojtja e votës duke paraqitur dhe faktuar të gjithë universin kriminal të qarqeve tuaja. Të gjithë ndërhyrjet kriminale në qarqet tuaja, çdo evidentim pasi beteja jonë për mbrojtjen e votës së shqiptarëve është betejë për fatin vendimtar të Shqipërisë dhe demokracisë shqiptare. Është betejë, të cilën ne do ta fitojmë sepse sot nuk ka shqiptar që e njeh veten të tillë dhe nuk pa me sytë e tij se si me vendime qeverie u grabitën zgjedhjet.
Nuk ka shqiptar që mund të pranojë për standard shpërndarjen e 100 eurove për person për të blerë votën. Shpërndarjen e miliona bimë kanabis për të blerë votën. Në këtë mënyrë, Edi Rama ka poshtëruar një komb të tërë. Është dokumentuar një Asad i vërtetë. Por nuk them Asad, por them Toto Rina, po mu kujtua Lajlaja se sot ai shpalli opozitë të vetme Linda Ramën dhe emëroi disa të tjerë opozitë të emëruar, Tom Doshin e të tjerë. Diktatorët ngjasojnë njëri me tjetrin. Pra, nuk ka detyrë mbi çdo detyrë tjetër është dokumentimi me vërtetësi dhe dokumenta të plota. Ne nisim një betejë të cilën ne do ta fitojmë.
Ne do ta fitojmë sepse së pari këto krime madhore elektorale janë krime të paralajmëruara dhe të denoncuara në rezolutat e fuqishme ndërkombëtare, si asnjëherë më parë. Së dyti, dua të përshëndes vëzhguesit, të OSBE/ODIHR, Parlamentit Europian dhe të Këshillit të Europës, për konstatimet e tyre madhore, me të cilat këto zgjedhje de facto rrëzohen. Por tani është radha jonë të dorëzojmë të faktuar të gjithë batërdinë elektorale të narkoregjimit në zgjedhjet e 11 Majit.
Me datën 16 fillon protesta për një sensibilizim të udhëheqësve europiane se ndodhen në një narkoshtet që nuk respekton asnjë rregull, asnjë parim të votës së lirë. Dhe kjo jo se e themi ne, por që e thonë katër rezoluta ndërkombëtare të partive që qeverisin botën.
Deklaratat paraprake nuk mund të dekurajojnë ne në betejën tonë që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë, me zotimin solemn se me Edi Ramën nuk ka votë të lirë. Por këto kohëra që vijnë, janë kohëra përcaktuese në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e votës së shqiptarëve, për luftën për mbrojtjen e votës së shqiptarëve. Kjo është një kauzë e drejtë, e dobishme, e vlefshme për çdo sakrificë. Kjo është një kauzë e drejtë, e cila do triumfojë. Mandat mbi krimin, legjitimitet mbi krimin nuk ka dhe nuk do ketë. I them Edi Ramës se gjysmë milioni shqiptarë të lirë nuk mund të shtypen kurrë. Harroje! Gjysmë milioni njerëz të lirë janë më të guximshëm se shumë milionë të tjerë skllevër, njerëz të blerë apo të shitur. Ndaj dhe ne duhet t’u dalim zot me vendosmëri të madh aspiratave të votës së lirë të gjysmë milioni shqiptarë.", tha Berisha.
edmond spaho TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka njoftuar ditën e sotme tërheqjen nga karriera aktive politike. P&...
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën e tij para nisjes së mbledhjes me dyer të mbyllura mes drejtuesit politik...
sara mila ELBASAN- Pasditen e të dielës së zgjedhjeve, një vëzhgues i Partisë Demokratike u fut me hapa të mëdhenj ...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen me drejtuesit politikë të qarqeve n&...
flamur noka TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka ka folur për gazetarët jashtë selisë blu ku pritet të mbahet mbledhja e dr...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në mbyllje të fjalës së tij u shpreh se më e mira për Shqipërinë dhe shqiptarë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij për rezultatin e zgjedhjeve të 1 majit përgëzoi partitë e reja....
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në sheshin "Skënderbej" u shpreh se fitorja e 11 majit tregon se populli ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në sheshin "Skëndërbej" u shpreh se fitorja e zgjedhjeve të 11 majit...
POGRADEC- Procesi i numërimit të votave preferenciale ka përfunduar në bashkinë e Pogradecit. Fitues është shpallur kandida...