Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka vijuar edhe sot replikat me rubrikën virtuale "Sy m'sy", ku i përgjigjet komentuesve. Mes qindra komenteve kryeministri ka pikasur një koment të një qytetareje e cila shkruan "Më vjen keq por vetëm për faktin se si shpreheni me opozitën në fjalimet tuaja nuk meritoni ta udhëheqni atë vend dhe atë popull".
Lidhur me këtë Rama është shprehur se sipas tij tre fjalë që tha për opozitën nuk tregojnë se ai nuk duhet ta udhëheqë popullin shqiptar. Rama shprehet se nuk është marrë thuajse fare me opozitën, por sipas tij ka qënë kjo e fundit që e ka sulmuar. Më tej Rama ka vijuar sërish me kritika kundrejt Opozitës, teksa e ka cilësuar këtë të fundit si një kënetë zarbash drejtuar sipas tij nga një "buf i stërplakur", referuar kreut të PD-së, Sali Berisha.
Më tej Rama ka vijuar se sipas tij vota e çuar për opozitën është një votë e çuar dëm dhe sipas tij vota për opozotës nuk sjell asnjë ndryshim.
Reagimi i plotë i Ramës:
“Ja, këtu, mirëmëngjes nga Partia Socialiste. E bukur kjo! Unë flas një herë në tre muaj, tre fjalë për opozitën dhe bëka kaq shumë përshtypje sa nuk meritokam të udhëheq atë vend dhe atë popull, siç shkruani ju nga jashtë.
Por çfarë meriton atëherë opozita e dashur Flora? Ma thoni dot? Opozita që tre vaktet në ditë merret me gjithë librin e shtëpisë time, me këdo i del përpara, me mua po e po. Nuk besoj se është opozitë që ju përfaqëson juve dhe familjen tuaj, sepse nuk besoj se ju keni ndonjë problem me familjen time dhe nuk ma ha mendja që libri i shtëpisë time t’ju duket një program i mirë për ekonominë, punësimin, bujqësinë, arsimin, shëndetësinë e me radhë, për Shqipërinë.
Pastaj ju Flora jeni jashtë, dhe kjo kënetë në sytë e të huajve është një turp dhe kurrsesi nderi i Shqipërisë çmohet dhe respektohet si kurrë më parë. Apo jo? Ju jeni vetë dëshmitare. Unë s’jam marrë thuajse fare me opozitën. Erdhe në Parlament, i kam lënë të merren me librin e shtëpisë time, të më ulin e më ngrenë, kriminel e hajdut, e të mi hedhin mua në kurriz të gjitha të zezat që kanë bërë vetë.
Pasi kanë hedhur baltë, brenda e jashtë Shqipërisë, për Shqipërinë, nga këneta e tyre dhe kanë bërë çmos ta pengojnë këtë vend, tani duan edhe votën. Prandaj do merrem pak edhe me to, apo jo. Por ama, me shqipen e mësuesve të mi të Nolit, Konicës dhe Fishtës, dhe asnjëherë me baltë e shpifje, me librin e shtëpisë dhe familjen. Asnjëherë në nivelin e asaj kënete.
Më vjen keq, Flora! Kur një buf i stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash, ditë e natë, i rroka nisën shqiptarët. Për dreq, ajo kënetë ka krijuar edhe ca pellgje opozitash të reja, që nuk kanë asgjë të re, përveç moshës së pronarëve të tyre, që të gjithë imitojnë bufin stërplak. Kush do të votojë verbërisht ‘kuak, kuak, kuak’, le t’i votojë, por dy gjëra ama nuk ndryshojnë dot. E para, vota për ta është e çuar dëm sepse ata aty ku janë do jenë prapë. Dhe e dyta, vota për ta nuk sjell asnjë ndryshim, sepse sa të jetë ajo kënetë, në mes të mexhlisit tonë, nuk ka dot Shqipëria opozitë reale, sfiduese, europiane dhe fituese.
Artikuj te sugjeruar
b.z
POLITIKE
3 Shkurt08:59
"Pushofsh në paqe e shtrenjta jonë"/ Ish-ministri Sandër Lleshaj njofton ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij
Violeta Lleshaj
TIRANË - Bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, Violeta Lleshaj, është n...
POLITIKE
3 Shkurt08:42
Vota e Diasporës/ Rama thirrje shqiptarëve të Greqisë: Afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars!
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Greqi që të re...
n.f
POLITIKE
2 Shkurt20:06
"Jeni shpresa e fundit për Shqipërinë", PD takime me emigrantët shqiptarë në Verona dhe Pisa: Koha që zëri juaj të dëgjohet!
ITALI- Deputetë të Partisë Demokratike kanë zhvilluar ditën e sotme takime me emigrantët në Itali dhe Greqi në kuad&eu...
n.f
POLITIKE
2 Shkurt20:06
Politico: Plani i emigracionit të Giorgia Melonit në Shqipëri "shpërthen" pas dështimit të tretë
LEZHË- Vendi i ynë është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtarë. Shk...
r.ll
POLITIKE
2 Shkurt13:49
Takimi i PD në Athinë/ "Vota e diasporës moment historik", Bardhi: Familjarët e emigrantëve janë kërcënuar me heqje nga puna nëse nuk japin votën
gazment bardhi
GREQI- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka mbajtur fjalën e tij në takimin me shqi...
r.ll
POLITIKE
2 Shkurt13:48
FOTO/ "Më fotografonte fëmijët për llogari të shantazheve", zbardhet dëshmia e punonjëses që konfirmon deklaratën e Ahmetajt
arben ahmetaj
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka treguar në një intervistë, si një punonjëse në...
b.z
POLITIKE
1 Shkurt21:39
VIDEO/ Denoncimi i PD: Kryebashkiaku i Kuçovës blen votat e emigrantëve për llogari të PS, filmohet në Greqi me makinë
Kreshnik Hajdari
TIRANË - Anëtar i Kryesisë së Partisë demokratike, Eno Bozdo ka publikuar ditën e sotme denoncimin e një...