POLITIKE

"Nuk kam pasur tutor votash, as njerëz me influenca!" Mori mbi 8 mijë vota, por mbeti jashtë Parlamentit, Aulon Kalaja: Kam kërkuar pamjet filmike të numërimit të votave për parti dhe kandidatë

M.B. Përditësimi i fundit 19 Maj 2025, 19:51

"Nuk kam pasur tutor votash, as njerëz me influenca!" Mori mbi 8

DURRËS- Kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit nga PD-ASHM në qarkun Durrës, Aulon Kalaja ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku thotë se ka përfunduar numërimi i votave për Qarkun Durrës, si për votuesit brenda dhe jashtë vendit. Kalaja shruan se PD arriti rezultat historik duke fituar Bashkinë e Krujës, por gjithashtu bën me dije se i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të marrë pajmet filmike të procesit të numerimit të votave midis subjekteve politike, por edhe votës për kandidatin. 

Kandidati ka marrë mbi 8 mijë vota në qarkun e Durrësit dhe thotë se kërkesa është miratuar nga KQZ. Ai shton se kur të konstatohen shkelje, do i drejtohet Komisionit Qëndror të Zgjedhjve, për rinumërimin e votave, në KZAZ Krujë dhe KZAZ-ve të tjera në Qarkun Durrës. Gjithashtu Kalaja thotë se nuk ka pasur tutor votash nga pas, as njerëz me influenca të çuditshme politike, as orientim partie që të votohem me domosdo, as grupe kriminale, as trafikant votash dhe as media në diaspozicion të fushatës. 

"Unë mik kam të vërtetën. Ju përsëris se kam një atdhe, një grua, një makinë, shtëpi nuk kam akoma! Prandaj të gjithë ata që u bashkuan me mua në këtë mision, ishin shpirtra të lirë. Dua të përqafoj çdo bashkëpunëtor dhe vullnetar që na u bashkua në ditët magjike të fushatës elektorale. E di që ju ka marë malli për to. Dhe dua t’ju zotohem, se do jem zëri juaj, kudo, siç kam qënë përherë. Askurrë nuk kam pasur nevojë për mandat, për të qënë me ju. Ju kam thënë në fushatë se përpara se të më jepni votat tuaja, dua t’ju fitoj zemrat tuaja", shkruan Kalaja.

Postimi:

Të dashur motra dhe vëllezër!

Po ju drejtohem tani, sepse dua t’ju vendos në dijeni që sapo përfundoi numërimi i votave për Qarkun Durrës, si për votuesit brënda dhe jashtë vendit. Dua të shpreh falenderim për komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ju jeni heronjtë e këtij procesi të lodhshëm, që zgjati 9 ditë me radhë. Bashkë kemi qëndruar! Nuk do jua harroj! Tanimë që rezultatin e Partisë Demokratike dhe rezultatin tim e dini, dua të falenderoj çdo votues që më dha besim. Ju jam mirënjohës.

Ne arritëm rezultat historik duke fituar Bashkinë Krujë dhe Fushë-Krujën, vendlindjen time pas 18 vitesh. Kjo bëri që mandati i 6 i Partisë Demokratike të ruhej me nder. Arritët të më jepnit mbi 8 mijë vota personale në emrin tim! Janë shumë! Faleninderit.

Ndërkohë, dua t’ju bëj me dije se, unë i jam drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të marë pajmet filmike të procesit të numerimit të votave midis subjekteve politike, por edhe votës për kandidatin. Kërkesë që është miratuar nga KQZ. Kur të konstatohen shkelje, do i drejtojem Komisionit Qëndror të Zgjedhjve, për rinumërimin e votave, në KZAZ Krujë dhe KZAZ-ve të tjera në Qarkun Durrës. E kam marë përsipër, sepse ju kam dhënë fjalën kur më keni pyetur, nëse do e mbroja votën që do më jepnit! Më besoni që kjo nuk është betejë për mandat, por për dinjitet.

Ju e dini se votat e mia janë të pastra, e pranuar kjo publikisht dhe nga kundërshtari. Janë vota gjaku. Unë nuk kam blerë vota. Nuk kam premtuar asgjë në këmbim të votës. Prandaj kam kërkuar nga SPAK, që telefoni im, me dëshirën time, të vendoset në përgjim. Nuk kam frikë.

Pra unë jam një djalë i thjeshtë nga Fushë-Kruja. Nuk kam pasur tutor votash nga pas, as njerëz me influenca të çuditshme politike, as orientim partie që të votohem me domosdo, as grupe kriminale, as trafikant votash dhe as media në diaspozicion të fushatës. Unë mik kam të vërtetën. Ju përsëris se kam një atdhe, një grua, një makinë, shtëpi nuk kam akoma! Prandaj të gjithë ata që u bashkuan me mua në këtë mision, ishin shpirtra të lirë. Dua të përqafoj çdo bashkëpunëtor dhe vullnetar që na u bashkua në ditët magjike të fushatës elektorale. E di që ju ka marë malli për to.

Dhe dua t’ju zotohem, se do jem zëri juaj, kudo, siç kam qënë përherë. Askurrë nuk kam pasur nevojë për mandat, për të qënë me ju. Ju kam thënë në fushatë se përpara se të më jepni votat tuaja, dua t’ju fitoj zemrat tuaja!

E pra, më duhet t’ju them që ia dola!
I juaji përgjithmonë Aulon Kalaja.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan