Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij para grupit të PPE në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, deklaroi se rreziku më i madh ekzistencial për shqiptarët është droga dhe shndërrimi i vendit në një shtet narkotik.
Berisha denoncoi presionin e qeverisë ndaj mediave, duke kujtuar rastin kur një televizion kritik ndaj qeverisë u rrethua nga policia dhe ushtria, ndërsa kompjuterët me dosje kundër ministrave u sekuestruan.
Lideri demokrat tha se edhe në Parlament janë shkelur hapur Kushtetuta dhe rregullat, pasi programi i qeverisë u votua në vetëm 28 minuta pa debat.
Berisha u ndal edhe te lidhjet me kartelet e drogës, duke theksuar se antimafia italiane ka zbuluar një takim të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në Aruba me bosët e drogës për të investuar në Shqipëri.
“Kartelet shqiptarë përcaktojnë çmimin e kokainës në Europë. Vetëm dy persona trafikonin 28 ton kokainë nga Paraguai në Roterdam e Antuerp”, tha Berisha.
“Një shtet narkotik nuk është vetëm kërcënim për kombin ku ndodhet, por për rajonin dhe Europën”- përfundoi Berisha.
Fjala e plotë e Sali Berishës:
Ka disa zhvillime në të njëjtin drejtim. Pra, një nga televizionet e pakta kritike ndaj regjimit, një natë e gjeti veten të rrethuar nga policia dhe ushtria. Ata nuk lejuan gazetarët të hynin brenda, pavarësisht vendimit të gjykatës.
Megjithatë, Kryeministri nuk u shqetësua. Ata sekuestruan kompjuterët ku gazetarët investigativë kishin dosje kundër ministrave. Dhe deri më sot, vendimi i gjykatës nuk është zbatuar. Ata nuk janë në ambientet e tyre. Është një presion i tmerrshëm mbi median. Por e njëjta gjë ndodh edhe në Parlament.
Zoti President, qeveria e re dhe programi i saj, programi katërvjeçar, u votuan për 28 minuta. 28 minuta. Mbi bazën e një skenari të përgatitur mirë. Duke shkelur Kushtetutën, duke shkelur gjithashtu edhe rregullat e Parlamentit. Ata votuan me urdhër të Kryeministrit në sallë. Votuan për 28 minuta.
Ky ishte debati. Kur ne, si opozitë, kërkuam të vihej një mocion për debat mbi programin e qeverisë, u refuzua. Të drejtat kushtetuese dhe të drejtat që burojnë nga rregullat e Parlamentit të deputetëve nuk respektohen aspak.
Tani, pas kësaj, ka shumë të dhëna se ata kanë instaluar një sistem të thellë përgjimi të internetit. Në një moment, ata bllokuan TikTok-un. Ne po e verifikojmë, por ka të dhëna shumë të qarta, kristal, se kjo ka ndodhur.
Kryeministri e ndien veten si një sheik apo emir, që shkon qytet më qytet dhe shkarkon vetë kryebashkiakët e tij, këshilltarët dhe drejtorët. Ne e kemi njoftuar Kongresin e Autoriteteve, ata do të sjellin më herët një mision për të parë situatën, sepse nuk ka autonomi, nuk ka asnjë autonomi të pushtetit vendor.
Zoti President, këtu kjo është bërë krejt normale.
Miqtë folën për kërcënime të ndryshme, kërcënimin rus, kërcënimin tjetër, kërcënimin tjetër. Për shqiptarët, kërcënimi më i madh ekzistencial është droga. E vërteta është, e vërteta është se, ne do t’ju informojmë ju, kolegë të nderuar, me dokumente dhe materiale, por çfarë ka dalë? Ka dalë nga antimafia italiane që përfaqësues të qeverisë shqiptare kanë bërë një takim në Aruba me kartelet më të larta të drogës.
Cili ishte qëllimi i takimit? Qëllimi ishte një marrëveshje për të investuar paratë e tyre në Shqipëri. Por kushdo që vjen në Shqipëri ose sheh të dhënat e Eurostat-it, do të gjejë që indeksi i ndërtimit në Shqipëri është tre herë më i lartë se mesatarja për Bashkimin Europian. Ndërkohë që industria, bujqësia po bien, janë në recesion.
Dhe ende raporti ndërkombëtar për zgjedhjet nuk ka dalë. Vetë Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm janë të përfshirë drejtpërdrejt në ushtrimin e presionit mbi vëzhguesit ndërkombëtarë për të ndryshuar raportin e parë paraprak.
Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Këto janë zhvillime, jo pozitive, por ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën. Kjo është.
Një shtet narkotik nuk është vetëm një kërcënim i madh për kombin ku ndodhet, por për rajonin dhe për Europën. Të dhënat e fundit tregojnë se kartelet shqiptare të drogës përcaktojnë çmimin e kokainës në të gjithë Europën.
Vetëm një person, dy persona, u gjetën se në një vit kishin trafikuar 28 ton kokainë nga Paraguai në Roterdam dhe, mendoj, edhe në Antuerp dhe Belgjikë.
Këto janë zhvillime, jo pozitive, por ne po mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Kjo është.
Ka nisur punimet Komisioni për Çështjen e Brendshme dhe Mbrojtjes. Në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i Partisë ...
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes është mbledhur sot për herë të parë. Pas hapjes së ...
Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi gjatë ditës së sotme se, “në raportin e fundit, Departamenti...
Opozita po diskuton disa emra si kandidatë për Bashkinë e Tiranës. Deri më tani, emrat që po diskutohen janë Edlira Ç...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka dhënë detaje nga takimi me Partinë Demokratike në lidhje me kandidatin që do t&eu...
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar të martën e 30 shtatorit nj&eu...
Partia Demokratike ka zhvilluar sot negociata me Partinë Mundësia për një emër konsensual si kandidat për Bashkinë e Tiran&eu...
Habi dhe humor është shkaktuar në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie zyrtare të “Diellës”, ministre...
Departamenti i Shtetit e përzuri nga zyrat e veta. Por ish ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim kishte menduar për ditët e saj t&...
I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv ka qenë demokrati Dorian Teliti. Në bisedën në studio është...