Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për sot
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së se të denoncosh krimin e lidhur me kryeministrin Edi Rama, sipas tij, do të thotë të të ndërsejnë të gjitha institucionet e shtetit kundër teje. Berisha tha se sot më shumë se kurrë duhet të flasë guximi i opozitës. Ai shtoi se qëndrimi i tyre do jetë: një opozitë me të madh dhe të vogël, me të gjithë ata që guxojnë, në protestë, në protestë, në protestë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Sot është një thirrje, opozita e cila në vlerësimin tim, pavarësisht nga problematikat, nga dobësitë, nga të metat, nga kompleksi, por ajo përsëri është një opozitë e vërtetë. Përsëri deputetët e saj bëjnë gjithçka të jenë interpretë të interesave më të mira të qytetarëve shqiptarë. Të denoncosh krimin e lidhur me Edi Ramën, do të thotë të të ndërsejë të gjitha institucionet e shtetit kundër teje.
Do të thotë të të vendosë në arrest pa asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument. Do të thotë të të dënojë me burg. Atëherë, në këtë situatë, në këtë gjendje, apo kësaj situate, opozita duhet t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb. Të dashur anëtarë të kryesisë së PD, të dashur demokratë, të dashur qytetarë! Sot, më shumë se kurrë duhet të flasë guximi i opozitës. Secili prej nesh ka bërë dhe do bëjë detyrën e vet me denoncime në emër tuaj, në emër të qytetarëve. Por, këto janë absolutisht të pamjaftueshme.
Këto vetëm sa kanë nxitur, kanë inkurajuar dorën e zezë të terrorit të qeverisë ndaj opozitës. Atëherë, cili do jetë qëndrimi ynë? Qëndrimi ynë do jetë një opozitë me të madh dhe të vogël, me të gjithë ata që guxojnë, në protestë, në protestë, në protestë. Qëndrimi ynë do jetë përqafimi i modelit të rezistencës në rrugë, në shesh, të përballjes dhëmb për dhëmb si objektivi më madhor absolut. Me këtë regjim që nuk njeh Kushtetutë. Me këtë regjim që bën gjithçka që të mos ketë opozitë.
Me këtë regjim që trajton Shqipërinë si plaçkë personale, si çiflig. Po prapë të kthehemi edhe njëherë aty ku theksova, pa një opozitë sovrane, nuk ka sovranitet të brendshëm. Po të ishte puna për sovranitet të jashtëm, Enver Hoxha nga mëngjesi gjer në darkë sfidonte të gjithë botën. Po ishte Shqipëria një vend sovran? Ishte një vend pa sovranitet të brendshëm. Kjo betejë duhet të kuptohet jo betejë për individin, as për Salianjin, as për Berishën, as për Metën, as për Mediun. Por kjo betejë është një betejë për një opozitarizëm që i bën të qartë qeverisë se nuk mund të veprojë kurrë kështu siç po vepron.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbeldhjen e Kryesisë së PD-së ...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marr pjes pr mes nj lidhje online në mbledhjen e Kryesisë së PD-s...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie se nuk ka asnjë vend...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marr pjes pr mes nj lidhje online në mbledhjen e Kryesisë së PD-s...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së se...
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka treguar se vendimi politik, sipas tij, i dhënë ndaj tij me urdhër të kryemi...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së se...
Bylykbashi TIRANË- Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë nga Apeli për dënimin me burg ...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalin e tij para mbështetësve të mbledh...
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili u dënuar me një vit burg me vendimin e lënë në fuqi nga Gjyk...