Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

TIRANA- Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore prezantuan sot raportin e detajuar mbi Maturën Shtetërore 2024, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve arsimore, drejtues të shkollave dhe koordinues të Maturës Shtetërore nga Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Rajonale, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar.
Ministrja Ogerta Manastirliu tha se ky raport ofron një analizë të thelluar të rezultateve dhe ecurisë së procesit të maturës, duke vlerësuar jo vetëm performancën e nxënësve, por edhe cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkallë kombëtare. Ajo theksoi se Matura Shtetërore 2024 është konsideruar një proces pozitiv në të gjitha aspektet, nga administrimi i saj deri tek transparenca dhe meritokracia.
Duke bërë një analizë më të detajuar të notës mesatare vjetore dhe të Maturës Shtetërore 2024, Manastirliu tha se ka një progres të rëndësishëm në arritjet e maturantëve. Manastirliu ndau edhe disa të dhëna me rëndësi për shkollat dhe zyrat arsimore që kanë një rezultat më të mirë se nota mesatare në nivel kombëtar.
Pjesë nga fjala e Manastirliut:
Në Maturën Shtetërore kanë marrë pjesë rreth 27 mijë nxënës nga shkollat e mesme publike dhe jo publike me një kalueshmëri prej 99.42%, që në fakt është një përqindje më e lartë kalueshmërie se ajo e një viti më parë, dhe në trend disa vjeçar është më e larta në këtë 5-vjeçar.
Nota Mesatare Vjetore e Maturës Shtetërore 2024 ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. Ajo vlerësohet 7.58, krahasuar me 2023-shin, ku nota mesatare vjetore e Maturës Shtetërore rezultoi 7.3. Ndërsa nota mesatare e provimeve të maturës 2024 qëndron thuajse në të njëjtat nivele krahasuar me maturën 2023. Vlerësohet se ka një rritje në notën vjetore të Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës në krahasim me 2023-shin nga 6.72 që vlerësohet mesatarja e notës vjetore në Matematikë në këtë vit, pra në 2024 që është bërë kjo analizë rezulton në 7.79. Rritje është shënuar gjithashtu edhe në notën mesatare të provimit të Maturës Shtetërore në Matematikë në këtë vit, krahasuar me një vit më parë.
Sa i përket Notës Mesatare të Maturës Shtetërore për lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, rezultojnë 18 zyra vendore arsimore të cilat mesataren në nivel kombëtar e kanë më të lartë se 7.23 dhe këtu përfshihen: Tirana, Shkodra, Elbasani, Fieri, Vlora, Korça, Berati, Lushnja, Pogradeci, Mati, Devolli, Mallakastër, Përmet, Këlcyra, Has, Rrogozhinë, Kolonjë dhe Puka, Fushë Arrëz.
Përsa i përket Matematikës, nota mesatare në nivel kombëtar e Maturës Shtetërore është 6.8 dhe janë 21 zyra vendore arsimore të cilat rezultojnë me mesatare mbi 6.8 duke përfshirë këtu: Tiranë, Elbasan, Vlorë, Korçë, Berat, Lushnjë, Lezhë, Krujë, Kukës, Vorë, Mat, Roskovec, Devoll, Mirditë, Tropojë, Përmet, Peqin, Pukë, Poliçan, Has dhe Finiq. Është një panoramë e punës së madhe që bëhet nga strukturat tona të arsimit, pra mësuesit tanë dhe del shumë qartë se lidhja mes mësimdhënies dhe mësimnxënies në qytete të mëdha, por dhe në qytete më të vogla, shkon në të njëjtin trend.
Plani i masave që kemi ndërmarrë besoj se do të na japë një rezultat të përmirësuar përsa i përket vlerësimeve që do të realizojë PISA 2025 dhe në këtë aspekt do doja të përmendja që gjatë këtij viti janë trajnuar më shumë se 3 mijë mësues të lëndëve të leximit, të matematikës, të shkencave. Janë përfshirë në testimin e provës rreth 600 nxënës, nga 32 shkolla.
Nga ana tjetër është realizuar përgatitja e testit provë në letër për mësuesit, janë grumbulluar dhe administruar të dhënat dhe gjithashtu është përgatitur databasa për shkollat pjesëmarrëse në PISA 2025 dhe presim që të kryejmë dhe testimin e realizimit të pyetjeve me simulim nga nxënësit në të tre fushat. Sigurisht përmes gjithë kësaj pune që kemi bërë, synojmë jo thjesht rritjen e performancës dhe rezultateve të këtij vlerësimi, por mbi të gjitha synojmë rritjen e standardeve, rritjen e nivelit të mësimdhënies dhe mësimnxënies në sistemin tonë arsimor.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kreu i Partisë Socialiste, ka mbledhur paraditen e sotme drejtuesit politike të qarqeve....
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbardhur sot para SPAK detaje nga dosja Toyota Yaris teksa ka thekuar emrin e ministrit t&e...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot para SPAK se Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ram&e...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbardhur pjesë nga dosja hetimore "Toyota Yaris", të 3.4 milionë...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot pas daljes nga SPAK se koha e Xhorxh Sorosit mori goditje fatale dhe sot inaugurohet pr...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka treguar detaje pas daljes nga ambientet e SPAK lidhur me veprimet që kreu brenda. Berisha tha se ...
Flamur Noka TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur gjatë protestës që po zh...
Protesta TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në orën 10:02 në Prokurorinë e Pos...
TIRANA- Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas dy orësh. Marinaj u paraqit në Prokuro...
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në ...