POLITIKE

“Po blihen votat nga PS!" Denoncimi i PD-së: Rrjeti i patronazhistëve është intensifikuar! Raportet i kemi dërguar te misionet e huaja

M.B. Përditësimi i fundit 9 Maj 2025, 16:00

“Po blihen votat nga PS!" Denoncimi i PD-së: Rrjeti i

TIRANA- Partia Demokratike ka denoncuar krimet zgjedhore, duke bërë publike emra dhe mbiemra të personave të cilat pretendojnë se po blejnë vota në Tiranë. Në një konferencë për shtyp, Albana Vokshi është shprehur se raportet i kanë dërguar zyrtarisht tek Misioni i Vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, tek Misioni i OSBE-së në Tiranë, në Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë, si dhe te disa përfaqësi të tjera dhe ambasada.

Ajo shtoi se rrjeti i patronazhistëve, i cili është reaktivizuar, është zgjeruar dhe puna e këtij rrjeti është intensifikuar, sidomos në ditët e fundit. Sipas saj, janë keqpërdorur edhe burimet publike. Ajo tha se janë 13 milionë euro të shpenzuara për tendera, të quajtur “asfalt elektoral” apo për punime të tjera.

Vokshi tha se hedhje zhavorri, punime të tjera, janë para të taksapaguesve shqiptarë, punime pa standarde, të cilat janë denoncuar në SPAK apo në prokuroritë e rretheve. Ajo theksoi se janë godina publike, shkolla dhe platforma zyrtare të qeverisë që janë përdorur për propagandë në favor të Partisë Socialiste.

Fjala e saj:

Qëllimi i kësaj konference për mediat është raportimi në lidhje me raportet e shumta të përditshme me informacion për shkeljet dhe manipulimet zgjedhore, kryesisht nga ana e Partisë Socialiste. Këto janë vetëm disa prej raporteve që ne i kemi dërguar zyrtarisht tek Misioni i Vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, tek Misioni i OSBE-së në Tiranë, në Delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë, si dhe disa përfaqësi të tjera dhe ambasada.

Gjetjet kryesore të raporteve, me përmbledhje, tregojnë se që nga muaji mars, kur kemi nisur të dërgojmë zyrtarisht, deri në ditët e fundit, është vënë re përshkallëzimi i blerjes së votës. Të gjitha raportet tregojnë një rritje të ndjeshme të rasteve të blerjes direkte të votës, veçanërisht në zonat rurale apo në komunitetet e varfra. Janë përdorur pagesa në para, ndihma ushqimore, koncentrat për blegtori, premtime për punësim informal në këmbim të votës. Ka video, dëshmi, foto dhe dëshmitarë okularë, të cilët kanë dëshmuar se funksionarë dhe kandidatë të Partisë Socialiste po shpërndajnë para apo premtojnë përfitime financiare ose përfitime të tjera kundrejt votës.

Kategoria e dytë është rrjeti i patronazhistëve, i cili është reaktivizuar, është zgjeruar dhe puna e këtij rrjeti është intensifikuar, sidomos në ditët e fundit. Janë mijëra punonjës të administratës publike, përfshirë mësues, punonjës të shëndetësisë, funksionarë vendorë, që janë mobilizuar me hir apo me pahir në fushatën e Partisë Socialiste. Të gjitha këto janë të faktuara, me foto, me video, me lidhje, me dëshmitarë. Presioni i patronazhistëve është shtrirë edhe në sistemin e arsimit, përfshirë edhe rektorë universitetesh, janë drejtorë bashkie dhe madje edhe diplomatë jashtë vendit janë reaktivizuar për të monitoruar, për të kontrolluar, për të kërcënuar dhe shantazhuar votën e qytetarëve.

Kategoria e tretë është keqpërdorimi i burimeve publike. Janë 13 milionë euro të shpenzuara për tendera, të quajtur “asfalt elektoral” apo për punime të tjera. Hedhje zhavorri, punime të tjera, janë para të taksapaguesve shqiptarë, punime pa standarde, të cilat janë denoncuar në SPAK apo në prokuroritë e rretheve. Janë godina publike, shkolla dhe platforma zyrtare të qeverisë që janë përdorur për propagandë në favor të Partisë Socialiste.

Kategoria e katërt, të cilën po e ndaj më vete sepse është shumë e rëndë në këndvështrimin e Partisë Demokratike dhe jo vetëm, është shkelja e ligjit zgjedhor dhe në veçanti të ligjit për arsimin parauniversitar dhe universitar. Për arsimin parauniversitar kemi keqpërdorim të fëmijëve në aktivitete partiake, shkollat janë kthyer në hapësira për propagandën e Partisë Socialiste dhe mësuesit janë detyruar të marrin pjesë në mitingje. Rasti më i fundit i denoncuar vetëm para pak minutash është urdhër direkt nga ana e Edi Ramës për të gjithë mësuesit dhe për të gjithë punonjësit e administratës arsimore që të marrin pjesë në mitingun përmbyllës të Partisë Socialiste. Por jo vetëm kaq – është kërkuar edhe të evidentojnë prezencën e të gjithë mësuesve apo stafit arsimor, me foto, me video, për të dëshmuar te eprorët e tyre se kanë qenë pjesë e mitingut përmbyllës.

Kategoria e pestë është manipulimi i votës së diasporës. Gjatë ditëve të fundit, koordinatorja politike për diasporën, zonja Jozefina Topalli, dhe këshilltari juridik i Partisë Demokratike, z.Franc Nuri, kanë evidentuar raste konkrete të manipulimit të votës së diasporës. Nuk do të ndalem gjatë në këtë pjesë.

Ajo që dua të theksoj më shumë është se Partia Demokratike ka krijuar një portal për krimin zgjedhor dhe në ndarje të këtij portali është “Muri i zi” i patronazhistëve. Po paraqesim, po publikojmë emra, me funksione, me qarqe, me bashki, patronazhistët e Partisë Socialiste. Është një punë në vijim. Ne falënderojmë çdo qytetar që po reagojnë dhe nuk po e pranojnë shantazhin nga ana e patronazhistëve, që po refuzojnë kërcënimin dhe shantazhin nga ana e tyre, që po denoncojnë si te faqja e Partisë Demokratike, te mjeti që kemi vënë në dispozicion, dhe të gjitha dëshmitë që na kanë ardhur dhe janë verifikuar nga strukturat e Partisë Demokratike i janë referuar KQZ-së, pranë së cilës kemi bërë denoncime zyrtare, mbi 200 denoncime zyrtare, dhe po ashtu i kemi referuar edhe strukturës speciale të krijuar në bashkëpunim me SPAK-un dhe Prokurorinë e Përgjithshme. I kemi referuar mbi 30 kallëzime zyrtare. Por gjithashtu kemi bërë edhe denoncime në faqen e portalit të publikuar nga ana e SPAK-ut.

Dua të vë në dukje faktin që në 2 ditët e fundit portali ka rënë. Ne nuk kemi mundur ta përdorim në këto 2 ditë për të bërë dhjetëra denoncime që na kanë ardhur nga ana e qytetarëve dhe strukturave të Partisë Demokratike, dhe kemi përdorur e-mailin e vënë në dispozicion vetëm për informacion shtesë. Shpresoj shumë që SPAK-u t’i marrë në shqyrtim të gjitha rastet e denoncuara.

Përpara se t’ia kaloj fjalën z.Strazimiri, i cili do të flasë për një fenomen tjetër të dy ditëve të fundit, unë do të lexoj disa prej emrave të patronazhistëve apo emrave të denoncuar nga ana e qytetarëve apo e strukturave të Partisë Demokratike në qarqe, të cilët janë përfshirë si në shantazhimin e votës së qytetarëve, ashtu edhe në krimin elektoral të shitblerjes së votave.

