
Teksa mijëra të rinj shqiptarë vijojnë të largohen nga vendi për shkak të mungesës së mundësive dhe pagave të ulëta, qeveria e Edi Ramës duket se ka zgjedhur një tjetër zgjidhje për krizën e fuqisë punëtore: importimin e punëtorëve nga vende të largëta aziatike. Pas Filipineve, radha i ka ardhur Indonezisë.
Qeveria shqiptare pritet të lidhë një marrëveshje me qeverinë e Indonezisë për sjelljen në Shqipëri të punonjësve emigrantë për sektorin e turizmit dhe mikpritjes. Lajmi është bërë i ditur nga vetë autoritetet indoneziane.
"Indonezia po i afrohet hapjes së mundësive të reja të punës në Evropë përmes një memorandumi mirëkuptimi (MM) të planifikuar me Shqipërinë mbi punësimin e punëtorëve migrantë indonezianë në industrinë e mikpritjes shqiptare", njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Punonjësve Migrantë në Indonezi.
Iniciativa është diskutuar nga zëvendësministrja e Mbrojtjes së Punëtorëve Migrantë Indonezianë, Christina Aryani, gjatë një takimi me të Ngarkuarin me Punë të Shqipërisë në Indonezi, Nikson Ballço, në Xhakarta më 15 qershor 2026.
Sipas autoriteteve indoneziane, marrëveshja do të krijojë kuadrin qeveritar për rekrutimin e punëtorëve, ndërsa procesi i punësimit do të zhvillohet përmes agjencive private dhe kompanive të specializuara.
"Memorandumi i Mirëkuptimit do të bëhet baza e bashkëpunimit midis Ministrisë së Mbrojtjes së Punëtorëve Emigrantë dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë", deklaroi Aryani.
Ajo theksoi se Shqipëria po paraqitet si një treg në rritje për turizmin europian dhe se ka nevojë për fuqi punëtore shtesë në sektorin e mikpritjes. Në vend që të krijohen kushte për kthimin ose mbajtjen e shqiptarëve në vend, qeveria shqiptare po kërkon zgjidhjen te tregu i punës në Azi.
Përgatitjet për marrëveshjen lidhen edhe me vizitën e planifikuar të ministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në Indonezi në fund të korrikut 2026, ku pritet të finalizohen detajet e bashkëpunimit.
Ndërsa eksodi i shqiptarëve vazhdon prej vitesh dhe bizneset ankohen për mungesë punonjësish, qeveria po orienton politikat e saj drejt zëvendësimit të fuqisë punëtore të larguar me emigrantë nga vende të tjera, një strategji që kritikët e shohin si pasojë të dështimit për të mbajtur qytetarët shqiptarë në vend.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
16 Qershor11:49
‘Spiegel’: Edi Rama drejt rrëzimit, e vetmja pyetje është se sa gjatë do bashkëjetojë ai me shqiptarët
Revista e madhe gjermane, ‘Spiegel’, shkruan se protestat në Shqipëri po e çojnë qeverinë e Edi Ramës drejt rr&eum...
POLITIKE
16 Qershor11:42
5 mbiemrat dhe udhëtimet fantazmë të Irena Gjokës/ Kalaja: Manipuloi sistemin TIMS, kush e amniston do të kallëzohet
Në një deklaratë për mediat nga GJKKO dhe SPAK, avokatja Adriana Kalaja ka bërë publike të tjera skandale që lidhen me...
POLITIKE
16 Qershor07:42
“Rama jep dorëheqjen”- Sot protesta e 17-të qytetare për largimin e kryeministrit! Sheshet dhe rrugët të mbushura plot
Si çdo ditë edhe sot në orën 18:00, mijëra qytetarë do të mblidhen sërish në protestën e 17-të pë...
POLITIKE
15 Qershor23:15
Protestuesit rikthehen sërish poshtë zyrës së Ramës: Jep dorëheqjen, arresto Ballukun
Protestuesit janë rikthyer sërish para godinës së Kryeministrisë në Tiranë duke vijuar thirrjet për dorëheqjen e kr...
POLITIKE
15 Qershor22:17
‘Protesta po tejkalon parashikimet’/ Vangjeli: Po tregojnë se Rama nuk është i pamposhtur…
Analisti Lorenc Vangjeli, në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, komentoi protestat qytetare që kanë përfshirë...
POLITIKE
15 Qershor22:02
Shkullaku: Nëse Rama do vazhdojë të mos reflektojë, kjo protestë do radikalizohet
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka deklaruar se protestat e zhvilluara në vend mun...
POLITIKE
15 Qershor21:37
Deputeti socialist kërkon arrestimin e organizatorit të marshimit drejt Rinasit: Ai maskarai duhet të burgoset që sot
Deputeti i Partisë Socialiste Ardit Bido, ka folur në lidhje me protestën e djeshme, ku qytetarët gjatë marshimit shkuan drejtë Ae...
POLITIKE
15 Qershor20:43
10 'Mëkatet' e mëdha të protestës
Nga Lutfi Dervishi
Që kur nisi protesta, ky vend nuk është më ai që ishte. Ka ndryshuar dhe jo për mirë.
Rënia e euro...
POLITIKE
15 Qershor20:35
Projekti në Zvërnec/ Deputeti gjerman u bën thirrje institucioneve europiane të reagojnë
Zëri i protestuesve shqiptarë kundër qeverisë Rama po dëgjohet anë e mbarë botës!
Anton Hofreiter, biolog, deputet i Bu...
POLITIKE
15 Qershor20:30
‘Delet janë bërë ujqër’/ Qytetari: Ky dhe është fe e atdhe! Populli po mposht shtetin dhe oligarkët
Një qytetar që mori fjalën në protestën e 16-të kundër qeverisë para Kryeministrisë deklaroi se lëvizja qyteta...