Kryeministri i Hungarisë nis fushatën për çlirimin e vendit nga 'mafia' e Orbanit
Kryeministri i Hungarisë, Peter Magyar, ka nisur një fushatë të gjerë reformash që synon ta nxjerrë shtetin nga robëri...
Kryeministri i Hungarisë, Peter Magyar, ka nisur një fushatë të gjerë reformash që synon ta nxjerrë shtetin nga robëri...
Edi Rama ka sulmuar sot sërish protestuesit, të cilët prej më shumë se dy javësh kanë mbushur sheshin duke kërkuar dor...
Qeveria gjermane ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri ku mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryemin...
Këtë të martë, tregu valutor në vend paraqitet i qëndrueshëm, ndërsa euro vijon të këmbehet nën pragun ...
Çdo mbrëmje, ora 19:00, i gjen protestuesit në të njëjtin shesh, me të njëjtat simbolika dhe të njëjtat kë...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët d...
Një individ shqiptar, që jeton në kryeqytet dhe merr një pagë të barabartë me pagën mesatare neto mujore zyrtare prej ...
Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos u druani, pasi me maturinë e duhur do t&e...
Dhjetëra mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të shtunën në...
Nga Jordan King, “Newsweek”/ Kundërshtimi ndaj projektit të planifikuar të një resorti luksoz të Jared Kushner në Shq...

Çdo mbrëmje, ora 19:00, i gjen protestuesit në të njëjtin shesh, me të njëjtat simbolika dhe të njëjtat kërkesa. Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?
Rezistenca prej më shumë se 20 ditësh e ka shndërruar “revolucionin flamingo” në një nga lëvizjet më të medha qytetare që nga rënia e sistemit komunist në Shqipëri. Pakënaqësi të mbartura prej vitesh po artikulohen publikisht, duke refuzuar të përfaqësohen nga politika tradicionale.
Tri javë rezistencë
Rezistenca e protestës nuk mund të shpjegohet vetëm me ngjarjet e javëve të fundit. Për akademikun Artan Fuga, ajo është produkt i një pakënaqësie që është ndërtuar prej vitesh jashtë institucioneve dhe politikës tradicionale.
“Protesta lexohet si një shpërthim i papritur zemërimi vetëm për ata që kanë zgjedhur të injorojnë atë që prej vitesh artikulohej në rrjetet sociale” – thotë ai për Deutsche Welle, duke shtuar se “në 5 – 6 vitet e fundit, pakënaqësia e shprehur në rrjetet sociale ka qenë e jashtëzakonshme”.
Sipas Fugës, kritika është forcuar vazhdimisht ndaj politikave qeveritare, kryeministrit dhe opozitës. Në thelb, argumenton ai, është konsoliduar bindja se “pozita dhe opozita janë e njëjta gjë, pjesë e një establishmenti të përbashkët” që vazhdon të dominojë jetën politike shqiptare prej dekadash.
Boll me klasën e vjetër politike
Sipas politologut Blendi Kajsiu në shesh po bashkëjetojnë kauza dhe ide që shpesh gjenden në anë të kundërta të spektrit politik. Sipas tij, ajo që i bashkon protestuesit nuk është më ideologjia, por refuzimi i modelit politik.
“Jemi dëshmitarë të një krize të thellë të modelit demokratik shqiptar” – argumenton Kajsiu për Deutsche Welle. Protestuesit nuk po kundërshtojnë vetëm qeverinë, por një sistem që ka privatizuar pushtetin dhe përfaqësimin politik. “Askush nuk është dakord me modelin e demokracisë private që ka ndërtuar Ramadhe Berisha” – thotë ai, dhe shton se narrativa kryesore e protestës është “boll me klasën e vjetër politike”.
Akademiku Artan Fuga thotë se në shoqerine shqiptare ka ndodhur ajo qe sociologjia perendimore e ka shpjeguar prej dekadash, se “nese rrotacioni politik nuk freskon elitat politike, në një dite të caktuar ato elita ndodhen përpara revoltës dhe presionit te rrugës”. Sipas tij, një pjesë e opinionit publik arriti në përfundimin se ndryshimi politik ishte bërë pothuajse i pamundur, me mazhorancën që mbështetet në një sistem që favorizon partinë në pushtet dhe opozitën e përfshirë në kriza të brendshme, pa një alternativë bindëse.
Zverneci, simbol i modelit politik
Pamjet kur në rërën e Zvërnecit, para kamerave të telefonave dhe në prani të policisë së shtetit, tërhiqej zvarrë nga punonjës të sigurisë private një protestues, u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale. Revolta shpërtheu.
