Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka dhënë sot një deklaratë për mediat ku tha se ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu sapo mori detyrën me anë të Urdhrit Nr. 523, datë 15 shtator 2023, i delegoi Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola, kompetencat e saj. Vangjeli tha se Sekretari i Përgjithshëm, përveç të ardhurave nga paga, sigurohet të marrë edhe nja 10 mijë euro pagesa për honorare dhe pjesëmarrja në borde apo këshilla drejtues konkretisht nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Universiteti i Tiranës.
Sipas Vangjelit, gradimi në detyrë i sekretarit të përgjithshëm u krye edhe pas bëmave të këtij të fundit ku përmendim denoncimin lidhur me një universitet të pa akredituar, që si pasojë kishte lënë pa matrikulluar studentët pavarësisht se ata paguan 7 mijë Euro për vit akademik. Vangjeli thotë se përgjigja epike e Tolajt kur ai u pyet për këtë shqetësim ishte se mars nuk kishte mekanizma kontrolli, pasi ky rast kish të bënte me një marrëdhënie kontraktuale midis studentit dhe universitetit.
Ajo shton se së fundmi sipas mediave, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dhënë masën disiplinore largim nga shërbimi civil të Sekretarit të Përgjithshëm së MARS, Erzen Tola si pasojë e shkeljeve të rënda gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e tij. Zëdhënësja e PD-së thotë se Manastirliu refuzon të zbatojë sanksionet e vendosura nga (KLSH) .
"Ministrja që nuk dihet tamam çfarë pune bën meqenëse ka deleguar kompetencat nëpër vartësit e saj, edhe pse ndodhet në Shqipëri, dhe gëzon shëndet të plotë për të ushtruar detyrën e ngarkuar nga ligji dhe pranuar nga vetë ajo, nën shembullin e Edi Ramës, i ‘mban peng’ vartësit e kapur në shkelje për ti përdorur më pas si ‘mish për top’ në zbatimin e urdhrave antiligjorë e duke përjashtuar veten nga firma", tha Vangjeli.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Ogerta Manastirliu, ministrja e kallëzuar në Spak, e cila propozonte dhe kryeministri miratonte, blerjen e letrës higjienike me procedura të konsideruara si ‘sekret shtetëror’, sapo mori detyrën si Ministre Arsimi, me anë të Urdhrit Nr. 523, datë 15 shtator 2023, i delegoi Sekretarit të Përgjithshëm, Erzen Tola, kompetencat e saj.

Nga ana tjetër, super Sekretari i Përgjithshëm, përveç të ardhurave nga paga, sigurohet të marrë edhe nja 10 mijë euro pagesa për honorare dhe pjesëmarrja në borde apo këshilla drejtues konkretisht nga:
-Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin,
-Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar,
-Ministria e Arsimit dhe Sportit,
-dhe Universiteti i Tiranës.
Gradimi në detyrë i super sekretarit të përgjithshëm u krye edhe pas bëmave të këtij të fundit ku përmendim:
-denoncimin e emisionit investigativ ‘Stop’ lidhur me një universitet të pa akredituar, që si pasojë kishte lënë pa matrikulluar studentët pavarësisht se ata paguan 7 mijë Euro për vit akademik.
Përgjigja epike e Tolajt kur ai u pyet për këtë shqetësim ishte se MARS nuk kishte mekanizma kontrolli, pasi ky rast kish të bënte me një marrëdhënie kontraktuale midis studentit dhe universitetit.
-denoncimin tjetër, nga presidenti i Federatës Shqiptare të ‘Kick & Thai Boxing’ për mbivendosjen e një tjetër federate në aktivitetet e saj (Federatës Shqiptare e ‘Kick Boxing), duke akuzuar drejtpërdrejt Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (MAS) dhe denoncuar Erzen Tolën si përgjegjësin kryesor të këtij grupi korruptiv dhe të strukturuar në MARS.
Gjithashtu, dëshmia në prokurori e drejtorit të projekteve i cili deklaroi se ka marrë porosi me e-mail nga Sekretari i Përgjithshëm, Erzen Tola, ku i kërkohej që ‘të vlerësohet me prioritet’ zbatimi i porosisë së të vetëprezantuarës si ‘mbesa e Edi Ramës’, duke tërhequr nga hunda me një email gjithë sistemin arsimor.
Së fundmi sipas mediave, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka dhënë masën disiplinore largim nga shërbimi civil të Sekretarit të Përgjithshëm së MARS, Erzen Tola si pasojë e shkeljeve të rënda gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e tij.
Mirëpo ministrja e kallëzuar në SPAK, refuzon të zbatojë sanksionet e vendosura nga (KLSH) .
Natyrshëm lind pyetja …përse refuzon?
Natyrshëm vjen dhe përgjigja…
Ministrja që nuk dihet tamam çfarë pune bën meqenëse ka deleguar kompetencat nëpër vartësit e saj, edhe pse ndodhet në Shqipëri, dhe gëzon shëndet të plotë për të ushtruar detyrën e ngarkuar nga ligji dhe pranuar nga vetë ajo, nën shembullin e Edi Ramës, i ‘mban peng’ vartësit e kapur në shkelje për ti përdorur më pas si ‘mish për top’ në zbatimin e urdhrave antiligjorë e duke përjashtuar veten nga firma.

LEZHA- Në portin shqiptar të Shëngjinit, erërat e ftohta bregdetare të nëntorit t’i bëjnë duart mavi. Pamja e si...
Donald Trump SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të vendosë 25 për qind tarifë ndaj importeve nga Kanadaja...
Ilir Meta TIRANË - Partia e Lirisë njofton se do të mbajë Konventën e saj në Tiranë, 100 ditë pas arrestimit të...
Ilirjan Celibashi TIRANË - Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ndarë disa udhëzime në l...
TIRANA- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka reaguar pasi Këshilli Drejtues i RTSH vendosi pezullimin...
KOSOVA- Miroslav Lajçak ka përfunduar zyrtarisht mandatin pas thuajse 5 vitesh si i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e platformës "Plug and Play", është nda...
Belind Këlliçi TIRANË- Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, përveç protestës s&...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm këtë të premte në eventin që po zhvillohet te Piramida, ku po...
TIRANA- Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve në seancën e sotme shqyrtoi veprimtaritë publike të 13 institucioneve për periudhë...