Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

TIRANË-Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Akil Kraja në je deklaratë për mediat është shprehur se krijimi i një Banke Shqiptare të Zhvillimit është një angazhim i fortë programit qeverisës të Partisë Demokratike dhe në shërbim të promovimit të produkteve ‘Made in Albania’. Kraja shtoi se një angazhim i tillë është deklaruar për herë të parë në vitin 2012, dhe që u përfshi sërish në programin e PD-së në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
Ai theksoi se kryeministri Edi Rama duke e tjetërsuar tërësisht nëpërmjet një procedure legjislative të përshpejtuar ka paraqitur në parlamentin shqiptar kopjen më të keqe të mundshme të këtij projekti. Si[as tij varianti i Ramës për Bankën Shqiptare të Zhvillimit has në kundërshtimin e ekspertëve të Bankës Botërore dhe të Komisionit Europian në Shqipëri. Ai shtoi se edhe vetë qeveria është e ndërgjegjshme që ky projekt mbart rreziqe të larta për kursimet e shtetasve shqiptarë, ndaj propozon që Shteti, pra taksa-paguesit, do të duhet të garantojnë 100% të depozitave në rast të shfaqjes së problemeve të portofolit të financimit.
Deklarata e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Akil Kraja:
Krijimi i një Banke Shqiptare të Zhvillimit është një angazhim i fortë programit qeverisës të Partisë Demokratike, në shërbim të promovimit të produkteve ‘Made in Albania’. Një angazhim i cili është deklaruar për herë të parë në vitin 2012, dhe që u përfshi sërish në programin e PD-së në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Por duke e tjetërsuar tërësisht nëpërmjet një procedure legjislative të përshpejtuar, Edi Rama i paraqet parlamentit shqiptar kopjen më të keqe të mundshme të këtij projekti.
Varianti i Edi Ramës për Bankën Shqiptare të Zhvillimit has në kundërshtimin e ekspertëve të Bankës Botërore dhe të Komisionit Europian në Shqipëri. Por jo vetëm, edhe institucionet bankare dhe ato financiare janë shprehur gjithashtu kundra në bllok. Qeveria shqiptare, në një proces jo-transparent dhe jo-konsultativ, propozon krijimin e një Banke shtetërore e cila parashikon të mbledhë depozitat e qytetarëve shqiptarë, tërësisht jashtë kuadrit mbikëqyrës të Bankës qendrore të Republikës së Shqipërisë.
Kjo do të thotë që paratë e shqiptarëve, do të investohen në kredi e financime nga nëpunësit e kësaj Banke shtetërore, jashtë rregullave strikte të mbikëqyrjes që u aplikohen bankave private në vend. Më tej, projekt-ligji parashikon që kjo mbledhje e kursimeve të parave të qytetarëve shqiptarë, do të bëhet nëpërmjet rrjetit të zyrave të Postës Shqiptare. Një institucion me një drejtim thellësisht politik, për të mos thënë militantesk, Posta Shqiptare nuk ka as kompetencat, teknologjitë, proceset e nevojshme për të mbledhur depozitat e shqiptarëve. Theksojmë se Posta Shqiptare nuk është e licencuar të ushtrojë një aktivitet financiar nga Banka Qendrore e Shqipërisë.
Edhe vetë qeveria është e ndërgjegjshme që ky projekt mbart rreziqe të larta për kursimet e shtetasve shqiptarë, ndaj propozon që Shteti, pra taksa-paguesit, do të duhet të garantojnë 100% të depozitave në rast të shfaqjes së problemeve të portofolit të financimit. Një zgjidhje e cila bie ndesh me ligjin shqiptar të sigurimit të depozitave i cili parashikon një tavan prej 2.5 milion lekësh.
Në përmbyllje, projekt-ligji në formën aktuale, jo vetëm parashtron një konkurrencë të padrejtë ndaj bankave private, jashtë çdo mbikëqyrjeje profesionale nga Banka qendrore, por qartazi hedh hije dyshimi se mund të jemi përballë një projekti piramidal ku me paratë e shqiptarëve, financohen nisma private okulte e kriminale, si ato që janë hasur nën petkun e statusit të investitorit strategjik.
Shembulli skandaloz e korruptiv sesi fondet e AZHBR-së vidheshin nga familjarët e pushtetarëve socialistë në vend që të mbështesnin fermerin shqiptare, dëshmon qartazi se Banka Zhvillimore e Ramës është institucioni më i ri për të garantuar mega-vjedhjen e radhës.
Partia Demokratike angazhohet të mbështesë prodhimet Made in Albania dhe çdo sipërmarrje eksportuese nëpërmjet skemave transparente, me impakt real dhe në bashkëpunim me sektorin financiar në vend. Kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar një Shqipëri realisht madhështore.
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar ...
TIRANË-Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat ka folur në lidh...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në "X" ka reaguar në lidhje me tragjedinë që ...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut...
TIRANË- Kreu i Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi përmes një postimi ka bërë me dije se ditën e s...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që u mbajt këtë pasdite para Kryeministrisë p&...
Protesta TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me protestën që...
dITëLINDJA TIRANË - Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, ka surprizuar këtë të shtunë kryetaren e Ku...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat pas mbylljes së protestës që u mbajt k...
Bardhi TIRANË - Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar se mbyllja e TikTok është sipas tij një tentati...