Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, thotë se SHBA pret të shohë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që do të respektohet vullneti i popullit. Kasanof tha për Zërin e Amerikës se shpresojnë fort që do të shohin kandidatë që janë tërësisht të panjollosur nga korrupsioni apo nga lidhje me krimin e organizuar. Ai shtoi se ky do të ishte rezultati më i mirë për Shqipërinë.
Zëri i Amerikës: Shqipëria do të mbajë zgjedhje të përgjithshme vitin e ardhshëm. Disa nga shqetësimet kryesore në të kaluarën kanë qenë blerja e votave, shpërdorimi i fondeve shtetërore nga partia në pushtet dhe ndikimi i krimit të organizuar në këtë proces. A ndani dhe ju të njëjtat shqetësime dhe cilat janë pritshmëritë tuaja?
Alexander Kasanof: Pritshmëritë tona janë njësoj si për cilindo vend që zhvillon zgjedhje, që presim të shohim zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe që do të respektohet vullneti i popullit. Po ashtu, shpresojmë fort që do të shohim kandidatë që janë tërësisht të panjollosur nga korrupsioni apo nga lidhje me krimin e organizuar. Mendojmë se do të ishte rezultati më i mirë për Shqipërinë.
Zëri i Amerikës: Në fund të muajit të kaluar (29 nëntor) në veri të Kosovës ndodhi një shpërthim që dëmtoi infrastrukturën kyçe të furnizimit me ujë të vendit. Sa mund të ndikojë kjo procesin edhe kështu të komplikuar të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë?
Alexander Kasanof: Ai ishte një sulm i tmerrshëm. E kemi dënuar me fjalët më të forta të mundshme dhe do ta ritheksoj këtu që dënojmë çdo lloj sulmi të tillë. Po e ndihmojmë Kosovën dhe qeverinë e Kosovës që të kryejnë hetimin. Kemi ndihmuar duke vënë në dispozicion burime për këtë qëllim. Dhe mendojmë se është me rëndësi kritike që çdo hetim të ndjekë faktet në terren, të shqyrtojë si duhet të gjitha informacionet aty dhe të punojnë me partnerët ndërkombëtarë në këtë kontekst për t’u siguruar që do të ngrihet një hetim i besueshëm. Ajo që mund të them është që akte të tilla janë jo vetëm të tmerrshme por janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet dhe i refuzojmë në mënyrën më të fortë.
Zëri i Amerikës: Gjatë vizitës së mëhershme në Prishtinë ju keni theksuar se veprimet e pabashkërenduara që janë ndërmarrë nga qeveria atje, ndërlikojnë mundësitë e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur në mënyrë të suksesshme Kosovën. Tani që në Uashington do të ketë një administratë të re e cila nuk është se pati marrëdhënie fort miqësore me qeverinë e parë Kurti, a mendoni se kjo do të ndikojë në qasjen ndaj dialogut Kosovë Serbi?
Alexander Kasanof: E përsëris, Armand, nuk është me vend që të flas për një administratë të re dhe se cilat do të jenë politikat e saj. Kjo administratë, edhe teksa i afrohet fundit, do të mbetet e përqendruar tek ndihma për Kosovën, mbështetja për Kosovën, jo vetëm për reformat dhe përpjekjet që po bëjnë në rrugën e integrimit me strukturat euro-atlantike, por edhe teksa punojnë për çështje që janë në thelb të dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Po mbështesim një përfundim të suksesshëm dhe do të vazhdojmë t’u kërkojmë të dyja qeverive në Prishtinë dhe Beograd që të vazhdojnë të bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme për të bërë përparim në atë dialog. Do të vazhdojmë të ndihmojmë në këtë drejtim.
TIRANA- Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, thotë se nuk mund të...
KOSOVA- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka kritikuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama, mbajtur në...
Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se është koha e ndryshimit dhe e bashkimit pavarësisht bindjeve politike. Gja...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri Albin Kurit ka reaguar për njohjen e pasaportave kosovare nga Armenia. Përmes një postimi në "Fac...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me pensionistët në Durrës. Gjatë fjalimit t...
TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokatike, Ervin Salianji, ka reaguar nga qelia lidhur me kalimin e projekligjit për kanabisin dhe ç...
Berisha TIRANË- Kryeopozitari Sali Berisha ka siguruar se me kthimin e Partisë Demokratike në pushtet, do të ketë rritje t&eu...
TIRANA- Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, thotë se “çë...
Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ndal sërish te buxheti 2025, të cilin e konsideron tallja më e madhe me pensioni...
KIEV- Ministria e Punëve të Jashtme, ka thirrur në takim ambasadorin e Rusisë në Tiranë pas sulmit rus në ambasadën sh...