POLITIKE

PD dënon bilancin alarmant të dhunës kundër protestuesve dhe kërkon hetim: Rama është çakorduar

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Korrik 2026, 18:37
PD dënon bilancin alarmant të dhunës kundër protestuesve dhe

Protesta e sotme e cila nisi që prej orës 08:30 të ditës së sotme, përpara ambienteve të Kuvendit, u shoqërua me tensione e përplasje. Ndërsa në orën 10:00 nisi edhe seanca plenare, protestuesit të pajisur me vezë kanë hedhur vezë drejt  deputetëve. Ndërkohë policia ka shoqëruar edhe disa persona.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe PD e cila ka dënuar bilancin alarmant të dhunës policore kundër protestuesve dhe kërkon hetim: Rama është çakorduar.

Deklaratë e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë në Kuvend, deputetit të PD, Klevis Balliu:

Dhuna ndaj shqiptarëve që protestojnë, sipas një të drejte universale që ua jep Kushtetuta dhe Konventat ndërkombëtare, është dëshmi e qartë se Edi Rama, i rrethuar dhe çakorduar, ka lënë propagandën dhe ka kapur shkopin e gomës, gazin lotsjellës dhe mjetet e represionit kundër qytetarëve. Bilanci i protestës së sotme para Kuvendit është alarmant. Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve shëndetësore, 17 persona kanë marrë trajtim mjekësor në QSUT dhe në Spitalin Universitar të Traumës. Në QSUT janë paraqitur 10 protestues: 4 janë trajtuar në Urgjencë dhe 3 të tjerë në shërbimin e Toksikologjisë, ndërsa në Spitalin Universitar të Traumës ka marrë trajtim 1 protestues.

Përtej këtij bilanci, gjatë protestës janë dëshmuar raste ku disa të rinj janë dhunuar nga persona të paidentifikuar, ndërsa qytetarë janë shoqëruar dhe arrestuar për akte simbolike proteste, si hedhja e vezëve. Këto ngjarje kërkojnë hetim të plotë dhe transparent, sepse në një shtet demokratik askush nuk duhet të dhunohet apo të privohet nga liria për shkak të ushtrimit të së drejtës për të protestuar. Partia Demokratike dënon çdo akt dhune joproporcionale kundër protestuesve dhe rikonfirmon edhe njëherë se e vetmja zgjidhje janë kërkesat e protestës qytetare dhe plotësimi i tyre.

Sjellja e Policisë së Shtetit ngre shqetësime serioze. Në vend që të garantojë rendin dhe të mbrojë qytetarët, ajo vepron si strukturë në mbrojtje të pushtetit politik, duke ushtruar dhunë dhe represion kundër protestuesve.

I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë çdo përdorim të paligjshëm, të pavend dhe disproporcional të forcës, të identifikojë personat e paidentifikuar që ushtruan dhunë ndaj të rinjve, si dhe të verifikojë ligjshmërinë e shoqërimeve dhe arrestimeve të qytetarëve për akte simbolike proteste. Shqipëria nuk mund të jetë një vend ku protestuesit dhunohen, arrestohen për një vezë dhe trajtohen si kriminelë, ndërsa hajdutët e parave publike mbrohen me gaz që të mos i kapë një domate.

E gjitha ka vetëm një zgjidhje dhe ajo gjendet te thirrja e protestuesve që po gjëmon në shesh dhe anekënd: Rama, jepe dorëheqjen!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan