POLITIKE

Çollaku: Drejtësia është nisur drejt zyrës së Ramës, pritet masa radikale nga BE

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2026, 19:38
Çollaku: Drejtësia është nisur drejt zyrës së

Gazetari i njohur Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka bërë një analizë të fortë të zhvillimeve të fundit rreth SPAK, ministres Belinda Balluku dhe rrethimit politik të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Çollakut, refuzimi i kryeministrit për të shkarkuar zv.kryeministren Balluku, pasi kjo e fundit u mor zyrtarisht e pandehur, tregon se ‘ortakëria’ e tyre është shndërruar në një luftë të hapur kundër drejtësisë.

Çollaku deklaroi se akuzat ndaj Ballukut pritet të rëndohen me elementë të ‘grupit të strukturuar kriminal’, por shtoi se lëvizjet e SPAK po konvergojnë drejt zyrës së kryeministrit.

‘Drejtësia është nisur drejt zyrës së Ramës. Nuk është nisur te zyra e Ballukut. E ka kapërcyer zyrën e saj dhe akuzat që do të mbërrijnë në Kuvend do të jenë edhe më të rënda,’ u shpreh gazetari.

Sapo prokuroria e posaçme njoftoi se Belinda Balluku është e pandehur, pritshmëria e raportit me drejtësinë duhet të ishte, zonja, tërhiqu. Pra duke e pretenduar veten si të pafajshme, në lëmin e akuzave, ajo do të ishte e gatshme të përballej. Kjo nuk ndodhi.

Faza e dytë që pritej, ishte që eprori i saj, kryeministri, duhej ta shkarkonte për të treguar, mbështetjen që po i jep drejtësisë dhe për ta vënë atë në dispozicion të saj. Edhe kjo nuk ndodhi. Pra, dy elementë që tregonin se këta janë donatorët e mbështetjes së drejtësisë, ranë.

Dhe vijnë tek etapa e tretë, që është lufta. Ku bashkohen të dy? Balluku dhe Rama. Që mbrojnë njëri-tjetrin. Ky është momenti kur drejtësia është nisur tek zyra e Ramës. Nuk është nisur tek zyra e Ballukut. E ka kapërcyer zyrën e Ballukut dhe akuzat që do të mbërrijnë në Kuvend për Ballukun do të jenë edhe më të rënda, do të ketë akuzë për korrupsion, do të ketë për grup të strukturuar…

Do të shtohen elementë me fjalë të rikualifikimit të veprës, sepse ka edhe hetime në këtë periudhë, se nëse ka ndenjur Rama duke parë yjet e shpresës së mos arrestit, struktura e posaçme ka qenë në terren non-stop.

Edhe sot që ne flasim, njëri nga sipërmarrësit që del në këto lidhjet e veprimeve me ministrinë e Ballukut, ka qenë duke u pyetur nga struktura e posaçme. Pra, është e hapur.

Ç’thotë BE-ja? BE-ja e klasifikon Ramën, pra Komisioni Evropian me deklaratë, si jo mbështetës të strukturës së posaçme, jo mbështetës të drejtësisë, pra duke qenë deklaratat tërësisht kundër, duke dhënë, duke referuar edhe rastet e vitit 2025 kur presioni ndaj drejtësisë ka qenë në rritje dhe edhe këtë e klasifikon të tillë, presion ndaj drejtësisë. Dhe njeriu që e bën këtë presion, është kryeministri i vendit.

Pra, dhe ç’ndodh tani? Ky që e shet veten si ortaku e NocRrokut dhe krijues të reformës në drejtësisë në Shqipëri, prindërit e kësaj reforme, SHBA-BE, e kanë shtuar le të themi qortimin, deklarimin, por edhe rrethimin e njerkut, njerku në këtë rast është Rama i reformës në drejtësi, për mënyrën se si ky po vepron. Është duke shkuar drejt hetimit të Edi Ramës dhe ne do ta kemi, unë e kam thënë dhe e përsëris, ai zotëria do të jetë në hetim dhe do të jetë i pandehur vetë.

Në asnjë mënyrë, në mënyrë të pandërprerë çdo ditë në atë kotecin e sabahut kur ai del për të folur për gjëra të ndryshme, kryefjalë dhe refren i tij ka qenë sulmi ndaj drejtësisë. Dje po e ndiqja këtë tollovinë e përditshme, kur përfshiu edhe prokurorinë dhe gjykatën e Durrësit për çështjen e Kurumit.

Kemi parë në këtë javë që mendja turke, zyrtare, pra ajo që është pranë presidentit Erdogan, e ka cilësuar kryeministrin tonë palaço, kloun, e ka delenisur. Po ja them edhe këtë pak me fjalë turke. E ka quajtur palaço patetik ka qenë titulli atje. Pse? Sepse është Kurumi në këtë akuzë. Është një sipërmarrje, biznes turk. Dhe kthehet tani për t’i bërë një qokë, një elozh, ngaqë është edhe aty ku kishe një aleancë që ne e kemi parë se si i ka pasur qëndrimet, kthehet për të marrë prapë feedback.

Tani ky individ është klasifikuar kundërshtar i reformës në drejtësi, Edi Rama. Dhe, dhe në këto qasje unë besoj se Bashkimi Evropian do të ketë masa radikale ndaj Shqipërisë, fatkeqësisht, jo ndaj Ramës. Duhet të jenë të tilla ndaj Ramës. Prokuroria e posaçme, unë shoh, mendoj që ka indicie që të hetojë edhe anëtarët e Këshillit Rregullator të Mandateve që po vonojnë vendimmarrjen, por edhe kryeministrin për pengim të drejtësisë’, u shpreh ndër të tjera ai. 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan