Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

KOSOVA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, uroi Kosovën me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Në mesazhin e tij thuhet se Shtetet e Bashkuara “e kanë mbështetur me krenari rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë një vend sovran, demokratik, multietnik dhe i begatë”.
“Paqja rajonale, siguria dhe zhvillimi ekonomik mbeten thelbësore për prosperitetin e qëndrueshëm të Kosovës”, thuhet në mesazhin e sekretarit Rubio.
Një ditë më herët, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka pranuar një mesazh urimi edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump. Aty thuhej se Trump e “përgëzon popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë” dhe vë në pah “qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces”.
Kosovën e uroi edhe presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, duke rikujtuar se shteti i tij, në shkurt të vitit 2008, ishte ndër vendet e para që njohu shtetësinë e saj.
“Gjatë këtyre viteve, kemi thelluar vazhdimisht bashkëpunimin tonë, qoftë në politikat e sigurisë, në reformat për përafrimin me BE-në apo në fushën e politikave të klimës dhe energjisë”, thuhet mes tjerash në urimin e presidentit gjerman.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se “përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet”.
"Franca mbetet një aleate e përkushtuar e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë stabilitetin, zhvillimin dhe perspektivën evropiane të saj”, thuhet në mesazhin e presidentit Macron.
Në mesazhin e presidentit të Italisë, Sergio Mattarella, thuhet se vendi i tij “mbetet një partner i përkushtuar i Kosovës” dhe se ai mbështet “përparimin e saj drejt integrimit euroatlantik dhe fuqizimin e demokracisë dhe stabilitetit në rajon”.
“Jam shumë i kënaqur që shtetet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe pres ta forcojmë më tej miqësinë tonë”, tha në mesazhin e tij të urimit mbreti britanik, Charles III.
Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve të tjerë perëndimorë. Vendi sot njihet nga më shumë se 100 shtete të botës, por nukë është ende anëtar i Kombeve të Bashkuara, apo i organizatave të tjera si Bashkimi Evropian e Këshilli i Evropës. Për të avancuar drejt integrimit, Kosovës i duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë. Dy vendet janë në negociata për rreth 14 vjet, por ende larg qëllimit përfundimtar./ REL
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) aty ku...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) paradi...
KQZ TIRANË - Kuvendi ankimon në KAS (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve) vendimin e KQZ-së për bllokimin e nismës s&...
KOSOVA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar Kosovën me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. ...
Foto ilustruese KOSOVË - Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë së saj, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008....
KOSOVA- Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje festive me rastin e 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Kryeministri i Kos...
Kurti, Osmani KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë marr pjesë në ceremoninë e  ...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me 17 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në nj&eum...
TIRANA- Kuvendi zhvillon sot seancën plenare me të njëjtin rend të së enjtes së kaluar. Seanca e shkuar u ndërpre nga ...
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të parqaqitet ditën e sotne në Prokurorinë e Posaçme në zbat...