POLITIKE

"Nuk ka arsye për entuziazëm nga hapja e kapitujve"/ Abilekaj: BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Korrik 2026, 18:59
"Nuk ka arsye për entuziazëm nga hapja e kapitujve"/

Analisti Enton Abilekaj, në një intervistë për Syri TV me gazetarin Edvin Parruca, u shpreh se hapja e kapitujve të rinj të negociatave me Bashkimin Europian është një hap teknik, por që sipas tij nuk pasqyron realitetin politik në Shqipëri.

Sipas Abilekajt, kapitujt që po hapen lidhen me kulturën, politikën e jashtme dhe fqinjësinë e mirë, fusha ku Shqipëria ka pasur avantazhe, por ai theksoi se pjesa më e vështirë e negociatave ende nuk ka nisur.

Ai u shpreh se qeveria përballet me akuza për autokraci dhe kapje të institucioneve, ndërsa kritikoi financimin e koncertit të Kanye West, duke e cilësuar një vendim personal dhe të gabuar.

Sipas Abilekajt, anëtarësimi në BE nuk garanton automatikisht zhvillim ekonomik apo ulje të korrupsionit. Ai solli si shembull Rumaninë dhe Bullgarinë, duke theksuar se Shqipëria duhet të ndërtojë institucione të forta përpara se të integrohet plotësisht në Bashkimin Europian.

Do dëgjojmë shumë nga Edi Rama, por kjo është një tjetër tentativë për të bërë shaka, që i ka dalë si bajat, si batutë. Mendoj që ajo që po ndodh në Bashkimin Europian në fakt është, duhet parë teknikisht në radhë të parë. Të shpjegohet teknikisht se kapitujt që do të mbyllen sot janë kapituj që kanë të bëjnë me kulturën, me fqinjësinë e mirë, pra me politikën e jashtme që në fakt nuk janë çështje të ditës për Shqipërinë sot. Dhe sigurisht Shqipëria në qoftë se ka pasur ndonjë aset kombëtar, ka qenë aseti, ka qenë fqinjësia e mirë. Kështu që besoj që është shfrytëzuar ky avantazh që teknikisht të futet Shqipëria, të mbyllë tre kapitujt e parë dhe të themi që të fillojë rrugën në të dytën e kapitujve që është rruga më e vështirë që Malit të Zi i ka zgjatur besoj rreth të paktën 10 vjet. Dhe është akoma te kapitulli 13, ka dhe 16 kapituj. Gjithsesi ky është një hap i parë i rëndësishëm i cili në fakt nuk reflekton politikisht, se teknikisht në rregull, po politikisht nuk reflekton situatën që është në Shqipëri. Pra në Shqipëri ne kemi një situatë ku për çështjet kryesore qeveria është nën akuzë.

Qeveria është nën akuzë jo vetëm nga opozita tashmë por nga e gjithë shoqëria për autokraci, për qeverisje prepotente dhe arrogante, monokrate të një personi i cili as nuk konsultohet, as dëgjon dhe as, po themi as kontrollohet, as e lejon kontrollin nga institucionet e tjera të pavarura, por i ka kapur ato dhe i përdor në shërbim të vetes. Rasti i fundit, është rasti që u bë dhe ndërkombëtar dhe që vazhdon të bëhet edhe sot, rasti i Kanye West-it që i jep për një koncert, i paguan nga taksat tona rreth 2 milionë euro. Ky është një rast i një vendimi personal, antipopullor, kundër logjikës ekonomike, financiare, sociale, por një teke personale e një personi i cili vendosi ta bënte atë nën kushtet e një presioni ku ishte nga protesta. Pra ishte një provokim për protestën. Ishte një provokim për të gjithë kundërshtarët e tij që tashmë janë shtuar. Ishte një provokim për ta destabilizuar situatën, pavarësisht se pjesa tjetër, kundërshtarët e tij pra që janë shumë dhe që kanë dalë tashmë në protestë, ca nuk janë prezent fizikisht se është për shkak të kushteve të stinës e të tjera e të tjera, por është e qartë tashmë që kemi një shumicë njerëzish, kemi të gjithë shoqërinë civile, shtresën e mesme, kemi opozitën, të gjitha partitë e opozitës që janë tashmë në protestë kundër Edi Ramës pikërisht për këto gjëra. Dhe të injorosh këtë e të pranosh që ke të bësh me një autokrat, dhe edhe nëse autokrati plotëson disa kushte për t'u integruar në Bashkimin Europian, nuk i jepet dora për t'u integruar në Bashkimin Europian sepse quhet inkurajim i autokracisë. Në qoftë se i jepet dora dhe mbyllen disa kapituj, pavarësisht se ato kapituj mund të jenë të realizuar apo jo. Se ne themi nejse, kapitulli i kulturës në Shqipëri u realizua me këto 2 milionë që do i japim Kanye West-it ndoshta. Se kështu e mendojnë kulturën.

Por ne sot e dimë dhe e kemi të qartë që Shqipëria është një vend që e kërkon famën, e kërkon turizmin te koncerti i Kanye West, që është një këngëtar shumë i madh por gjithsesi kontrovers, dhe nuk e kërkon famën tek kultura e vet tradicionale, për shembull te muzetë e veta. Te trashëgimia kulturore historike e veta, të cilat sot të paktën në Tiranë janë të gjitha të mbyllura. Sot në Tiranë nuk ka asnjë muze dhe asnjë galeri të hapur. As Galeria e Arteve, as Muzeu Historik Kombëtar dhe askush. Janë të kyçura dhe këto i ka kyçur nga 2018 Edi Rama me arsyen e rikonstruksionit. Ne kemi në Tiranë, nuk ka asnjë institucion kulturor, Teatri Kombëtar që funksionon dhe Teatri i Operas që funksionojnë. Teatri Kombëtar nuk ka seli. Dhe ne kemi institucione, domethënë vatrat kulturore të cilat mbajnë kapacitet maksimumi 800 veta. Dhe në vend që të investohet tek këto, të cilat janë investime të qëndrueshme, vihet një koncert me 60 mijë veta për një ditë dhe thuhet që ky do rrisi turizmin. Pra kjo tregon një koncept zhvillimi, një koncept qeverisje i cili është qartësisht për t'u vlerësuar nga njerëzit, s'kanë nevojë të ta përshkruaj unë se çfarë është. Është në stilin e frymës së aksionit të Edi Ramës. I cili pasi shkatërron gjithçka bën një aksion për të treguar që po punon në atë drejtim. Kështu që mendoj, ajo që më vjen keq është pikërisht kjo. Dhe kjo është një çështje shumë e rëndësishme. A duhet ne ta marrim inkurajimin e Bashkimit Europian sot apo jo? Shumica e shqiptarëve mendojnë hë mo të bëhet si të bëhet se nuk ka rëndësi, nuk fiton vetëm Rama fitojmë të gjithë, se është ideja që ne do fitojmë të gjithë nga integrimi në Bashkimin Europian. Dhe ka mundësi që të ndodhë kështu, që ne të fitojmë të gjithë, por ka mundësi që të mos ndodhë kështu, duke parë vendet e ngjashme me ne si Rumania dhe Bullgaria, të cilat u futën në Bashkimin Europian si një proces gjeopolitik dhe jo si një proces merite. Dhe sot vazhdojnë të kenë të njëjtat probleme që kishin para se të futen në Bashkimin Europian.

