POLITIKE

Paralajmëron Berisha: Bllokimi i drejtësisë, grusht shteti, Ramës do t’i përgjigjemi si puçist!

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2025, 13:48

Paralajmëron Berisha: Bllokimi i drejtësisë, grusht shteti,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do t’i përgjigjen si puçist.

Ai tha se bllokimi i drejtësisë është grusht shteti.

“Në fakt, kurrë nuk kam pasur qëndrim tjetër ndaj atyre që zbatojnë ligjin.
Në mënyrë absolute ligji dhe Kushtetuta kanë qenë besimi im absolut politik.
Dhe ju e keni parë, është faktuar, kanë hetuar gjithçka dhe nuk tregojnë një akt më të vogël shkelje të ligjit.
Një njeri që beson se zbatimi i ligjit dhe i Kushtetutës është kusht për liritë dhe të drejtat njerëzore, nuk mund të ketë asnjë hezitim në vlerësimin më maksimal tek ata që e zbatojnë.

E kam thënë edhe tek dera e tyre, me admirim për çdo burrë, grua, djalë, vajzë aty që zbaton ligjin.
Dhe ka të tillë, pa diskutim.
Duke thënë këtë, kurrë nuk bie dakord me fshehjen e krimeve që ndodh aty.
Jo, nuk bie.
Ata që fshehin kriminelë dhe krime, ata nuk meritojnë një ditë të jenë në punë të shtetit, pro të jenë aty para ligjit.
Por duhet thënë, prokurorë të guximshëm, hetues të guximshëm, morën të pandehur zëvendëskryeministrin dhe unë i përgëzoj ata.
Por mos harro, jam kryeministër që kam pasur një zëvendëskryeministër, dhe që qeveria varej nga votat e partisë së tij, dhe që ai erdhi dhe dha dorëheqjen, pa e kërkuar prokuroria, se i tillë ishte standardi i qeverisë, i tillë ishte standardi i tij individual. Jo, tha, unë nuk shkoj në prokurori si zëvendëskryeministër.

Ministrat kanë dorëzuar imunitetin sa herë iu është kërkuar.
Kurse tani betejë, shkatërrohet një Gjykatë Kushtetuese në mënyrë përfundimtare, i imponohen vendime antikushtetuese.
Çfarë mund të thotë një njeri i qytetëruar, i përgjegjshëm?
Në rastin tim, ajo gjykatë, kërkesën për masën, e paraqitur nga 30 deputetë, në mënyrë absolute në përputhje me Kushtetutën, ata gjykatës e hodhën poshtë, nuk e morën në shqyrtim me qëndrimin antikushtetues se nuk përfaqësojnë parlamentin.

Nuk thotë parlamenti aty, Kushtetuta thotë 30 deputetë. Ose e morën dhe e shqyrtuan në mënyrën më të rrufeshme rastin e Ballukut, e shtynë tre ose katër muaj rastin tjetër. Çfarë drejtësie është kjo? Kjo është një drejtësi në këmbët e një organizate kriminale. Por në këtë drejtësi, siç janë këta, siç është Irena Gjoka, ka edhe njerëz, që unë i përgëzoj, që i qëndrojnë ligjin, që kanë guxim dhe nuk mposhten. Ju lutem, mos harroni një moment, shkojmë tek agjencia e pengmarrjeve. Agjenci shtetërore, e varur direkt nga kryeministri, më afër se ministritë. Një prokuror në verë, një Elvin, dha dorëheqjen papritmas. Kishte dosjen, dha dorëheqjen pa dhënë asnjë shpjegim. Dha dorëheqjen se mund ta merrnin peng. Rrethanat nuk e lejonin dhe dha dorëheqjen. Ky, prokurori i dosjes së Lubisë, kërcënime të shumëfishta. Dhe i them Edi Ramës, absolutisht do përgjigjej personalisht për secilin prej tyre në qoftë se u dhunohet gjëja më e vogël atyre.
Ata janë të mbrojtur nga ligji dhe mos guxo të prekësh njeri prej tyre, mos guxo të bësh presione ndaj tyre.
Ka ndërmarrë veprimet më të padrejta, është ndjekur rruga ligjore siç mund të ndiqet.
Këta e rrethuan menjëherë me Lali Vjedhësin, desh i rrahën gjykatësit dhe prokurorët.
Dhe tani, keqpërdorin në shkallë ekstreme Gjykatën Kushtetuese për të bllokuar drejtësinë.
Bllokimi i drejtësisë është vepër e ngjashme me grushtin e shtetit.
Dhe Edi Ramës do i përgjigjemi si puçist po qe se bllokon drejtësinë.”, tha Berisha.

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan