Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Teksa spitalet publike përballen me mungesën e ilaçeve dhe pacientët lihen pa kurim deri në vdekje me justifikimin e mungesës së parave, një çetë kusarësh në ministrinë e Shëndetësisë nuk ndalet nga asgjë. Rasti më i fundit është megatenderi 36 milionë euro për blerjen e ilaçeve, i ndarë në 115 lote.
Në datën 3 qershor ministria e Shëndetësisë zhvilloi procedurën për lotin 55 të këtij tenderi, i cili parashikonte blerjen e Iodinës me fond limit 1 milionë euro. Në këtë procedurë garuan tre kompani, por vetëm dy prej tyre paraqitën ofertë financiare. Oferta e parë ishte ajo e kompanisë Delta Pharma me vlerë 694 mijë euro, ndërsa ofertën e dytë e paraqiti kompania Edna Farma me 986 mijë euro.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në ministrinë e Shëndetësisë e skualifikoi ofertën më të ulët përmes dy artificave të paligjshme. Së pari duke u justifikuar se kompania nuk kishte paguar faturën 240 lekë të energjisë për muajin prill dhe së dyti duke shfrytëzuar një ngatërresë në dokumentacion. Si rezultat, KVO në ministrinë e Shendetësisë shpalli fituese ofertën e dytë, atë të Edna Farmës edhe pse ajo ishte 300 mijë euro më e lartë. Por ky ishte vetëm fillimi i një sage batërdie pa asnjë frikë nga ligji madje edhe organet eprore.
Shkelje e ligjit
Shpallja fituese e ofertës 300 mijë euro më të lartë u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik. Pasi shqyrtoi dokumentacionin, KPP i rrëzoi të dy arsyet e skualifikimit të ofertës më të ulët.
“Operatori ekonomik ankimues nuk ka patur detyrime të energjisë elektrike të maturura të papaguara dhe për më tepër detyrimet energjisë elektrike të muajit prill 2024 i ka paguar përpara afatit të maturimit,” thuhet në vendimin e KPP.

Përtej kësaj, Komisioni i Prokurimit e urdhëroi ministrinë e Shëndetësisë që të mos përdorë ngatërresën e dokumentacionit si preteks për të skualifikuar ofertën më të leverdisshme për qytetarët, por t’i kërkojë kompanisë që të ridorëzojë dokumentacionin e saktë, i cili ishte verifikuar në fazën e parë të tenderit si i tillë. Por as ky vendim nuk e ndali abuzimin.
“Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se në këto kushte autoriteti kontraktor në momentin që konstaton se dokumentet e dorëzuara fizikisht nuk përputheshin me dokumentet e ngarkuara në SPE nga operatori ekonomik në momentin e ofertimit duhet ti kërkonte sqarime operatorit ekonomik “Delta-Pharma” SHPK lidhur me dokumentacionin e dorëzuar pranë autoritetit kontraktor,” thuhet në vendimin e KPP.

Me pak fjalë, KPP e përmbysi fituesin e tenderit duke shpallur fitues ofertën më të leverdishme për qytetarët, e cila i kursente 300 mijë euro buxhetit. Por pavarësisht vendimit, ministria e Shëndetësisë nuk kërkoi dorëzimin e dokumentacionit të saktë nga kompania që kishte ofertë më të mirë, por dy ditë më parë shpalli sërish fituese ofertën 300 mijë euro më të lartë, në kundërshtim me ligjin dhe vendimin e një organi më të lartë.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në tenderin 36 milionë euro për blerjen e ilaçeve është një trupë që përbëhet nga tre zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë. Kryetarja e tij quhet Matilda Shabani, një infermiere e cila më parë ka mbajtur pozicionin e drejtoreshës së programeve të zhvillimit të shëndetit dhe mbrojtjes sociale.
Pavarësisht se vendimi i KPP është i detyrueshëm për zbatim dhe nuk refuzohet nga asnjë autoritet kontraktor, zonja Shabani ka këmbëngulur deri në fund tek vlerësimi i saj duke shpallur fituese kompanië që do ajo, e cila u kushton qytetarëve 300 mijë euro më shtrenjtë. Ky është një rast identik i ngjashëm me tenderin për tunelin e Kardhiqit, për të cilin Sonila Qato vazhdon të endet në SPAK 5 vjet më pas.
Reforma në drejtësi dhe ngritja e Prokurorisë së Posaçme ngjalli për shumë qytetarë, madje edhe tek ata më skeptikët, shpresën se më në fund frika nga ligji do të dekurajonte abuzimet masive me paratë e qytetarëve. Por kjo shpresë po rrezikon të venitet me shpejtësi teksa kaçakët e komisioneve nëpër tendera abuzojnë haptazi me paranë publike në shkelje të ligjit duke qerasur dhe ndarë miliona euro në llogari private.
Fatkeqësisht, komisioni i Shabanit në ministrisë së Shëndetësisë nuk është i vetmi, pasi gjakderdhja financiare vazhdon me të njëjtin ritëm në çdo autoritet kontraktor./ Kapitali.al
Fjoralba Dizdari TIRANA- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fjoralba Dizdari, ka dalë sot në nj&...
Elina Valtonen dhe Igli Hasani TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një takim dypalës...
TIRANA- Mbledhja e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, ku po diskutohej çështja e mandati i deputetit socialist Vullnet Sinaj &...
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se deputeti socialist Vullnet Sinaj duhet të mbaj përgjeg...
TIRANË- Këshilli i Mandateve ka nisur me debate në lidhje me mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj. Gjatë mbledhjes, kreu i gr...
Petrit Malaj TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka marrë pjesë sot në një konferencë për mediat ku deklaroi se deri ...
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka firmosur një udhëzim për të gjitha degët të partis&...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e pritjes për sportistët që fituan medalje në Lojërat Olimpike, tha se me...
TIRANA- Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi, rinisi sot mbledhjet. Q...
Vullnet Sinaj TIRANA- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet sot në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendi...