Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

BELSH- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim elektoral në Belsh. Berisha tha se Shqipëria do të ketë një seri zonash industriale në rast se PD vjen në pushtet. Ai ka paralajmëruar patronazhistët e PS-së që të mbajnë larg duart nga tokat e Dumresë, pasi sipas tij "nuk i njohin". Gjithashtu Berisha tha se programi i PD-së është programi i rikthimit të taksave te qytetarët.
"Dhe tani patronazhistët nga rrethet e tjera kanë lëshuar dhe marrin tokat tuaja. Unë u them këtu, larg duart nga tokat e Dumresë se në mënyrë absolute as një metër katror tokë, çka nuk është banor i Dumresë, nuk do t’i njihet. Dokumentet do të jenë ato që keni ju dhe çdo tjetër, çdo patronazhist që vjen, do të largohet dhe do të dënohet për vepër kriminale. Miqtë e mi, programi ynë për biznesin është për klimën më miqësore", tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miq, programi ynë, e thashë dhe njëherë, është programi i rikthimit të taksave te qytetarët. I garantoj fermerët e Dumresë, njerëz të mrekullueshëm që e kanë qëndisur Dumrenë dhe e kanë shndërruar në një nga zonat më të bukura, më panoramike të Shqipërisë dhe të Ballkanit, subvencionet do pesëfishohen për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi. Sa la në buxhetin 8 miliardë Edi Rama? 32 milionë për rreth 390 mijë fermerë. Shuma më qesharake. 230 milionë ka Maqedonia vetëm subvencionet.
U garantoj se subvencioni i fermerit shqiptar do jetë identik me fermerët e rajonit. Prodhimet tuaja do mbrohen në çdo sezon. Ballkani i Hapur i argatit të Vuçiçit hidhet në koshin javën e parë. Miq, ja ku është Banja. Hidrocentrali i Banjës u ndërtua para së gjithash si vepër vaditëse. A kanë investuar ndonjë qindarkë? Asnjë qindarkë. U garantoj se mandatin e ardhshëm, Dumreja dhe e gjithë zona do përfitojë nga vaditja nga ujërat e hidrocentralit të Banjës. Ky e shkretoi kombin. Shkretim në kuptimin që shqiptarët u larguan masivisht nga Shqipëria. Nga Dumreja kanë ikur rreth 60 përqind të banorëve të saj.
Dhe tani patronazhistët nga rrethet e tjera kanë lëshuar dhe marrin tokat tuaja. Unë u them këtu, larg duart nga tokat e Dumresë se në mënyrë absolute as një metër katror tokë, çka nuk është banor i Dumresë, nuk do t’i njihet. Dokumentet do të jenë ato që keni ju dhe çdo tjetër, çdo patronazhist që vjen, do të largohet dhe do të dënohet për vepër kriminale. Miqtë e mi, programi ynë për biznesin është për klimën më miqësore. Unë garantoj bizneset e vogla se energjia do të shitet me 6 lekë nga 18 që e blejnë sot. Tarifa e ujit do përgjysmohet. Tarifat e sipërfaqes publike do të pjesëtohet me 5.
Tavanet për TVSH-në dhe tatim fitimin do rriten në 180 mijë euro. Pra, një hapësirë e re për biznesin e vogël. Për bizneset e tjera, taksa e sheshtë 10 përqind. TVSH 15 përqind. Energjia 6 lekë. Shqipëria do ketë një seri zonash industriale. Vendi me tërheqës për investimet e huaja. Motorët e punësimit të shqiptarëve dhe rritjes së mirëqenies do ndizen me të gjithë fuqinë. Kështu që ne ecim të sigurt drejt Belshit madhështor, Elbasanit madhështor, Shqipërisë madhështore.
TIRANA- Qeveria ka ndryshuar 10 ditë përpara zgjedhjeve, për herë të parë për këtë vit buxhetin e vitit...
BELSH- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim elektoral në Belsh. Berisha tha se dëshironte të p&eum...
DIMAL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Dimal të Beratit. Rama ka ironizuar partitë e reja në ...
DIMAL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Dimal të Beratit. Rama tha se çdo alternativë veç ...
LIBRAZHD- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Librazh në kuadër të zgjedhje të 11 majit e cilës...
LIBRAZHD- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit në Librazh në kuadër të zgjedhje të 11 majit u ka ga...
DIMAL- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Dimal ka prezantuar një nismë të qeverisë. Gjatë fjalës së tij Ram...
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur falenderime, me anë të një postimi në rrjetet sociale, p&...
TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka denoncuar ditën e sotme se si punëtorët po dalin në punë edhe pse d...
TIRANË- Aktivistja Elona Caslli ka publikuar në Facebook një video të Ministres së Shtetit Për Rininë dhe Fëmij&e...