Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar përgjimet e SKY ECC ku sipas tij aty ka çopëza të vërteta që lidhin Kryeministrin Rama me bandat. Berisha theksoi se përgjimet tregojnë qartë emrat e përmendur ku janë të përfshirë: Altin Dumani, Taulant Balla, Olsi Rama dhe Fatmir Xhafaj, etj.
Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi edhe një herë objektivin kryesor të PD-së siç është krijimi i Komisionit të të Vërtetës. Berisha i bëri thirrje opinionit ta mbështesë këtë nismë pasi sipas tij krijimi i këtij komisioni është një detyrim madhor para qytetarëve shqiptarë.
"Pra, krahas votës së lirë, detyrë kryesore tjetër, objektiv kryesor tjetër i PD është krijimi i Komisionit të të Vërtetës. Çopëza nga këto të vërteta kanë rrjedhur dhe ato janë të lemerishme. Ato tregojnë se Edi Rama është i lidhur edhe në krime të shëmtuara me bandat. Çilido që lexoi statusin e gazetarit guximtar Elton Qyno, kuptoi se pse banditi Altin Dumani urdhëroi rrëmbimin e tij në mes të rrugës. Sepse Qyno në regjistrimet që dispononte, kishte emrin e padronit të banditit Dumani, emrin e Edi Ramës.
Kjo vetëm në një aspekt. Për të tjera iu lakua emrin në Belgjikë Edi Ramës, që ia nxori televizioni belg. Taulant Balla është omniprezent në veprimtarinë e bandës së Elbasanit, e bandës së Shkodrës, e bandave të Fushë Krujës, është omniprezent në veprimtarinë e të gjitha bandave. Bandat emëruan ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e përgjithshëm të poliçisë. Ju keni konstatuar se ka dy vite që nuk kapet një kg kokainë në portin e Durrësit se ai tani është biznes shtetëror.
Disponohen dokumente të pakundërshtueshme, zyrtare që ata të çiklët iu paraqitën publikut shqiptar si heronjtë e fëmijëve tanë, janë monstrat e fëmijëve tanë dhe qytetarëve shqiptarë. Ky komision është i një rëndësie fondamentale për ndarjen e politikës nga krimi në Shqipëri. PD qëndron e vendosur dhe kërkon mbështetjen e opinionit publik me bindjen më të thellë se pa nxjerrë para opinionit të vërtetat e këtyre lidhjeve me krimin, të Edi Ramës, po jo më pak të Olsi Ramës, Taulant Ballës, por natyrisht Fatmir Xhafës, Gjiknur e me radhë. Po së fundmi edhe Spirogjoka nuk del e pafajshme, jo.
Nuk ishte rastësi që shkoi në Shkodër dhe Edi Rama i mësoi asaj pikërisht atë që një grua nuk duhej ta thoshte kurrë. U shndërrua në ndrikull dhe adaptoi atë fjalor që e mban mend sot mbarë Shqipëria. Ndaj dhe njëherë i bëj thirrje opinionit të mbështesë këtë nismë, me të çilën ne do bëjmë gjithçka për të rritur ndjeshmërinë në Shqipëri dhe botë. Krijimi i këtij komisioni është një detyrim madhor para qytetarëve shqiptarë," tha Berisha.
Berisha TIRANË- Gjykata e posacme ka marrë vendimin ditën e sotme në lidhje më seancën paraprake për ish-kryeministrin S...
Foto ilustruese TIRANË- Gjashtë persona janë priceduar penalisht pas tensioneve të regjistruara ditën e djeshme para Kuvendit. Pol...
Foto ilustruese TIRANË- Grupi Parlamentar i PD-së, siç edhe e kishte paralajmëruar, ka kallëzuar në SPAK nënkrye...
ilirjan celibashi TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor u miratuan me 5 vota pro rregullat për regjistrimin e vot...
selia e pd TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar dy qarqet, Elbasan dhe Durrës, ndërsa u kërkoi një mendim edhe 10 p...
Foto ilustruese SERBI- Një lider “autoritar dhe i korrupruar” që për më tepër i ka tejet të dukshme&nbs...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se kushdo që ka lejuar futjen e forcave speciale...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat ka ...
ervin hoxha TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka theksuar në një deklaratë për mediat se policia ditën e djeshme...
foto nga seanca e djeshme TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është duke përgatitur propozimin për të ndë...