Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive
Të mërkurën në mbrëmje, ndërsa marshimit të përnatshëm të protestuesve po i vinte fundi, një studente 1...
Të mërkurën në mbrëmje, ndërsa marshimit të përnatshëm të protestuesve po i vinte fundi, një studente 1...
Rrjeti SafeJournalists në Shqipëri ka shprehur shqetësim për sulmin dhe intimidimin ndaj gazetarit Osman Stafa, mbrëmjen e 21 qershor...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se do të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe nga ajo e udhëheqësit të Partis&...
Në 20 ditë protestë përpara Kryeministrisë, Edi Rama ka dalë disa herë për t’iu përgjigjur protestuesve. He...
Bumi turistik nuk po arrin të ndihmojë apo të tërheqë pas vete bujqësinë, por përkundrazi, prodhimi vendas po zëv...
Futbollistit iranian Mehdi Torabi i ka skaduar viza amerikane pas ndeshjes hapëse të ekipit kombëtar në Kupën e Botës, duke e l&...
Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan–Mjekës. Sipas inf...
Policia e Kosovës sekuestroi armë zjarri, municion dhe pajisje të tjera në tri raste të ndara në komunën e Zubin Potokut. ...
Është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për 2 autorët e dyshuar të vrasjes së 45-vjeçarit...
Edi Rama u pa në publik të shtunën duke u ankuar se protestuesit e revolucionit të famingove kishin rënë viktimë e algoritm...
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘SYRI Digjital’ me Bled Markun në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke theksuar se kryeministri Edi Rama nuk gëzon mbështetje nga administrata amerikane e presidentit Donald Trump dhe se, sipas tij, axhenda e SHBA ndaj Ramës mbetet e pandryshuar.
Sipas Çollakut, një sinjal i qartë i këtij qëndrimi ishte ftesa e presidentit amerikan për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Gazetari shtoi se Rama përballet edhe me një ‘kompleks të shtuar’ në raport me SHBA-të, duke përmendur qëndrimet publike të vëllait të tij në forume ndërkombëtare.
Duke iu referuar sjelljes së kryeministrit në Parlament, Çollaku e cilësoi gjuhën e përdorur si tregues të gjendjes së tij politike dhe personale. Në lidhje me zhvillimet në sistemin e drejtësisë, Çollaku komentoi vonesat e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkesat e SPAK.
Çollaku foli gjithashtu për atë që e quajti ‘makiazh diplomatik’ të ditëve të fundit nga ana e Ramës. Sipas gazetarit, qëndrimet e përfaqësisë diplomatike amerikane në Tiranë janë të qarta dhe fokusohen në luftën kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve.
‘Shenjë që Rama nuk është i dëshiruar nga administrata Trump. Nuk është, ajo çfarë presidenti amerikan bëri duke ftuar zonjën Osmani, presidenten e Kosovës, duke e ftuar dhe në podium dhe duke ju drejtuar me atë dashamirësi që ne u shfaq në ekran, pra në gjithë botën, është një tregues i qartë se ky individ që është në Tiranë, ka shumë, ka shumë barriera tashmë për të mbërritur te kjo administratë, për të shkuar te ky president. Ka dhe një hall tjetër, ka dhe një kompleks të shtuar. Aty gjendet dhe vëllai i tij.
Që po bënte thirrje në forumin e Davosit, të gjithë kundër Trump-it. Të shkonte në krah të vëllait apo në krah të presidentit. Ndërkohë që shumë autoritete të tjera, le të themi të paekspozuara, por dhe që herë të tjera e kanë përsëritur, them distancimin e Ramës nga afria ndaj Trump, kanë shërbyer edhe këtë radhë për ta mbajtur larg këtë klloun të Sorosit larg pranisë, larg firmosjes, larg, nuk kanë mbajtur larg Shqipërinë, por kanë mbajtur individin që ka një turrë të lashtë penale, diplomatike, personale për t'u shlyer tashmë dhe për t'u përballur.
Për t'u kthyer tek pas entuziazmit dhe fabrikës informative të prodhuar nga Rama në këto dy-tre ditë, ne pamë dhe shpërthimin e këtij ligjërimi leksikor rrugaçëror në parlament, absolutisht rrugaçëror, por është njëkohësisht tregues dhe konspirues i gjendjes në të cilën ndodhet ky kryeministër.
E hallit të tij të brendshëm. Nuk ka hall tashmë... Hallet përtej kufijve dhe brenda kufijve po grumbullohen, po grupohen sepse janë të njëjta, janë në dosje të përbashkëta. Ky individ do të, e ka marrë rrugën e të qenit i pandehur. Përpara se të shkojë aty individualisht, do të ketë shoqërinë e tij qeveritare, politike, parlamentare, do ta grupojë, grumbullojë një pjesë e konsiderueshme i ka atje, të tjerët do i shtojë.
