Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku si të përfshirë të një përgjim ku i ka kërkuar një shumë të madhe parash një biznesmeni për një tender.
"Lubi Balluku është përgjuar në një bisedë telefonike duke i kërkuar një shumë të majme një biznesmeni për një tender" u shpreh Berisha gjatë konferencës me gazetarët në selinë blu.
Fjala e Sali Berishës:
Qytetari dixhital informon se Lubi Balluku lakohet shumë në bisedën telefonike të një biznesmeni me një person tjetër.
Lakohet për një tender, në të cilin Lubi Balluku, sipas biznesmenit, ka kërkuar një përqindje të majme për të akorduar tenderin.
Sipas qytetarit dixhital, ky regjistrim i është dërguar kreut të organizatës kriminale, Edi Rama, nëpërmjet famozit Ergys Agasi.
Mënyra se si është bërë regjistrimi, nuk kam të dhëna nga qytetari dixhital.
Por ai pohon dhe insiston se ky regjistrim është dërguar dy javë më parë në zyrën e Edi Ramës.
Natyrisht ky regjistrim nuk e ka penguar Edi Ramën të emërojë atë zëvendëskryeministre, pasi me Lubinë e lidhin aferat e tmerrshme korruptive.
E lidh tuneli i Llogarasë, në të cilin del se kanë futur në xhep jo 50 milionë, por 90 milionë euro.
E lidh bllokimi i supervizimit të ndërtimit të djegësit të Tiranës nga drejtoria që varej direkt nga Lubi Tuneli, dhe meqë Rama ishte përfituesi kryesor i 130 milionë eurove të zhdukura, kjo nuk ka dorëzuar qoftë një raport të vetëm të mbikëqyrjes, që është detyra me kontratë, të ndërtimit të djegësit, duke besuar se do lante duart me krimin e saj të shëmtuar dhe do fajësonte Erion Veliajn.
Theksoj këtu se Erion Veliaj në këtë çështjen e supervizimit është po aq fajtor sa vetë Lubia, pra janë bashkëfajtorë, sepse edhe ky ka pasur zotim me shkrim që do ta mbikëqyrë.
Por, as njëri, as tjetri nuk janë marrë me të.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
19 Shtator13:55
“Policia, gjoba fshatarëve për një avlli”, Rama e thotë me ironi, por ndëshkime s’ka
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot zyrtarisht ministren e re të Brendshme, Albana Koçiu, në një fjalim ku nuk munguan as tonet e forta nd...
POLITIKE
19 Shtator13:43
Shpërthimi te shtëpia e Xhelal Mziut, Berisha: U sulmua nga banditë shtetërorë, Edi Rama do mbajë përgjegjësi
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference për media të mbajtur ditën e sotme, komentoi mbi ngjarjen e rëndë t&eum...
POLITIKE
19 Shtator13:27
"Fajin e kanë ministrat, si çeta" – thotë Rama, por kush i zgjodhi?
Por kur bëhet fjalë për fenomene të përsëritura (p.sh. policia si “çeta” e ministrit të Brendshëm), k...
POLITIKE
19 Shtator13:35
Pranon dështimin, Rama: Ministria e Brendshme dhe ajo e Jashtme, të mbushura me injorantë, do ju vijë fundi!
Duke folur nga mbledhja e parë e qeverisë së re kryeministri Edi Rama u shpreh se administrata e Ministrisë së Brendshme dhe e Ministri...
POLITIKE
19 Shtator13:24
Jo vetëm Punët e Brendshme, Rama i shton Albana Koçiut të tjera detyra
Kryeministri Edi Rama theksoi nga mbledhja e parë e qeverisë së re se Ministria e Punëve të Brendshme, me në krye Albana Koç...
POLITIKE
19 Shtator13:15
Grupi Parlamentar i PD-së zyrtarizon kërkesën për shkarkimin e Niko Peleshi: Ka kryer 11 shkelje!
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike zyrtarizoi një kërkesë për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë...
POLITIKE
19 Shtator13:01
Dokumenti/ PD zyrtarizon kërkesën për shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar Kuvendi
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka zyrtarizuar kërkesën për shkarkimin e kryetarit të Parlamentit, Niko Peleshi.
Kërkesa ...
POLITIKE
19 Shtator12:30
“Të radikalizojmë aksionin”/ Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura në Grupin e PD-së/ Berisha: Të protestojmë para ambasadave!
Zbardhen diskutimet me dyer në mbyllura në Grupin Parlamentar të PD, një ditë më parë pas seancës së tensionua...
POLITIKE
19 Shtator12:04
“Para dhe pas 5 mln eurove”, Berisha publikon videon e ndryshimit të Spiropalit: Ndiqeni!
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar videon ‘e evolimit rrënjësor’ të Elisa Spiropalit.
‘Para dhe pas 5 m...
POLITIKE
19 Shtator11:48
Përplasjet në Kuvend/ Sekretariati i Etikës i bën qejfin Ramës, ndëshkon Bardhin dhe Krekën
Deputetët Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka u ndëshkuan në nisje të kësaj legjislature, pas seancës së ditësh së djesh...