Të njëjtat probleme korrupsioni, të njëjtat probleme ekonomike, të njëjtat probleme politike. Dhe nuk kanë zgjidhur asnjë nga problemet dhe Bashkimi Europian duket i paaftë edhe t'i ndihmojë për t'i zgjidhur këto probleme. Ato kanë destabilitet politik, destabilitet ekonomik dhe nivel shumë të lartë korrupsioni të pakontrollueshëm. Të ngjashme, qeverisjet sa të ngjashme janë përveç destabilitetit politik që ne nuk e kemi sepse kemi një autokrat. Se të tjerat i kemi të ngjashme. Por ne së shpejti mund të kemi dhe ne një destabilitet politik për shkak të post-autokracisë. Se destabiliteti politik është një recesion post-diktaturë dhe post-autokraci. Kështu që nuk kemi institucione të qëndrueshme që të na ruajnë stabilitetin ekonomik, stabilitetin institucional dhe stabilitetin politik, stabilitetin rajonal e pastaj stabilitetin ekonomik dhe luftën kundër korrupsionit. Dhe Bashkimi Europian nuk është duke na ndihmuar për të krijuar këto institucione të qëndrueshme, të pavarura dhe të forta që kontrollojnë e balancojnë njëri tjetrin, që kushdo që të jetë në pushtet të mos arrijë të bëhet autokrat, të mos arrijë të marrë vendime personale dhe mbi të gjitha kur largohet të mos shkaktojë pasoja të destabilitetit. Por po na inkurajon që të shkojmë në një rrugë e cila është e provuar nga dy vendet e Ballkanit, Rumania dhe Bullgaria, dhe është provuar se është gabim. Kështu që mendoj që ne nuk mund të shkojmë drejt një gabimi të përhershëm me idenë se jemi anëtarë të Bashkimit Europian. Është më mirë të kemi një bllokim të përkohshëm të korrigjohemi dhe pastaj kur të jemi gati të futemi si Kroacia me shumicën e gjërave funksionale.

Një vend që ka një zhvillim impresionues, impresionues sidomos pas hyrjes në Bashkimin Europian, dhe si vende të tjera të lindjes, si vendet balltike e të tjerë e të tjerë, që kanë hyrë në Bashkimin Europian dhe e kanë shfrytëzuar këtë për të rritur ekonomikisht dhe për t'u barazuar, ekonominë me vendet e Bashkimit Europian dhe për të barazuar standardet politike, ekonomike dhe të mirëqenies në nivelin e Bashkimit Europian. Kështu që nga gjithë gëzimi i madh i takimit të madh sot, që Shqipëria me Moldavinë, me Ukrainën dhe me Malit të Zi do të firmosin, mendoj që ne nuk jemi entuziastë, nuk ndihemi entuziastë dhe besoj që nuk kemi pse të jemi entuziastë. Shaka më e madhe për shembull është që Ukraina me Moldavinë do të hapin kapitujt e mbrojtjes. Kjo është një shaka që mund të ndodhte vetëm me Bashkimin Europian në këto kushte.Nuk besoj se rritja ekonomike është e garantuar. Përveç asaj që the... mund të jetë, përmirësimi mund të jetë, përmirësimi i infrastrukturës.

Se Bashkimi Europian ka ato investimet përpara anëtarësimit.Që përdoren në të gjitha sektorët. Dhe fondet IPA, pra që janë pre-accession investments, ato janë investime të cilat janë miliona euro, qindra milionë euro. Është dhe një projekt tani së fundmi për Ballkanin Perëndimor që është 6 miliardë euro, që për Shqipëria po përfiton disa miliona dhe qindra miliona, të cilat mund të shërbejnë për infrastrukturën, për investime të tjera e të tjera. Por ato nuk e ulin korrupsionin, rreziku është që në vende si Shqipëria pa kontrolle institucionale që ta rrisin korrupsionin. Ato nuk e zbusin pabarazinë. Pra përfitimi i fondeve nga një grup njerëzish të emëruar nga kryeministri në kurriz të gjithë popullsisë.

Përkundrazi, ato rrezikojnë në këto kushte që ta rrisin pabarazinë. Ato nuk e vënë drejtësinë në vend, përkundrazi e shtojnë padrejtësinë. Pra nuk mund të themi ne që hyrja në Bashkimin Europian na përmirëson ekonominë. Jo. Mund të na përmirësojë infrastrukturën, mund të na përmirësojë disa parametra, të na bëjë të jetojmë në më pak pluhur por me probleme akoma më të mëdha të pabarazisë, padrejtësisë dhe të kapjes së ekonomisë dhe shtetit nga një grup njerëzish, nga një kastë njerëzish që drejtohen nga një njeri, të forcojmë monokracinë. Kështu që nuk na jep garanci kjo. Fakti e ka treguar që nuk na jep, sepse përmenda jo më kot Bullgarinë dhe Rumaninë. Të cilat sot, pavarësisht fondeve të BE-së, pavarësisht futjes në një treg të madh siç është tregu i Bashkimit Europian e të tjera e të tjera, kanë nivelin e pagave dhe kanë si cilësi shërbimesh për shembull...

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan