POLITIKE

PD prezanton Alternativa AI/ Berisha: Edi Rama sharlatani më madh i epokës së urtësisë artificiale

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Maj 2026, 19:18
PD prezanton Alternativa AI/ Berisha: Edi Rama sharlatani më madh i

PD ka zhvilluar ditën e sotme Departamentin e Inteligjencës Artificiale, si një nga format inovative për përmirësimin e strukturave, organizimit dhe komunikimit brenda partisë.

Ai theksoi se vendi ndodhet në një epokë teknologjike të fuqizimit të mendjes dhe se përdorimi i inteligjencës artificiale duhet të jetë i lidhur ngushtë me demokracinë dhe shtetin ligjor.

Berisha përmendi gjithashtu Mira Muratin, arkitekte e ChatGPT, si shembull të avantazheve të kësaj epoke, ndërsa kritikoi udhëheqësit aktualë për mungesë vizioni dhe kompetence

"Mirëmbrëma dhe një përshëndetje shumë të përzemërt.

Një falënderim të përzemërt për Denisën, për ekspozenë e saj të shkëlqyer, Florianën për moderimin e këtij takimi për një zhvillim shumë të rëndësishëm.
Ne sot, të gjithë sa jemi këtu, jemi banorë të një epoke të re.
Jemi të gjithë qytetarë të epokës së urtësisë artificiale. Unë do ta quaj urtësi se është fjalë shqip.
E vërteta është se në qoftë se revolucionet teknologjike kanë çelur epoka në historinë e njerëzimit, urtësia artificiale ka çelur epokën e saj, por ajo nuk është e ardhmja, ajo është e sotmja, ajo jemi ne, janë smartfonët tanë, i kemi këtu aplikacionet, është përdorimi i saj.
Pra ne jemi banorë të një epoke, e cila në rrafshin teknologjik është padyshim epoka më e ndritur e njerëzimit.
Në qoftë se, po të marrim revolucionet teknologjike, me revolucionin e makinës së avullit, me elektricitetin, njeriu shumëfishoi forcën e tij fizike, me revolucionet e mëvonshme, me revolucionin dixhital krijoi epokën e re të komunikimit.
Kurse me epokën e urtësisë dixhitale krijoi epokën e fuqizimit të mendjes dhe trurit të tij.
Nuk ka pasur kurrë një epokë interesante si kjo.
Pak për hyrje, se ne shqiptarët kemi një koincidencë fatlume në këtë epokë.
Njëri nga personalitetet më të rëndësishme të saj është një vajzë nga Vlora, e famshme sot në më të famshmit e teknologjisë në botë, Mira Murati, arkitekte e ChatGTP.
Janë këta sharlatanë të kësaj epoke, që emëruan ministren e parë bot, në trupin e të cilës pas kontrollit nuk u gjet qoftë dhe një qelizë e vetme urtësi artificiale.
Për t’u bërë të famshëm si kryesharlatanët e kësaj epoke.
Dhe kjo është jashtëzakonisht keq.
Kjo tregon, e tha Denisa, në fund të fundit, liderët e ardhshëm të kësaj epoke do jenë liderët të cilët janë armatosur me të gjithë avantazhet e saj.
Avantazhe të jashtëzakonshme në qoftë se ato përdoren në përputhje me rregulla të caktuara, në kuadër gjithnjë të një shteti ligjor.
Rregullat më kryesore për ata që drejtojnë, për ata që merren me politikë, që duhet të përcaktohen në përdorimin e saj, duhet të jenë ato të funksionimit të demokracisë dhe shtetit ligjor", tha ai. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?