Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANA- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me inspektorët e zyrave arsimore të drejtorive rajonale, përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Ky takim kishte për qëllim diskutimin dhe planifikimin e masave për të siguruar që viti i ri shkollor të nisë mbarë dhe të përmbushë standardet më të larta të vendosura për institucionet arsimore në vend. Manastirliu nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe harmonizimit të punës mes institucioneve, për mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor.
“Kërkoj nga të gjithë drejtuesit e institucioneve të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë, një bashkëpunim dhe harmonizim më të mirë të punës tuaj. Është e domosdoshme që të kemi një organizim më efektiv të planit të masave, veçanërisht kur bëhet fjalë për verifikimet, monitorimin dhe inspektimet. Ky harmonizim kërkon që ju të jeni më të shpejtë, më ndërveprues, por mbi të gjitha, më të vendosur në këtë mision të përbashkët për të garantuar standardet më të mira dhe cilësinë më të lartë të sistemit arsimor. Standardet fillojnë të plotësohen vetëm nëse ka një koordinim të ngushtë dhe një përkushtim pa kompromis nga ana juaj,” iu drejtuar Manastirliu, inspektorëve dhe drejtuesve te institucioneve arsimore.
Në vijim Manastirliu theksoi domosdoshmërinë e përforcimit të bashkëpunimit me bashkitë për garantimin e kushteve infrastrukturore në shkolla, veçanërisht për ato që janë në proces rindërtimi ose rehabilitimi.
“Do të kërkoj nga ju që të intensifikoni punën me bashkitë për të siguruar që shkollat të jenë të gatshme për të hapur dyert më 9 shtator në kushtet dhe standardet më të mira. Kjo përfshin jo vetëm mirëmbajtjen e shkollave ekzistuese, por edhe përfundimin e projekteve të rindërtimit apo rehabilitimit në ato shkolla që janë në proces. Pjesa më e rëndësishme e punës suaj është të garantoni që çdo lëndë, në çdo shkollë, qoftë në zonat urbane apo rurale, të jetë e mbuluar nga mësues të kualifikuar. Nuk duhet të lejojmë që asnjë lëndë të mbetet pa mbulimin e duhur, sepse kjo do të dëmtonte cilësinë e arsimit që ne synojmë të ofrojmë për fëmijët tanë,” tha Manastirliu, duke i bërë thirrje inspektorëve të ndjekin nga afër procesin.
Manastirliu vuri gjithashtu theksin te monitorimi dhe inspektimi i shkollave private, duke kërkuar një angazhim të plotë për të siguruar që edhe këto institucione të përmbushin standardet e cilësisë.
“Kërkohet një angazhim 100% nga ana juaj për monitorimin dhe verifikimin në shkollat e arsimit privat dhe kopshte. Ky angazhim duhet të përfshijë monitorimin e infrastrukturës, verifikimin e licencave dhe sigurimin që të gjithë stafet pedagogjike të jenë të çertifikuara dhe të njohura sipas ligjit në fuqi. Fokusi ynë duhet të jetë garantimi i cilësisë së mësimdhënies dhe inspektimi i stafeve pedagogjike në institucionet e arsimit privat, për të siguruar që të gjithë fëmijët, qoftë në shkolla publike apo private, të marrin edukimin e merituar në përputhje me standardet e kërkuara,” theksoi Manastirliu.
Ajo u ndal edhe te procesi i rëndësishëm i shpërndarjes së librave shkollorë.
“Ditët e fundit të gushtit dhe fillimi i shtatorit janë kyçe për shpërndarjen e librave shkollorë falas. Është e rëndësishme që ky proces të ecë me ritëm, që të gjitha shkollat të jenë të furnizuara në kohë dhe nxënësit të marrin librat e tyre.”
Manastirliu, apeloi për një angazhim maksimal dhe përgjegjësi të lartë nga të gjithë aktorët e përfshirë, në mënyrë që fëmijët dhe prindërit të kenë besim në sistemin arsimor të vendit.
“Është shumë e rëndësishme që të garantojmë që fëmijët tanë, si dhe prindërit e tyre, të cilët presin standardet më të larta nga sistemi ynë arsimor, të jenë të sigurt se këto standarde do të përmbushen. Puna juaj është kyçe për të siguruar që viti i ri shkollor të fillojë në kushtet më të mira të mundshme dhe të vazhdojë me një cilësi të lartë arsimore përgjatë gjithë vitit.”
Genc Gjokutaj TIRANA- Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka aluduar për lidhje mes një gjyqtareje...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje mbarë shqiptarëve të bashkohen, kundë...
OHËR- Kreu i Partisë Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Ohër me kryeministrin e Maqedonisë s&eu...
Erion Veliaj TIRANË- Pak ditë para se opozita të denonconte faktin se Erion Veliaj do të marrë me qira ambiente për çe...
Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria TIRANA- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë më 21 gusht ankimimin e opozitës p&...
Giorgia Meloni ITALIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përgënjeshtruar lajmin se po planifikon të blejë vilë në...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha tha se kjo bandë kriminale nuk njeh ligj vendi, sepse ligjet e vendit detyrojnë një se...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se masakra, ekzekutimi, varja e 14 burrave të Mirdit&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se sot 17 gushti është një ditë në...
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka hapur një tendër të ri për planin e ri për ndryshimet klimaterike n&eu...