Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për sot
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
TIRANË - Gazetarja Ola Xama ka komentuar, përplasjen që u regjistrua pasditen e djeshme në protestën para Ministrisë së Brendshme, mes drejtuesve të "Lëvizja Bashkë" dhe atyre të "Shqipëria Bëhet". Përmes një postimi në rrjete sociale, Xama shkruan se nga ajo përplasje u kuptua se synimi i vetëm për të gjithë ata që thirrën protestë, ishte protagonizmi dhe jo kërkesa e llogaridhënies për institucionet publike.
Xama shton se përplasja e djeshme tregoi sipas saj se dy anëtarët e lëvizjeve përdorin ‘mish për top’ njerzit dhe groposin kauzat, ndërsa shton se këta të fundit nuk kanë asnjë ndryshim nga ata që na udhëheqin sot.
Reagimi i Gazetares Ola Xama:
Mendoj se përplasja që ndodhi në protestën e organizuar për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes së oficerit të policisë Azbi Spahiu, nxorri dhe njëherë hipokrizinë e klasës politike shqiptare. Kësaj radhe të partive të reja, të cilat premtojnë se sjellin një alternativë shprese dhe dallojnnë veten nga forca politike që na qeveris apo ajo që na ka qeverisur.
Në të gjithë këtë ngjarje u kuptua se synimi i vetëm për të gjithë ata që thirrën protestë, si për “Lëvizjen Bashkë” dhe për forcën “Shqipëria Bëhet” ishte protagonizmi dhe jo kërkesa e llogaridhënies për institucionet publike.
Kur një forcë thërret një protestë, merr lejen për të dhe fton të gjithë pa përjashtim (madje pritej të bashkoheshin dhe demokratët), nuk ka si qëllim kontrollin e saj apo të atyre që flasin, por kauzën. Dhe kauza në këtë rast ishte që institucionet të tregonin, hetonin dhe konstatonin nëse ngjarja me arrestimin e djalit të një prej biznesmenëve më të mëdhenj në Shqipëri Samir Mane, çoi për shkak të presionit një punonjës publik drejt vetëvrasjes?
Mendoj se sa më i madh të ishte numri i pjesëmarrësve në protestë, aq më i fortë do të ishte dhe presioni mbi institucionet publike. Sa më shumë zëra të flisnin aty, aq më shumë do të zgjaste protesta. Sa më shumë diversitet të kishte nga ngjyrimet politike, aq më shumë do të fitonte qëllimi i saj. Madje për mua do të ishte mirë që të kishte dhe socialistë, njerëz të pakënaur me modelin e kapjes së shtetit dhe standardin e dyfishtë që përdor policia e prokuroria me njerzit e pushtetshëm.
Thirrja për ndërhyrjen e policisë për t’i hequr fjalën kryetarit të një force politike (Adriatik Llapaj) se nuk kishte regjistruar emrin e respektuar radhën, apo insistimi me arrogancë i tij se nëse nuk flas unë ‘le të digjet bota’, tregon qartë se interesi i të dyja partive nuk është instalimi i standardeve të mirëqeverisjes, por kush fiton më shumë pikë politike se po vijnë zgjedhjet.
Kjo mund të duket një e drejtë legjitime e çdo force politike, nëse nuk e vemë në kontekstin se si kanë rrjedhur ngjarjet.
Pasi dëgjuan për protestën, familjarët e policit kërkuan me lutje që çështja të mbetet private pasi vihet në rrezik shëndeti i tij. Ndaj protesta pas kësaj kërkese do të legjitimohej vetëm nëse kauza dhe qëllimi i saj do të ishin më të mëdha se një individ, dhe do të synonin që të vinin përpara kërkesës së llogarisë institucionet në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten. Por të rrezikosh shëndetin e një polici që të zihesh se kush merr më shumë vota, nuk të bën asnjë dallim nga ata që ne dyshojmë se shtynë Azbi Spahiun drejt vetëvrasjes.
Çfarë kemi dëgjuar deri më sot nga këto parti është morali i lartë që ofrojnë se do të sjellin në skenën politike dhe të qeverisjes. Por mjafton të shohësh si përplasen, si akuzojnë pa asnjë letër e provë njëri-tjetrin, si përdorin ‘mish për top’ njerzit dhe groposin kauzat, dhe kupton se nuk kanë asnjë ndryshim nga ata që na udhëheqin sot. Nuk dallojnë fare nga mediat e kapura, nga biznesmenët oligarkë e politikanët e korruptuar që shkelin çdo parim për para e pushtet. Dhe këta njësoj, sot për pushtet e protagonizëm, nesër mbase për para.
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 30 janar seancën gjyqësore për padinë e bërë ng...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur ditën e sotme inaugurimin e Presidentit të...
TIRANË- Koordinatori i PD për rajonin e Tiranës Klevis Balliu, tha se 21 Janari për Edi Ramen është ditëlindja e pusht...
DAVOS- Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale për komentet lidhur me "21 janarin". Rama shpreht se ka shumë gjëra p...
TIRANA- Familjarë dhe të afërm të 4 të vrarëve në protestën e 21 janarit 2011 kanë zhvilluar homazhe n&...
TIRANA- Ditën e sotme shënohen 14 vite nga protesta e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” në Tiran&eum...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku përkujton tragjedinë e protestës s&eu...
Protesta TIRANË- Aktivistja Gresa Hasa ka reaguar së fundmi përmes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" në ...
ilir meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon qëndrimin në burgun "313" në kryeqytet, pasi GJKKO...
adriatik lapaj TIRANË- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar pas incidentit të regjistruar me drejtuesit e Lëvizjes B...