Për akademikun Artan Fuga, ajo skenë shpjegon pse një protestë për mbrojtjen e natyrës u shndërrua në diçka shumë më të madhe.
“Ishte një element shokues, rrënqethës për opinionin publik shqiptar” – thotë ai. “Ngjarja nxori në pah raportin e qytetarit me shtetin, të individit me të drejtat e tij dhe përplasjen mes interesit privat dhe të drejtës publike”. Këto, sipas tij janë çështje themelore në shoqërinë shqiptare, për të cilat prej kohësh janë shfaqur pakënaqësi të mëdha.,
Politologu Blendi Kajsiu thotë se hapësira publike nuk përfshin vetëm territorin, por edhe institucionet, shtetin dhe partitë politike.
Në këtë kontekst, gardhi i ngritur në Zvërnec “është një manifestim fizik i rrethimit të institucionit të kryeministrisë, të parlamentit dhe të partive politike nga ‘pronarët’ e tyre” – shprehet Kajsiu. Ai e sheh protestën si një reagim qytetar për të zgjeruar hapësirën publike kundër ngushtimit të saj nga interesa të ngushta private.
Gen Z nuk pret “shpëtimtarë”
Fakti që protesta nuk ka një drejtues nuk është rastësi për politologun Kajsiu. Ai e lexon si pasojë të mosbesimit ndaj lidershipit politik dhe të frikës se çdo figurë e re mund të riprodhojë të njëjtat modele që protestuesit po kundërshtojnë. “Lëvizja është shumë pluraliste nga pikëpamja ideologjike, sociale dhe politike, për pasojë është e vështirë të prodhojë një lidership përfaqësues për të gjitha fraksionet që e përbëjnë atë” – shton ai.
Për akademikun Artan Fuga kjo protestë zhvillohet në një Shqipëri shumë ndryshe nga ajo e viteve të tranzicionit. Sipas tij, emigracioni ka sjellë një transformim të thellë kulturor dhe qytetar, veçanërisht tek brezat e rinj.
“Edhe pse nuk është më simboli ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, përmbajtja është ajo” – argumenton Fuga. Përmes familjarëve, emigracionit dhe kontakteve të përditshme me Perëndimin, qytetarët kanë krijuar pritshmëri të reja për mënyrën se si duhet të funksionojë shteti, drejtësia dhe raporti i individit me pushtetin.
E ardhmja e protestës?
Për politologun Blendi Kajsiu, sfida e vërtetë e protestës nis aty ku mbaron revolta. “Protesta qytetare duhet të fillojë ndërtimin e strukturave demokratike dhe pjesëmarrëse që do të kanalizojnë dhe institucionalizojnë kërkesat e saj politike dhe demokratike” – shprehet Kajsiu.
Për Fugën, beteja e momentit është një “lojë nervash” mes protestës që kërkon të zgjerohet dhe të ruajë vrullin e saj, dhe pushtetit që nuk jep shenja se do të tërhiqet. Sipas tij, ka një hendek të madh mes qytetarëve dhe klasës politike.
“Elektorati shqiptar urban dhe sidomos të rinjtë, janë më lart në kulturë politike dhe ndërgjegje qytetare sesa klasa aktuale politike” – thotë Fuga, duke shtuar se sistemi politik shqiptar ka hyrë në një krizë të thellë që do të vijojë edhe përtej protestës./DW
Dhjetëra mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të shtunën në...
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur për protestën qytetare në dit&e...
Kryeministri Edi Rama reagoi pasi Dritan Goxhaj lexoi 5 kërkesat kryesore të grupit organizator të protestës, ku kërkesa kryesore dhe e...
Nga Jordan King, “Newsweek”/ Kundërshtimi ndaj projektit të planifikuar të një resorti luksoz të Jared Kushner në Shq...
Për analistin Andi Bushati, kërkesat paqësore të qytetarëve në shesh përfaqësojnë thjesht një ‘romantiz&...
Pasi kanë mbushur plot bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara selisë së Kryeministrisë dhe kanë dëgjua...
Partia Demokratike Evropiane ka reaguar në lidhje me protestat masive në Shqipëri, të cilat prej më shumë se tri javësh k&eum...
Shqiptarët vazhdojnë revoltën e tyre. Prej 23 ditësh protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Diaspora i është bashkua...
Protestuesit që prej 23 ditësh tubohen në Tiranë kanë rikonfirmuar kërkesat e tyre kryesore ndaj qeverisë, të cilat i ci...
Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, ka komentuar nga Korça protestat që po zhvillohen në vend prej 23 ditësh, du...