E tashmë kur Gjykata Kushtetuese e cila nuk i paska mjaftuar dhe tre javë kohore dhe tha ora dhe ditë të tjera të shpallë vendimin, i parëndësishëm për procedurën tjetër të kërkesës së prokurorisë së posaçme në parlament për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres, por gjithsesi janë ca orë dhe shtesë që kjo gjykatë e trysnuar dhe e presionuar shumë nga kryeministri...
Unë besoj, unë besoj se këto vonesa do të zbardhin Gjykatën Kushtetuese dhe jo vendimet. Tashmë, nevoja e këtij vendimi nuk është aq thelbësore me kërkesat që struktura e posaçme ka drejtuar parlamentit për t'i hequr imunitetin dhe për të arrestuar zëvendëskryeministrin. Përkundrazi, edhe në këtë periudhë të ofruar, le të themi, në këtë bonus të Gjykatës Kushtetuese dhënë Ramës dhe zonjës Balluku, kanë shërbyer për të evidentuar edhe vepra të tjera ku prokurorët edhe në seancën e Gjykatës së Lartë kanë konfirmuar dhe përpjekjet e të pandehurës edhe intimidimin e dëshmitarëve, edhe prishje provash, edhe fshehje të provave të tjera që sigurisht do i bashkangjiten dosjes së madhe.
Ajo që u vu re ishte... pikërisht... Përveç kësaj kishim le të themi një unitet rreth partisë, Ilir Çeliku, të presidencës, kuvendit dhe kryeministrisë. Pra kishim dhe këtë kreun e shtetit si një nëpunës si i administratës së Ramës, me qëndrimet e tij, qoftë tek ftesa e bordit të paqes dhe veprimet e tjera që tashmë nuk kanë më surpriza. Por, unë do t'i kthehem gjendjes penale në të cilën ndodhet Rama, Balluku dhe qeveria.
Kjo është e rëndësishme dhe ajo çfarë është e dukshme por e përforcuar edhe nga qëndrime edhe këto tre ditët e fundit, axhenda amerikane ndaj Ramës nuk ka ndryshuar. Poezitë e tij me foto dhe me video sikur është tashmë i preferuari i administratës Trump, janë totalisht gënjeshtra. Ai njeri është adresë i narkoshtetit, është njeriu që e drejton këtë narkoshtet, që e ka themeluar, e ka zgjeruar dhe e ka bërë të jetë një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për aleatët e Shteteve të Bashkuara sepse mafia shqiptare dhe grupet e trafikut të kokainës në Amerikën Latine kanë një intensitet bashkëpunimi dhe trafikimi dhe pastrimi parash, që tashmë cënimi i sigurisë është edhe për aleatët tanë.
Pra nuk ka ndryshuar axhenda dhe ky individ është shënjestër e hetimeve të rëndësishme penale, jo vetëm për një dosje, por për shumë të tilla dhe makiazhi diplomatik i tre ditëve të fundit nuk shërben për asgjë dhe nuk duhet të entuziazmojë askënd në oborrin e tij.
Rama ka dekonspiruar subkoshiencën e tij. Ka rrëfyer se çfarë pret ai në marrëdhënie me Amerikën dhe aksionin amerikan pro-ligjit, mbështetjen në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.
Qëndrimet e shpeshta të përditshme të përfaqësisë diplomatike amerikane në Tiranë janë luftë narkoterrorizmit dhe ortakëve të tyre dhe këto ortakë dhe lejuesit, bekuesit, mbështetësit e këtyre bandave janë në qeveri të drejtuar nga kryeministri i vendit.
Ky individ u ka dhënë atyre leje, i ka mbështetur, i ka ndihmuar të pastrojnë para dhe u ka dhënë me qira me koncesion dhe portin e Durrësit, ku tonelatat e drogës së Sinaloas kanë kaluar pa asnjë probleme për të shkuar më pas në Europë’, tha gazetari Basir Çollaku gjatë bisedës në SYRI TV.
Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se zv/kryeministrja Belinda Balluku duke vijuar detyrën e saj, është rrezik potencial për të b...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ndarë një video nga trafiku në rrugët e Tiranës. Braçe ngre shqet&eu...
Ambasada Gjermane ka zbardhur takimet e zhvilluara nga Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale, Gunther Krichbaum, s...
Kreu i Grupit Pralamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me Ministrin gjerman për Europën. Në nj...
Partia Demokratike thotë se ndonëse kanë kaluar 7 vite nga tërmeti shkatërrues, shumë qytetarë mbeten ende pa zgjidhje p&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një deklarate për media në prag të protestës së parala...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar një përballje të fortë me qeverinë në protestën e para...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mos praninë e kryeministrit Edi Rama në themelimin e Bordit të Paqes, nismë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në një konferencë për media lidhur me seancën e zhvilluar një ditë...
Kreu i PD-së, në një konferencë me gazetarët bëri thirrje se dita e nesërme do të jetë vendimtare, me protest&eum...