Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Përfundojnë punimet e Samitit të Komunitetit Politik Europian me pjesëmarrjen e 47 liderëve europianë ku u diskutua mbi sfidat më të mëdha që po përballon kontinenti, përfshirë sigurinë, agresionin rus, emigracionin.
Në përfundim të punimeve Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryeministren daneze Mette Frederiksen, e vendit mikpritës së presidencës së radhës, dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp. Në fjalën e tij, Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe përfaqësimit të përbashkët në strukturat e BE-së.
“U bëmë bashkë 54 anëtarë, për të zhvilluar një diskutim të rëndësishëm, intensiv dhe të hapur, për një Evropë të re. Kam vërtet kënaqësi të them që që nga fillimi, në Tiranë kemi një përkushtim për t’i mbajtur vlerat dhe parimet që udhëheqin shoqëritë tona. Jemi pjesë e një tregu 600 milionësh dhe na takon ta shndërrojmë këtë potencial në rezultate konkrete për vendin tonë,” u shpreh ai, duke vënë theksin tek ndërtimi i një “skuadre bashkërenduese” në zyrën e Presidentit të Këshillit Evropian.
Rama njoftoi gjithashtu se në samit u morën vendime konkrete për strukturimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të KPE-së. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen theksoi se situata gjeopolitike e ka bërë të domosdoshme forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Evropës.
“Ky forum është shumë i rëndësishëm, sepse Europa po përballet me një sërë sfidash. Ju përmendët disa prej tyre. Ne jetojmë në një botë gjithnjë e më të pasigurt. Rusia po përpiqet të shkatërrojë rendin ndërkombëtar.
Riarmatimi i Europës duhet të jetë prioriteti ynë. Çështja numër një është siguria, dhe kjo vlen edhe për Ukrainën. Duhet të ushtrojmë presion mbi Rusinë përmes sanksioneve më të forta.
Ne përfaqësojmë një treg shumë të madh dhe duhet t’i japim fund varësisë nga nafta dhe hidrokarburet ruse”, u shpreh ajo.
Frederiksen konfirmoi se SHBA ka kërkuar një armëpushim 30-ditor në Ukrainë dhe sinjalizoi se nëse nuk arrihet një marrëveshje, mund të ndërmerren sanksione të reja kundër Rusisë, përfshirë në sektorët e naftës dhe energjisë.
Kryeministri Edi Rama mbështeti idenë për më shumë investime në mbrojtje, por theksoi se Europa nuk duhet të harrojë vlerat që e kanë dalluar gjithmonë.
“Nuk kam asgjë kundër, përkundrazi mbështes plotësisht idenë që Europa duhet të investojë më shumë në kapacitetet e saj të mbrojtjes. Kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër lidhet me vetë identitetin e Europës, një kontinent që ka qenë gjithmonë përfaqësues i vlerave që të tjerët i kanë pasur zili. Edhe vetë BE është produkt i një ëndrre që dikur dukej fëmijërore, por ndodhi. Armiqtë historikë u bënë aleatë strategjikë.
Kemi një të ardhme që duhet ta mbrojmë. Duhet të punojmë në të dy drejtimet për mbrojtjen dhe për forcimin e vlerave europiane”.
Një tjetër prioritet diskutimeve të samitit të KPE-së ishte emigracioni, që në disa vende është pothuajse i pakontrolluar dhe me pasoja të shumta sipas kryeministres danaze Mette Frederiksen.
Danimarka do të mirëpresë Samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian në vjeshtën e këtij viti. Të dy liderët shprehën besimin se ky proces do të forcojë më tej bashkëpunimin mes shteteve evropiane, përballë një realiteti global gjithnjë e më të ndërlikuar./ Monitor
TIRANË- Një shtrëngim duarsh zyrtar dhe një foto zyrtare nuk mjaftuan. Ndërsa kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ecte në qil...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa po fliste në konferencën e përbashkët me homologen e tij daneze, Mette Frederiksen u shpreh se t&...
TIRANË- Kryeminstrja e Danimarkës, Mette Frederiksen gjatë fjalës së saj në konferencë me kryeministrin Edi Rama ka fo...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij foli në lidhje me procesin e zgjerimit të BE-së. Ai theksoi se samiti i s...
TIRANË- Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët me kry...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë konferëncës së përbashkët me homologen e tij, Mette Frederiksen u pyet në lid...
TIRANË- Kryeminstrja e Danimarkës, Mette Frederiksen gjatë fjalës së saj në konferencë me kryeministrin Edi Rama ka folur n...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me kancelarin e Austrisë, Christian Stocker, princin e Monakos Alberti II dhe kryeministrin e...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka folur para mediave në lidhje me protestën që po zhvillohet nga opo...
BERAT- Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në Berat. Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga në lagjen 10 korriku të B...