POLITIKE

“Biden e dinte, por unë zgjodha gjykatën”, Berisha zbulon si u rikthye në SHBA

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Shtator 2026, 22:04
“Biden e dinte, por unë zgjodha gjykatën”, Berisha zbulon

Pas disa vitesh jashtë Shteteve të Bashkuara, Sali Berisha ka rrëfyer në “Opinion” përpjekjet që, sipas tij, çuan në heqjen e masës që i ndalonte hyrjen në SHBA. Gjatë bisedës me Blendi Fevziun, Berisha këmbënguli se nuk kishte zhvilluar një proces lobimi personal për heqjen e ndalimit. Ai tha se fillimisht kishte zgjedhur rrugën gjyqësore, duke iu drejtuar institucioneve të drejtësisë dhe duke angazhuar avokatë.

“Persistenca është çelësi i suksesit”, u shpreh Berisha, teksa tregoi se kishte ndjekur çështjen për vite me radhë.

Sipas tij, pas vendimit amerikan, ai kishte pasur kontakte me persona të njohur në administratën e atëhershme, por kishte zgjedhur të mos u kërkonte ndërhyrje. Berisha tha se edhe presidenti i atëhershëm, Joe Biden, ishte vënë në dijeni për çështjen përmes personave të tjerë.

Ai përmendi më pas edhe një tjetër përpjekje të zhvilluar në SHBA. Sipas Berishës, Charlie Black, të cilin e cilësoi si mik të tij dhe ish-këshilltar të Ronald Reagan, kishte ndërmarrë një nismë për të kundërshtuar bazën ligjore të përdorur për masën ndaj tij.Por kjo nuk solli ndryshimin e vendimit. Berisha tha se më pas, pas ndryshimit të administratës amerikane, u hap një tjetër kapitull për këtë çështje. Pikërisht këtu ai foli edhe për angazhimin e një kompanie lobimi, duke sqaruar se, sipas tij, nuk ishte kontraktuar prej tij personalisht.

Berisha tha se një fondacion i krijuar për të mbështetur Partinë Demokratike kishte marrë përsipër të financonte një kompani që do të punonte për këtë çështje. I pyetur drejtpërdrejt për kompaninë “Continental” dhe nëse ajo kishte lobuar për të, Berisha u përgjigj kategorikisht se angazhimi ishte bërë për PD-në.

“Jo, absolutisht jo! Ka lobuar kompania ‘Continental’”, tha ai.

Një tjetër moment i intervistës ishte ai që lidhej me koston e këtij angazhimi. Fevziu e pyeti nëse pagesat arrinin miliona euro, por Berisha tha se nuk e dinte shumën e saktë.

“Nuk kam marrë informacion, por faturat aty janë”, deklaroi ai, duke shtuar se, sipas informacionit të tij, çmimi kishte qenë ndër më të ulëtit.

Në lidhje me institucionet amerikane me të cilat mund të ketë komunikuar kompania, Berisha tha se nuk kishte informacion të detajuar, por përmendi Departamentin Amerikan të Shtetit, pasi vendimi për ndalimin e hyrjes ishte marrë nga ky institucion.

Artikuj te sugjeruar

video

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim