Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
TIRANA- Deputeti Agron Shehaj pyeti ministrin e Financave Petrit Malaj në Kuvend mbi emërimin në krye të hetimit tatimor të Anton Martinit, një ish prokuror i shkarkuar nga vetingut për problem të pasurisë dhe evazionit. Shehaj pyeti ministrin se si mund të vendoset në krye të hetimit tatimor një person që ka pasur probleme me evazionin dhe për më tepër i shkarkuar nga vettingu, por ministri Malaj refuzoi të përgjigjet.
“Zoti ministër, një nga problemet e buxhetit janë dhe të ardhurat dhe siç ka thënë edhe kryeminstri kohët e fundit duke justifikuar mosrritjen e pensioneve është problem tha kryeministri evazioni fiskal. Tani pyetja ime është: Ju duket e arsyeshme z. Minstër që të vendosni në krye të hetimit tatimor një ish prokuror të shkarkuar nga vetting-u sepse kishte probleme me pasurinë dhe rrjedhimisht kishte probleme që lidhen me evazionin fiskal?”, pyeti Shehaj.
“Pyetja e parë nuk ka lidhje me projektbuxhetin kështu që është totalisht irrelevante”, tha Malaj duke refuzuar, të japë përgjigje.
Shehaj pyeti ministrin e Financave edhe për mungesën e ilaçeve në spitalet publike, arsyet pse paguhet TVSH-ja tek koncensionarët e shëndetësisë si dhe për për normën e lartë të garantimit të koncensionarit të rrugës Thumanë-Kashar.
“Pyetja e dytë është: Ju sapo thatë që ju merreni me alokimin e fondeve dhe kërkesat për nevojë ju vijnë nga ministrat. Kam një pyetje: Përsa i takon mungesës së ilaçeve në spitalet shtetërore z.Ministër, ju ka ardhur ndonjë këreksë nga Ministria e Shëndetësisë për rritjen e fondit dhe a i keni dhënë zgjidhje këtij problem z. Ministër me të cilin përballen shumë qytetarë në Shqipëri?
Pyetja tjetër ka të bëjë më të njëjtën pyetje që ju bëra edhe në komision po aty nuk e patë të arsyeshme të përgjigjeshit, në lidhje me financimin e rrugës Thumanë- Kasharë z. Ministër. Ju në komision më thatë që shteti shqiptar ka një kosto financimi që është rreth 3.13% në euro nëse nuk gaboj. Ndërkohë që rruga Thumanë- Kasharë një investim prej pothuajse 220 milionë euro dhe duke pasur parasysh të ardhurat që do i garantohen koncesionarit që janë çdo vit pothuajse 25 milionë euro, pse keni zgjedhur z. Ministër të financoni këtë investim nëpërmjet PPP-ve që kanë një kosto për shtetin ose për qytetarët me një normë interesi mbi 10% ose një normë fitimi nga ana e koncesionarit mbi 10%, ndërkohë që ju shumë mirë mund të financoheni me 1 të tretën. Ju kështu veproni edhe për investimet private z.Ministër?
Kur bëni një investim, kërkoni të gjeni normën e interesit më të ulët besoj apo jo? Nuk merrni atë që ju kushton 3 fishin. Z. Minstër, ju kur shkoni në klinika private apo te mjeku, nuk e paguani TVSH-në për shërbimet shëndetësore. Pse paguani TVSH-në z. Ministër për koncesionet, për PPP-të në shëndetësi pavarësisht faktit që ligji nuk ju detyron ta paguani TVSH-në. Pse për veten tuaj nuk e paguani TVSH-në, kurse kur vjen puna për të paguar PPP-të me buxhetin e shtetit e paguani atë?”, pyeti Shehaj.
“Çështja e dytë përsa i përket Thumanë- Kasharë është një segment i cili është me financim privat dhe nuk ka fare efekte në buxhetin e shtetit. Kshuqë norma e interest që ti i referohesh është totalisht po përsëri irrelevamte. Përsa i përket shëndetësisë dhe rimbursimit të ilaçeve në buxhetin e vitit 2025 kemi rritur vlerën e fondit të rimbursimit të ilaçeve nga 12 miliardë lekë në 12.6 miliardë lekë”, u përgjigj Malaj
Shehaj e cilësoi të papranueshme që ministri refuzon të përgjigjet në Kuvend.
“Është totalisht e pakuptimtë të bëjmë pyetje dhe mos të marrim asnjë përgjigje. Unë bëra 4 pyetje në fakt dhe as nuk u përgjigj fare, nuk mori as mundimin ti përgjigjej. Praktikisht nuk tha asgjë. Tani kuptohet që është e drejtë e tij, unë nuk e detyroj dot, nëse sdo të flasë nuk do të flasë! Sepse mesa duket ministri i konsideron paratë e veta. Nuk do të japi përgjigje të thotë “Pse paguhet TVSH-ja për PPP-të në shëndetësi z. Ministër? Bëra një pyetje shumë të thjeshtë. Është alokim fondesh ky apo jo? Pse nuk jepni përgjigje z. Minstër? Pse paguani TVSH-në për PPP-të kur ligji nuk e parashikon? Paratë që përdorni për TVSH-në, nuk janë alokim fondesh?”, tha Shehaj.
TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar dorëheqjen e Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, pasi një nxënës...
ilir meta TIRANË- Ditën e nesërme në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të zhvillohet seanca gjyqësore për...
Sula dhe Malaj TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula gjatë seancës së sotme plenarë në Kuvend ka ngritur shqetësi...
TIRANË- Deputetja opozitare Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se...
Prenga TIRANË- Ish-deputeti i PS-së, Armando Prenga është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. ...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar si një fitore të opozitës, miratimin e rezolutës nga ana...
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj tha se fondet që parashikohen për Mbrojtjen Sociale në buxhetin e vitit 2025, përfshijn&eu...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar premtimin e kryeministrit Edi Rama për bonuset e pensionistëve. Gjat&eum...
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha theksoi se protesta kundër buxhetit do të mbahet nesër në orën 17:00. Gjatë ko...
Kaçaj TIRANË- Ish-kryetari i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj është paraqitur ditën e sotme n&eu...