Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

ITALIA- Qeveria italiane po shqyrton një plan për të transformuar dy qendrave të emigrantëve në Shqipëri në qendra riatdhesimi (CPR) për t’i mbajtur ato funksionale. Dy qendrat e Shëngjinit dhe Gjadrit janë aktualisht bosh pasi gjykatat italiane nuk arritën të vërtetonin ndalimin e ligjshëm të tre grupeve të para të emigrantëve të dërguar atje në tetor, nëntor dhe janar. Sipas mediave italiane, thuhet se plani u diskutua në një takim të premten e kaluar të mbajtur nga kryeministrja Giorgia Meloni me Ministrin e Brendshëm Matteo Piantedosi dhe nënsekretarin e kabinetit.
Sipas projektit të ri të raportuar, qendrat e ndërtuara për të pritur emigrantët e shpëtuar nga anijet e marinës italiane në ujërat ndërkombëtare në Mesdhe përpara procedurave të përshpejtuara kufitare, mund të shndërrohen në qendra që strehojnë emigrantë të parregullt që ndodhen tashmë në Itali dhe ndaj të cilëve është lëshuar një dekret dëbimi. Mediat italiane shkruajnë se kabineti po ashtu po konsideron të monitorojë emigrantët që aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare me byzylykë elektronikë, në vend që t’i ndalojë në objekte specifike.
Pak ditë më parë, Gjykata e Apelit e Romës ka vendosur për herë të tretë të mos konfirmojë ndalimin e 43 migrantëve të mbajtur në qendrat e ndërtuara nga Italia në Shqipëri. Gjykata ka urdhëruar lirimin e tyre dhe kthimin në Itali, ndërsa ka dërguar çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian.
Emigrantët e ardhur në janar 2025 janë grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Edhe në dy rastet e mëparshme, të tetorit dhe nëntorit të kaluar, gjyqtarët nuk vërtetuan ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.
Dashamir Shehi TIRANË - Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit, se arrestimi i Veliajt sipas tij është...
Erion Veliaj TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua rreth orës 14:00 të së hën&...
TIRANA- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa pritet të kthehet në Shqipëri për të zbatuar mas&eu...
Erion Veliaj TIRANË - Lëvizja Bashkë ka lajmëruar protestë pas arrestimit të Kryetarit të Bashkisë së Tiran&eu...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pas daljes nga Kuvendi foli sërisht pë...
TIRANA- Deputeti demokrati Oerd Bylykbashi iu drejtu mazhorancës nga foltorja e Kuvendit duke i thënë se arrestimi i kryebashkiakut Erion ...
KOSOVË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka uruar kryetarin e LVV-së Albin Kurti për rezultatin në zgjedhjet e 9 sh...
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, mbajti fjalën sot në foltoren e Kuvendit. Balla iu dr...
Sali Berisha TIRANË -Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshort...
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha përfundoi fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, por deputetët demokratë kanë kërkuar q&eu...