Ndezi qëllimisht zjarrin në Petë të Vlorës, arrestohet 52-vjeçari
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skender Hita zhvilloi një takim në Shkodër me strukturat e drejtorisë ve...
Gazetari Julian Hoxhaj ka reaguar pasi emri i tij dhe emisioni “Plug”, pjesë e Syri TV, janë përmendur në një audiopë...
Qytetarët e Fushë-Arrëzit u helmuan një javë më parë nga uji i pijshëm. Lajmi konfirmohet nga Instituti i Shëndet...
39 deputetë të Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike i janë drejtuar Kuvendit me kërkesën për ngritjen e...
Turistja holandeze 34-vjeçareje i shpëton përdhunimit në ishullin grek Kos Artikulli i plotë Telegraaf Një grua holande...
Dy grabitje janë shënuar gjatë 10 ditëve të fundit në qarkun e Beratit, ku dy biznesmenë janë bërë pre ...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënate fundit sa i përket situaës me zjarre në Vend. Njoftohet se gjatë 24 orëve t&...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish ndaj asaj që e cilëson si amnisti fiskale të maskuar nga qeveria, duke e përshkruar si një rrezik të menjëhershëm për ekonominë dhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Në një video postuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se gjatë javës së kaluar ka informuar zyrtarisht Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian për pasojat që sjell ky proces, i cili sipas saj shkel parimet kushtetuese dhe cenon barazinë para ligjit të bizneseve që operojnë ndershmërisht në vend. Ajo deklaroi se PD ka dërguat një letër drejtuar Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian.
Sipas deputetes demokrate, amnistia hap kanale të reja për pastrimin e parave, veçanërisht për subjekte të paidentifikuara dhe të pandershme, duke e bërë sektorin e ndërtimit edhe më të ekspozuar ndaj parave informale. “Ky sektor është kthyer në një gangrenë për ekonominë shqiptare dhe amnistia vetëm sa e thellon këtë problem”, u shpreh Tabaku.
Ajo nënvizoi se prej javësh i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Financave transparencë për skemën e ashtuquajtur “paqe fiskale”, duke kërkuar publikimin e listës së përfituesve. Tabaku kërkon që qytetarët dhe bizneset të dinë nëse mes tyre ka kompani me borxhe fiskale, përfituese koncesionesh, tenderash apo PPP-ve.
“Transparenca është çelësi. Nëse qeveria këmbëngul të ecë përpara me këtë projekt, duhet të garantojë llogaridhënie dhe kontroll”, deklaroi Tabaku.
Ajo kujtoi se Shqipëria ka detyrime të qarta në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe përgjegjësi të forta për monitorimin e pastrimit të parave dhe parandalimin e burimeve ilegale që hyjnë në ekonomi. Sipas saj, amnistia vendos pikëpyetje të mëdha për çdo operacion biznesi dhe cenon sigurinë e gjithë klimës së investimeve.
Në fund, Tabaku theksoi se këto shqetësime janë përcjellë tashmë zyrtarisht në Parlamentin Europian dhe në Komitetin e Stabilizim-Asociimit, ndërsa opozita do të vazhdojë të ngrejë zërin për rreziqet ekonomike, juridike dhe strategjike që sjell amnistia fiskale.
“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë ekonominë e vendit dhe interesin publik, duke kundërshtuar çdo projekt që hap rrugë pastrimit të parave dhe dëmton të ardhmen europiane të Shqipërisë”, deklaroi Tabaku.
Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në ‘A Krasta Show’ ka bërë një sërë akuzash të forta ndaj asaj që e cilës...
Avokati, Genc Gjokutaj, tha se ish-kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini, ka qenë një nga partizanet më të mëdha të Re...
Deputeti demokrat i Lushnjës, Saimir Korreshi foli me ironi nga salla e seancës plenare. Mes ironisë, ai ka treguar se Lushnja ka problem me kana...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se rektorja e Kolegjit Evropian, Frederica Mogherini do të zhvillonte një vizitë në...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi u përfshi në debate në seancën parlamentare me deputetin e Partis...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi foli sot në Kuvend në lidhje me rritjen e pensioneve, që sipa...
Nga Andi Bushati Edi Rama është përfshirë në një kryqëzatë kundër drejtësisë për të mbroj...
Organizata ndërkombëtare ActionAid ka depozituar një kallëzim pranë Gjykatës së Auditit, duke denoncuar qeverinë italian...
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk arriti të marrë të martën një vendim unanim për pranimin ose jo të kërkesës...
Në seancën dedikuar problemeve të qytetarëve, deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka ngritur si shqetë...