Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për sot
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...

TIRANA- Kryetari i Komisionit Anti-korrupsion, Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë sotnë një konferencë për mediat ku tha se opozitës i kanë bërë ftesë të marrë pjesë, por kanë refuzuar. Xhafaj tha se kjo zgjedhje nuk është e drejtë. Ai shtoi se edhe në Komisionin për Reformën në Drejtësi, opozita në fillim nuk ka marrë pjesë, por tha se u përfshirën kur u diskutuan amendamentet kushtetuese.
Ndërkohë lidhur me ndryshimet kushtetuese Xhafaj tha se mund të ketë nevojë nëse e propozojnë ekspertët. Ai tha se nga draftin që ka parë nuk vëren propozime për ndryshime ligjore dhe institucionale.
Nga ana tjetër, lidhur me refuzimin e institucioneve të drejtësisë për pjesëmarrje në komisionin e tij me ekspertë, Xhafaj tha se sqarimi që bëri ambasadori i BE ishte i mjaftueshëm. Po ashtu ai shtoi se nuk bëhet fjalë për refuzim sepse nuk refuzohet Kuvendi pasi është shprehje e vullnetit të popullit.
PJESë NGA FJALA E XHAFAJT NË KONFERENCË:
Ata kanë zgjedhur një qëndrim të tyre në këtë çështje si dhe në komisionet e tjera. Kuvendi i ka përjashtuar por ata kanë vendet e tyre në këtë komision. U kemi bërë ftesë për të marrë pjesë me ekspertët e tyre, për të shfaqur opinionin e forcave politike që përfaqësojnë. Kjo nuk është histori e parë. Kështu ka qenë dhe me Reformën në drejtësi. Për gati një vit PD nuk ka marrë pjesë në një vit, por është përfshirë kur janë diskutuar amendamentet kushtetuese dhe në vazhdim. Nuk është një zgjedhje e drejtë në mendimin tim, por është zgjedhje e tyre...
...Nuk e di ndoshta mund të ketë nevojë nëse e propozojnë ekspertët. Sa shoh unë nuk ka, por debati publik mund të nxjerrë. Nga draftin që kam parë unë, nuk shoh propozime për ndryshime ligjore dhe institucionale. Por ky është proces, mund të ketë propozime dhe mund të arrihet në përfundime që kur të hartohet plani i veprimit, të ketë dhe të tilla. Nëse do të ketë, nuk ka kufizime për një komision që ti propozojë. Ndryshime kushtetuese për drejtësisë nuk do të ketë, përveç atyre që kanë kërkuar nga sistemi i drejtësisë. SPAK ka propozuar të ndryshojë ligjin e tij. Institucionet e drejtësisë kanë propozuar 140 nene për ndryshime...
...Sqarimi që bëri ambasadori i BE ishte i mjaftueshëm. Nuk bëhet fjalë për refuzim sepse nuk refuzohet Kuvendi. Kuvendi është shprehje e vullnetit të popullit. Nga Kuvendi burojnë pushtetet e tjera. Fjala refuzim është e papërshtatshme. Sa i përket çështjes, ata kanë përcaktuar detyrimin kushtetues, ligjor, institucional për të kontribuar në këtë proces.
Nuk ka asnjë tejkalim jashtë rezolutës dhe Kuvendit. Kuvendi bën planin e veprimit ku përfshin të tre pushtetet dhe krijon ligje. Siç bën rëndom kur bën ligje, merr edhe kapacitete shtesë për të prodhuar një reformë të këtyre përmasave dhe ne standardi që propozuam ishte ngritje e grupeve të ekspertëve pa drejtësinë. Pastaj thamë pse pa ta. E u thamë të bëjnë vetë analizën dhe të na e sjellin në komision, pa e përfshirë me pjesën tjetër të grupit. Është shenjë pjekurie. Ata kanë sjellë amendamente të ndryshme dhe po të shikosh kanë përplasje, sepse s’ka patur konsultim. Ata thanë jo, ne kemi besim te Kuvendi, bëjeni ju dhe sa herë të jetë e nevojshme do jemi aty. Janë zgjidhje të ndryshme.
Për ne ka rëndësi që të bëhet një proces sa më transparent, kur bëhet fjalë për ndryshime të ligjeve. Nuk jemi ne që nxitojmë të ndryshojmë ligje të drejtësisë, por të bëhet me proces transparent. Kjo është e gjithë historia. Është aq e thjeshtë sa nuk e mendoni dot. Ne deshëm të bënim një zgjidhje që tua linim atyre këtë gjë si përgjegjësi që kanë për fatet e sistemit, por ata thanë bëjeni ju sepse kemi besim te Kuvendi. Në fund fare duan të jenë pjesë e tryezës ku do të diskutohet kapitulli i tyre.
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin nesër dhe të bashkohen me që...
TIRANA- Arrestimi i presidenti të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja kanë marrë v...
TIRANA- Kreu i komisionit anti-korrupsion, Fatmir Xhafaj, mori pjesë sot një konferencë për shtyp ku u fol në lidhje me punë...
TIRANA- Kreu i SPAK Altin Dumani së bashku me 4 prokurorë kanë udhëtuar drejt Brazilit pasi një grup i përbashkët...
TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje sa i përket organzimit të protestës së opozitës që do të mbahe...
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvend, Ina Zhupa ka kërkuar tërheqjen nga qeveria të projektligjit...
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Socialist ka përfunduar mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme. Mësohet se diskutimet janë foku...
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë do mbajë sot seancën e radhës plenare në orën 17:00. Në rend dite është pa...
TIRANË- Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet s...
DURRËS- Drejtori ekzekutiv i “Basel Action Network”, Jim Puckett, ka folur për anijen me 102 kontejnerë që është afr...