“Më quajtën hero i popullit”, flet Zebervoki, sqaron të vërtetën e largimit nga policia!
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...

TIRANË- Numri i qendrave të votimit të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i afrohet gjysmës, teksa rezultati duket se nuk pritet të ketë surpriza deri në fund të procesit.
Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, partia Socialiste ka ruajtur përgjatë gjithë numërimit të deritanishëm avantazhin e dukshëm, me luhatje nga 53% në mëngjes, kur ishte numëruar një e katërta në 52.45% në përditësimin e fundit, kur janë numëruar 2002 qendra votimi nga 5225 të tilla gjithsej, ose 38.3% e totalit.
Në numër votash, PS ka marrë deri tani 271 mijë vota. Partia Demokratike është e dyta, me 178.3 mijë vota, ose 34.4% të totalit. Partia Demokratike deri tani ka 93 mijë vota më pak sesa PS. E treta është Partia Social Demokrate me 20.8 mijë vota, ose 4.02% të totalit. Kjo parti rritet nga votat e larta që ka marrë në Shkodër (8634 deri tani) dhe në Tiranë (4545).
E katërta renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, me 17.1 mijë vota, ose 3.32% të totalit. Në shumë qarqe ky koalicion renditet i treti, duke pasur një shpërndarje më të barabartë votash. E pesta është Partia Mundësia, me 13.6 mijë vota, ose 2.63% e totalit. Edhe kjo parti ka marrë më shumë vota në Tiranë (6351).
Lëvizja Bashkë ka marrë 6666 vota, ose 1.29% e totalit. Partia Koalicioni Euroatlantik ka 5917 vota, ose 1.14% e totalit. Koalicioni Djathtas për Zhvillim (0.35%), Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (0.18%), Lëvizja Atdheu (0.13%), Partia Aleanca Demokracia e Re (0.07%) kanë më pak se 1% të votave.
Këtyre votave pritet tu shtohen dhe ato të emigrantëve që votuan për herë të parë këtë vit, por që nuk pritet të kenë ndikim të dukshëm në ndryshimin e rezultateve. Kushti për të hyrë në Kuvend është që një parti të marrë të paktën 1% të votave të përgjithshme. Partia Socialiste dominon dhe në qarqe, teksa demokratët kryesojnë vetëm në Kukës e Shkodër.
Më pas, KQZ numëron votat dhe shpërndan mandatet brenda subjekteve. Psh, në Tiranë ku ndahen 37 mandate, nëse partia e parë merr psh 16 mandate, të parët që hyjnë në Kuvend janë 12 emrat e listës së mbyllur. 4 mandatet e tjera, merren nga lista e hapur, duke i renditur ata që kanë më shumë vota, me korrigjimin që në tre emra duhet të jetë një grua, duke spostuar burrin që ka më pak vota. Nëse një parti merr më pak se 12 mandate, në Kuvend shkojnë vetëm emrat e listës së mbyllur./ Monitor
TIRANË- Zgjedhjet parlametare të zhvilluara në Shqipëri gjetën jehonë në median gjermane, ku përmendet, se PS dhe Edi ...
TIRANË- Procesi i numërimit në Tiranë vijon pa ndërprerë ndërsa deri më tani janë numëruar 426 kuti nga...
TIRANË- Janë publikuar rezultatet e partive për njësinë numër 10 në Tiranë. Partia Socialiste ka fituar duke...
LEZHË- Procesi i numërimit në Lezhë vijon pa ndërprerë ndërsa deri më tani janë numëruar 90 kuti nga 24...
KUKËS- 78 kuti votimi nga 139 janë numëruar në qarku i Kukësit. Nga numërimi i deritanishëm PD kryeson me 53% dhe PS m...
TIRANË- Janë publikuar rezultatet e partive për njësinë numër 10 në Tiranë. Partia Socialiste ka fituar duke marr...
BERAT- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Poliçani ashtu edhe Skrapar. Bazuar në rezultate në të dy...
TIRANA- Komiteti i Helsinkit dhe Instituti i Studimeve Politike kanë dalë paraditen e sotme me një deklaratë sa i takon vëzhgimi...
GJIROKASTËR- 120 kuti votimi nga 198 janë numëruar në qarkun e Gjirokastrës. Nga numërimi i deritanishëm PS kryeson me...
KONISPOL- Ka përfunduar procesi i numërimit në Konispol. Partia Socialiste fitoi 2.171 vota. PD në Konispol arriti të marrë 973 ...