Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Nga Basir Çollaku
Pra, shkurt e ashiqare, ish-ambasadoresha amerikane në Tiranë, Yuri Kim, pas pensionimit në USA, është punësuar në Shqipëri, meqë kompanisë ku sojnikja shkoi drejtoreshë, sipas vetënjoftimit, merr së paku 100 mijë dollarë taksa shqip në ditë, pa prodhuar kokërr kilovati energji. Hajër qoftë por, telashet janë të hapura për këtë biznes-dosje të paprekur ende nga hetimi, nga këllqet e munguara të Prokurorive të përgjithshme e të përveçme.
Një incinerator më vete janë termocentralet bangladeshase të tërhequr deri në Vlorë, sa për pak përfunduan në Gjermani, por u mirëpritën nga nahia jonë, nga ndikimi i ish-diplomates, tashmë pensioniste halli dhe drejtoreshë qejfi. Duart e Ramës janë aty në këtë bereqet ngushëllimi diplomatik, për të mbajtur në këmbë ushtrinë e tij mbështetëse e lobuese, në këtë fazë ku sherifi i ri amerikan, ka tjetër mendim për Tiranën zyrtare narkotike, nga sa kishte klani “Soros”. Ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim lajmëroi në platformën X, se është punësuar drejtoreshë në kompaninë amerikane të hidrokarbureve Exxonmobil. Kim, pas ofertës shkarkim me dashje, në mars 2025, për të mos hetuar administrativisht punët në detyrë, pranoi largimin nga DASH si fundkarrierë diplomatike. Ndërsa historitë penale, nuk janë llogari e mbyllur.
Kim dhe ministresha Bela, në sagën Tigrat 1 e 2 në Tiranë, nuk janë një histori luaneshash, sajuar nga kontribut macesh të pushtetit shqiptaro-amerikan, si përfitues të fshehur. Ajo mund të gjendet në prova rreth konfliktit të interesit në përfshirjen e kësaj historie energjie, gjatë kohës së mandatit në Tiranë, ku episode kritike nga Irani dhe Turqia janë të pazbardhur plotësisht. Ajo u bë dukshëm ballina e suksesit, gjoja ekonomik, duke shpikur nga zëvendësja e Ramës, zonja Balluku, një emergjencë energjetike, për të mundësuar një kontratë me akuza të forta korruptive të anijeve me emra xhungle.
Në këtë dosje me hartë Shqipëri-Amerikë e Turqi-Iran, dalin emra kompanish të sanksionuara nga Uashingtoni. Këtu ka vend të pyesësh çdo autoritet ligjor, politik e diplomatik, se përse Struktura e Posaçme u soll ndaj këtij skandali kaq madhor, në mënyrë të përveçme, duke u heshtur?! Balluku ka mjaft dosje ku gjendet e përmendur dhe prokurorët mezi çapiten për verifikime e veprime. Helbete ka prej tyre në gjykata e prokurori, ku nderet e motrës komisionere e drejtuese në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në procesin e rivlerësimit, janë mbajtur shënim. Ndaj, njëra dorë lanë karrigen e të dyja bashkë groposin dosjet. Kulmin, tigreshë Kim e bëri në vendin tonë kur turfulloi në oborrin e PD, se do hahej atë ditë e këndej vetëm bar, nëse nuk veprohej sipas oreksit të Ramës.
Me kthimin në Amerikë e nën administratën Trump, u bë një trashëgimi e racës së tigrit. Këtu urdhëronte prokurorë e gjyqtarë të merrnin vendimet siç nuk thonin provat. Sulmi ndaj logos së PD për ta mbajtur dhunshëm paligjshmërisht aty ku donte shefi i saj, vëllezërit e Aleksit në Tiranë, Edi dhe Erion, ishin teprim pa shkak. Charls McGonigal është një tjetër mesele korruptive me sekrete të shumta penale, ku ambasadorja ka shpjegime për të dhënë për eprorët e drejtësinë e vendit të saj. Ndërsa Balluku si minsitre e linjës dhe zëvendëse e Ramës, është ekzekutorja e bindur e këtij projekti korruptiv, ku mbi 100 milionë euro të taksave tona, kanë dalë nga buxheti drejt arkave të Tigrave. Por nuk është vetëm kaq. Pjesa turke dhe iraniane e kësaj dosjeje, ngarkon me kosto mosveprimi strukturën e Posaçme, e cila krenohej me dekorata, ndërsa urdhëruesit përlanin miliona me lopata. E siç dihet, çdo perandori është shumë e fortë, deri dhjetë minuta para shembjes. Tigrat nisën punësimet e maceve si shpërblim i kontributit në bërjen e kontratave. Macet nuk kanë pasaporta shtetesh, janë gjithkund njëlloj. Prokuroria nën një tjetër orkestër qëndrimesh amerikane, mund të zgjohet para dimrit edhe për këtë ngjarje të madhe korruptive, qeveritare e diplomatike.
Mbledhjet e konstituimit të komisioneve parlamentare nisën me akuza mes palëve politike. Në mbledhjen e parë të Komisionit pë...
Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook. Nga burgu i Durrësit paralajmëron se d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij para grupit të PPE në Asamblenë Parlamentare të Këshilli...
Ka nisur punimet Komisioni për Çështjen e Brendshme dhe Mbrojtjes. Në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i Partisë ...
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes është mbledhur sot për herë të parë. Pas hapjes së ...
Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi gjatë ditës së sotme se, “në raportin e fundit, Departamenti...
Opozita po diskuton disa emra si kandidatë për Bashkinë e Tiranës. Deri më tani, emrat që po diskutohen janë Edlira Ç...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka dhënë detaje nga takimi me Partinë Demokratike në lidhje me kandidatin që do t&eu...
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar të martën e 30 shtatorit nj&eu...
Partia Demokratike ka zhvilluar sot negociata me Partinë Mundësia për një emër konsensual si kandidat për Bashkinë e Tiran&eu...