POLITIKE

'Për lirinë, kundër hajdutërisë'/ Nënkryetari i FRPD: Arrestimet politike s’na frikësojnë! Rinia do ngrihet më 20 shkurt

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2026, 14:42

'Për lirinë, kundër hajdutërisë'/

Nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Jurgen Spaho, deklaroi se arrestimet politike nuk do t’i frikësojnë protestuesit dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për presion dhe shantazh ndaj të rinjve.

Sipas Spahos, protesta është një e drejtë kushtetuese dhe qytetare, ndërsa theksoi se të rinjtë do të ngrihen kundër korrupsionit, varfërisë dhe shpopullimit. Ai kërkoi që Rama të japë llogari për situatën ekonomike, arsimin dhe procesin e integrimit në BE.

Spaho ftoi të rinjtë në protestën e radhës do të mbahet më 20 shkurt, duke e cilësuar si një moment vendimtar për të rinjtë dhe për ndryshimin politik në vend.

DEKLARATA E PLOTË:

Nëse Edi Rama mendon se do të na frikësojë me arrestime politike sepse protestojmë, e ka gabim.

Ky dëbues serial i bashkëmoshatarëve tanë nga Shqipëria, me qëllim ndërtimin një sistemi ku të mbretërojë i qetë me bandën e tij qeveritare, mendon se me anë të arrestimeve politike do na frikësojë dhe shantazhojë, ashtu siç bën me patronazhistët e tij.

Protesta është një e drejtë universale dhe kushtetuese, që nuk na e ka dhënë një pinjoll i ish-bllokut komunist, por prindërit tanë, që në vitin 1992 u ngritën nën moton e “duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, rrëzuan sistemin dhe tërhoqën bustin e diktatorit zvarrë.

Ata nuk kishin se si ta mendonin që 35 vjet më pas do dilte një pjellë e atij sistemi që mendon se do persekutojë edhe bijtë e tyre.

Në kushtet ku është Shqipëria, me korrupsionin, varfërinë, mungesën e ligjit, detyra jonë është një dhe vetëm një: të ngrihemi kundër sistemit dhe askush mos mendojë se gjuha kërcënuese do na zmbrapsë.

Të rinjtë janë ata që bëjnë ndryshimin, të rinjtë janë ata që rrëzojnë diktatura.

Ky është momenti ynë. Kjo nuk është thjesht një protestë, por është një detyrë qytetare, kundër shpopullimit dhe kundër mbrojtjes së hajdutërisë. 

Problemet politike, psikologjike dhe me drejtësinë të Edi Ramës nuk na interesojnë. Ka ardhur koha që të japë llogari për lënien e Shqipërisë jashtë dyerve të BE-së, për cilësinë e arsimit, për varfërinë, për eksodin, për ikjen e të rinjve.

Prandaj i themi Edi Ramës: gjuhën e nxjerrë jashtë për përbaltjen tonë dhe urdhërin e arrestimit të protestuesve, sic bëri në Durrës, as nuk ta durojmë, as nuk ta falim. 

Protesta e radhës është më 20 shkurt, ditën që u tërhoq zvarrë busti i diktatorit dhe rinia do të jetë aty sic ishte para 35 vitesh.

Diktatorët të njëjtin fund kanë.

Në rast se s’e ka mësuar, ky është problem i tij, jo i joni. 

Faleminderit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?