POLITIKE

"Piranjat" ekspozuan makthin te urgjenca QSUNT/ PD: Qeveria e promovon si sukses sistemin e shëndetësisës, realiteti për pacientët krejt ndryshe

r.ll Përditësimi i fundit 29 Mars 2025, 17:00
"Piranjat" ekspozuan makthin te urgjenca QSUNT/ PD: Qeveria e promovon
ilir alimehmeti

TIRANË- Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, në një deklaratë për media tha se emisioni investigativ "Piranjat" ekspozuar gjendjen e mjerueshme me të cilën përballen pacientët që kanë urgjenca mjekësore. Alimehmeti u shpreh se edhe pse qeveria e promovon si një sukses të madh sistemin e shëndetësisë, realiteti për pacientët që kërkojnë shërbime urgjente është shumë ndryshe.

"Urgjenca e QSUT pret qindra deri në mijëra raste në ditë për shkak se centralizimi i sistemit shëndetësor detyron që të gjithë të sëmurët të drejtohen vetëm në QSUT dhe pajisjet amortizohen me shpejtësi dhe nuk zëvendësohen, shtretërit nëpër pavione nuk janë të mjaftueshëm dhe nuk shtohen, ndërkohë që Kryeministri premton vetëm ndërtim hoteli dhe parking brenda në QSUT.", tha Alimehmeti ndër të tjera.

Ai shtoi se zgjidhje reale shërbimit shëndetësor i jep vetëm programi i PD për shëndetësinë, i cili sipas tij bazohet në, financimin e duhur të sektorit shëndetësor, decentralizimin e shërbimeve shëndetësore, dhe shtimin e numrit të mjekëve dhe dyfishimin e rrogave të mjekëve dhe infermierëve.

DEKLARATA E PLOTË E ILIR ALIMEHMETIT: 

Ditën e djeshme, gazetarët kurajozë të emisionit ‘Piranjat’ ekspozuan gjendjen e mjerueshme me të cilën përballen pacientët që kanë urgjenca mjekësore. Ndërkohë që Kryeministri e deklaroi sot ne shpalljen e programit si krenari të reformave në shëndetësi, pacientët në urgjencë përballen me kapacitete të kufizuara ambientesh, kapacitete të kufizuara pajisjesh dhe kapacitete të kufizuara personeli shëndetësor. Dhe çfarë pamë?

Mungesë shtretërish në urgjencë dhe pacientët shtrohen nëpër korridore ku kalon kushdo, pa asnjë privatësi dhe pa asnjë kujdes të dinjitetit të pacientit, sepse nuk ka vende nëpër pavione. Mungesë personeli shëndetësor ku, ata pak mjekë që janë, punojnë 16 deri në 24 orë në ditë, duke shkaktuar edhe rënie të cilësisë së shërbimit për shkak të lodhjes së pashmangshme fizike.

Mungesë aparaturash me vetëm një EKG prej tre muajsh në të gjithë urgjencën e QSUT, siç deklarohet nga stafi, ndërkohë që të tjerat janë prishur dhe nuk rregullohen sepse ‘nuk ka lekë’ dhe ‘drejtoria nuk paguan lekët’. Edhe nga dy skanerat e urgjencës ‘ka mbetur vetëm një… u prish tjetri’ shprehen ata. Ta kemi të qartë! Siç shprehet vetë Rama, ‘nuk janë individët që korruptojnë sistemin, por sistemi që korrupton individët’, dhe sistemi është krijuar nga vetë Rama.

Urgjenca e QSUT pret qindra deri në mijëra raste në ditë për shkak se centralizimi i sistemit shëndetësor detyron që të gjithë të sëmurët të drejtohen vetëm në QSUT dhe pajisjet amortizohen me shpejtësi dhe nuk zëvendësohen, shtretërit nëpër pavione nuk janë të mjaftueshëm dhe nuk shtohen, ndërkohë që Kryeministri premton vetëm ndërtim hoteli dhe parking brenda në QSUT.

Ky është rezultati i ‘Shëndetësisë falas’ miq! Dhe në fakt, vetë personeli këshillon të kthehemi te shembulli i Urgjencës së ashtuquajtur ‘të vjetër’ që e vlerësojnë si shembull funksional, ku shtretërit të ishin të ndarë dhe të veçuar nga njëri-tjetri për të krijuar privatësinë dhe përshtatshmërinë e shërbimit shëndetësor që garantohej më parë.

Modeli i propagandës fshehëse të Kryeministrit nuk i jep dot zgjidhje reale shërbimit shëndetësor! Zgjidhja jepet vetëm nga programi i Partisë Demokratike për shëndetësinë, i cili bazohet në, financimin e duhur të sektorit shëndetësor, decentralizimin e shërbimeve shëndetësore, dhe shtimin e numrit të mjekëve dhe dyfishimin e rrogave të mjekëve dhe infermierëve. Ne fokusohemi drejt modeleve funksionale të shëndetësisë! Ne do ta kthejmë Shëndetësinë Dinjitoze Ne do te kthejmë respektin për pacientin, për individin, për shqiptarin!

INVESTIGIMI I PIRANJAVE

3.5 milion thirrje të trajtuara dhe mbi 800 mijë misione të realizuar nga Shërbimi kombëtar I Urgjencës… Kështu deklaroi pak ditë më parë  Kryeministri Edi Rama në një takim me mjekë e infermier të këtij shërbimi. Duke u përpjekur të bëjë dallimin e Urgjencës Kombëtare para dhe pas qeverisjes socialiste.

A ka hyrë ndonjeherë Kryeministri në Urgjencën e QSUT, në një ditë të zakonshme pune, dhe pa lajmëruar se do të shkojë? Për këtë dyshojmë shumë…  Ndaj për ta informuar sa më mire Zotin Kryeministwr, bëmë një vëzhgim disa ditor, duke u përpjekur të sjellim sadopak fragmente të asaj se ccfarë ndodh brenda atyre mureve.

Sapo afrohemi, përvecc një numri të madh personash, brenda dhe jashtë ambienteve të urgjencës, gjëra e parë që arrijmë të dokumentojmë, është ky zotëri, që mbi kokë ka një infermiere dhe një mjeke, qe cila po e viziton mbi krevatin me rrota te nxjerrë nga autoambulanca mu në mes të kooridorit.Sepse me shumë gjasë, nuk ka vende të lira për ta sistemuar në një dhomë.

Ndërkohë në një tjetër korridor janë pozicionuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është duke bërë serum, ndërsa i është vendosur një kateter i improvizuar me një bidon uji, ndërsa dy të tjerët po qëndrojnë ulur në pritje të marrë asistencë nga personeli.

Në të njëjtin kooridor qëndron një tjetër I moshuar në karrocë, I shoqëruar nga një e afërme, edhe ai në pritje të mjekut. Sidoqoftë nuk jemi aty vetëm për të verifikuar praninë e pacientëve që kanë mbushur korridorin, por për të kuptuar edhe se si janë proccedurat për regjistrimin dhe më pas përkujdesjen ndaj tyre. Gjë që duhej të ishte normale, njëlloj si ccdo urgjencë në të gjithë botën.

Për këtë kemi vendosur të asistojmë një të sëmurë dhe bashkë me të nisim të kërkojmë mjekun nëper kooridore me shpresën se mes gjithë atyre njerzve do ta dallonim se cili ishte i duhuri për ne. Infermierja na orienton, por ndërsa ne presim të takojmë mjekun, ajo na dorëzon në duart e një kolegeje tjetër.

Një lloj stafete brenda korridoreve të urgjencës, ndërkohë që as këtë herë mjekun nuk e pamë. Infermierja e dytë na fut në një ambient ku më pas mësuam se kryhet EKG e zemrës. Krahas nesh, aty ka një numër të konsiderueshëm personash që presin në radhë. Një dhomë ekzaminimi në të cilën qëndrojnë të gjithë së bashku, pacientë dhe të afërm, pa minimumin e privatësisë. Dhe më keqja është që mungojnë dhe mjetet e punës…

Ikja e infermieres ka bërë që të gjithë të qëndrojnë me sy nga dera duke pritur rikthimin e saj. Kohë e mjaftueshme edhe për tu njohur me njëri tjetrin. Pasi kemi pritur rreth 15 minuta, më në fund pajisja erdhi, dhe infermierja iu fut menjëherë punës në prani të të gjithë pacientëve që janë aty në pritje… Ekzaminimi u bë vetëm për një paciente, dhe spina e EKG u hoq për tu marrë sërish nga infermierja, ndërkohë që në rradhë ishin edhe 5 pacientë të tjerë në pritje të këtij shërbimi. Sepse EKG-ja ka prioritete.

Pavarësisht këmbënguljes tonë, infermierja nuk na kushton aspak vëmendje dhe largohet bashkë me pajisjen e EKG duke na lënë në pritje edhe për 15 minuta të tjera.... Sepse më në fund arritëm të kuptojmë që në Urgjencën e QSUT, nuk mjafton vetëm mungesa e EKG që shëtit sa andej e këtej, por u dashka të kesh pas vetes një infermiere të dedikuar, sepse përndryshe nuk të merr askush përsipër.

Gjithsesi meqë e kemi detyrim të gjejmë një infermiere, dalim sërisht nëpër kooridore për ta kërkuar…Por në vend të saj, përballemi sërish me pacientët që pamë të shtrirë në kooridore, të cilët marrin shërbim në korridoret e spitalit. Një punonjës i urgjencës na pohon se në këtë repart, nuk ka EKG dhe se në funksion është vetëm 1 e tillë. Diskutimin e prishjes së aparaturave për të favorizuar klinikat private e kemi dëgjuar me dhjetra here, por kur e thotë dikush nga personeli i QSUT, atëherë gjërat bëhen më të besueshme.

Por ccfarë mbetet është fakti se urgjenca me e madhe në vend e cila pret me qindra pacientë në ditë, prej 3 muajsh ka në funksion vetëm 1 EKG, ndërkohë që edhe pjesa tjetër e pajisjeve nuk punon. A është gjithë kjo që pamë panorama e vërtetë e asaj ccfarë ndodh në urgjencën e QSUT? Për fat të keq jo, sepse ajo që do ju tregojmë i kalon kufijtë e ccdo imagjinate... dhe ka për protagonist stafin e këtij sektori, aq të vlerësuar nga kryeministri.

Është mbrëmja e 30 Janarit të këtij viti. Në hyrjen e urgjencës paraqiten dy të moshuar. Burri duket se ka probleme serioze shëndetësore, dhe gruaja e merakosur e cila e ndihmon për të ecur me vështirësi. Pasi qëndrojnë për disa minuta përballë recepsionit pa ia hedhur sytë askush, dy të moshuarit, marrin guximin t’i afrohen një grupi mjekësh dhe infermierësh. Por këta të fundit vijojnë bisedën të pashqetësuar, edhe pse janë vetëm gjysem metri distancë.

Por me sa duket, prania e ciftit të moshuar vetëm sa i jep bezdi atyre, dhe pas pak ccastesh largohen një nga një pa marrë mundimin t’i pyesin se ccfarë problemi kanë. Sorollatja e cciftit nëpër korridore zgjati për më shumë se një orë, deri kur më në fund dikush u kujtua që t’i sqaronte. Kaq e vështirë ishte që dikush t’i sqaronte që në fillim dhe t’i përcillte për tek hyrja, në vend që të silleshin sa majtas djathtas korridoreve të spitalit? Ndaj për këtë situatë kërkuam shpjegim pranë këtij reparti , ku shefja e observimit në Urgjencën e QSUNT, shprehu me shqetësim mungesën e kapaciteteve për të pritur pacientët dhe pranoi mungesën e pajisjeve mjeksore.

ilir alimehmeti urgjenca e qsut piranjat

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan