Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

MAQEDONI E VERIUT- Përcaktimi nga Departamenti i Shtetit për kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko si “persona non grata” vijon të jetë temë kryesore debatesh në opinionin publik në Maqedoninë e Veriut, me kërkesat e shtuara jo vetëm të opozitës për largimin nga posti të zotit Merko dhe ballafaqimin me drejtësinë.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit bëri të ditur të premten se kishte ngritur një nismë që në vitin 2019 për hetime ndaj zotit Merko, por se kjo ishte humbur nëpër sirtarët e Prokurorisë Themelore në Strugë dhe të Këshillit Gjyqësor. Kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Biljana Ivanovska u tha gazetarëve se kreu i Strugës kishte vepruar në kundërshti me vullnetin e Këshillit Komunal të Strugës; se i kishte shkaktuar dëme buxhetit gjatë prokurimeve publike për përfitime personale.
“Këshilli Komunal nuk ka marrë një vendim të posaçëm për furnizimin e komunës me automjete në vitin 2018, ndërsa janë bërë lëshime proceduriale dhe gjatë debatit për ribalancin e buxhetit të komunës nuk është diskutuar fare për blerjen e veturave për nevojat e komunës, megjithatë ato janë blerë më pas”, tha Ivanovska duke radhitur një sërë parregullsishë të tjera në punën e zotit Ramiz Merko.
Komuna që nga viti 2010 punonte me llogari të bllokuar bankare në kohën e blerjeve dhe furnizimeve me automjete luksoze, thekson Komisioni Antikorrupsion. Avancimi i punonjësve në administratën komunale pa pëlqimin e Këshillit ishte një tjetër gjetje që shtyn Antikorrupsionin të fajësojë kryebashkiakun e Strugës. Sipas zonjës Ivanovska, akuzat dhe denoncimet ndaj zotit Merko ishin “humbur” nëpër labirintet e Prokurorisë komunale, Gjykatës Komunale, Këshillit Gjyqësor Republikan dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Njësoj sikur Departamenti Amerikan i Shtetit edhe Komisioni kundër Korrupsionit në Shkup vëren se Ramiz Merko kishte ndikim tek një gjykatës në Strugë, nisma për hetimin e të cilit nuk ishte realizuar nga organet përkatëse, ndërsa ishte lejuar që rasti të vjetrohet.
Opozita, si maqedonase edhe ajo shqiptare kërkon me ngulm që Merko të tërhiqet nga posti i kryetarit të Komunës dhe organet hetuese të merren me gjetjet që Departamenti i Shtetit nënvizon në përcaktimin për të. Por, jo vetëm opozita; edhe partneri i ri i koalicionit qeveritar, Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi juridike nga zoti Merko.
“Ramiz Merko, lëri egot personale, kuptoje përgjegjësinë e momentit, ik, liroje karrigen, lironi organet përkatëse, të merren pa presione të pushtetit tënd, mos mbaj të gjithë Strugën peng nën akuzë, sepse nuk e meriton”, tha Lulzim Nasufi, përgjegjës i Aleancës për Shqiptarët në Strugë
Ndërkohë, Bashkimi Demokratik për Integrim, ku Ramiz Merko është zyrtar i lartë thotë se ka ngrirë funksionet e tij në parti, përkatësisht postin e tij të nënkryetarit të partisë, dhe inkurajon hetimin gjithpërfshirës jo vetëm ndaj zotit Merko, por dhe ndaj bartësve të funksioneve shtetërore e lokale.
Vetë Merko nuk i është përgjigjur asnjë kërkese për t’u prononcuar lidhur me akuzat kundër tij. Pas dy ditësh mungese në zyrë, ai ka vazhduar të shkojë në punë./VOA
KORÇË- Tensione gjatë konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak të Korçës. Zgjedhja e drejtuesve të rinj ...
TIRANË- Të martën më (27 qershor 2023) Fredi Beleri do duhet të bëjë betimin si kryebashkiaku i ri i Himarës, por...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri thirrje për lirimin pa kushte të tre zyrtarë policorë të Kosovës, q&eum...
Xhevat Krasniqi udhëton prej vitesh nga Norvegjia drejt Velipojës për të bërë një muaj të plotë pushimesh verore,...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat përsëriti edhe njëherë apelin për Serbinë që të...
Është zbardhur dëshmia e ish-ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj një ditë më parë në SPAK. ...
Fation Duro është 35-vjeçari që do të drejtojë Bashkinë e Patosit. Ai fitoi bindshëm ndaj rivalëve të tij ...
Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Kukës pas skandalit seksual që përfshiu ish-kryetar...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha dha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, detaje për dosjen ndaj ish-kryebashkiakut t&...
Bizneset që duan të marrin pjesë në tenderat publikë do të paguajnë një tarifë për të dhënë o...