Po e nis me Durrësin, pra me qarkun Durrës. Në lagjen 3 është Roni Shqopa; në lagjen 10, Gëzim Kosovari; Gjergji Dauti, i cili është edhe ati i kryeinxhinierit të UKD-së, në lagjen 13, Durrës, Redi Tabaku. Pra, po lexoj emra të personave të përfshirë në krimin elektoral të Shqipërisë. Në lagjen 15, Feta Mataj; në lagjen 18, Erion Koçllari; në lagjen 19, dhe Evis Pengili, drejtor i Kadastrës; gjithashtu edhe Edmond Kumaraku, i përfshirë në blerje votash në Rimini, pra në diasporë. Ai është punonjës i ambasadës në Romë, për të cilin jemi informuar se është shkarkuar për korrupsion dhe ka krijuar edhe një shoqatë që e përdor për blerje votash në diasporë.

Në Shijak janë Saimir Tusha dhe Jul Balla. Në Shkallnur dhe Arapaj, Durrës: Artur Feta; në lagjen 18, Emilian Lako, Skjerdi Bello. Në Shijak, përsëri, Artans Sabri Nurka; në Ujësjellës Fermësukth, Blendi Shika; në Gojas, Muhamet Nica; në Borak, Vilson Aliaj, që është edhe shoferi i kryetarit të bashkisë. Në lagjen 8, Klajdi Senko dhe Hamdi Vath Llana. Një tjetër person në Arapaj të Durrësit është Indrit Gjoka, dhe në Rromanat e Durrësit, Flamur Gjuzi.

Sa i përket një bashkie tjetër në këtë qark, është bashkia Vorë, ku dua të theksoj faktin se po punohet në mënyrë intensive në bashkëpunim me elementë kriminalë me precedentë penalë. Është ministri Blendi Gonxhe, i cili ka reaktivizuar këta elementë kriminalë në bashkinë Vorë. Bëhet fjalë për persona të dënuar më parë për vepra penale si vrasje apo trafik droge. Ky grup, në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë Blerim Shera dhe shefin e komisariatit Elton Shahinaj, përdor edhe ambientet e bashkisë Vorë për të shpërndarë blerje monetare në këmbim të votave.

Gjithashtu, kanë krijuar dhe një rrjet tjetër për shitblerje votash, ku përmendim: Flore Zela, Arlin Papa – drejtor shërbimesh në bashkinë Vorë – i cili është përqendruar në gjashtë qendra të Vorës; Julian Kasa – inspektor i KMT; Ermal Dedej – në lagjen Pizzarë; Mont Sula – në Vërdull; Vladimir Disha – në Kuq e Pizzarë; Agron Mora.

Kemi referuar të dy rastet, pra të Durrësit dhe të Vorës, në SPAK, duke dhënë edhe detaje të tjera.

Sa i përket qarkut të Korçës, vihet re intensifikimi i shitblerjes së votave, kryesisht në Devoll, por edhe në bashki të tjera të Korçës. Jemi informuar se në hotel “Kleva” është Valent Nallbati, i cili e ka kthyer këtë hotel në bazë për shpërndarje parash për shitblerje votash. Po ashtu, edhe në Maliq apo në zona të tjera është zv.ministri Jaupllari, për të cilin janë bërë denoncime publike edhe nga kandidati i Partisë Demokratike, z. Edmond Spaho, por edhe nga portale të tjera, se shpërndan para në këmbim të votave.

Në qarkun Kukës, në bashkinë Kukës, në njësinë administrative Shishtavec, si dhe në Zapod, janë të përfshirë drejtues të drejtorive rajonale, të shkollave dhe njësive administrative që ushtrojnë presion mbi administratën shtetërore. Në Shishtavec janë Sami Mata – kryeinspektor i punës në Kukës, administratori i njësisë administrative, administratori i njësisë ekonomike dhe drejtori i shkollës së Shishtavecit. Po ashtu, në njësinë administrative të Topojanit: Agron Hoxha – drejtor i Tatimeve Kukës, administratori i njësisë dhe drejtori i shkollës. Në Zapod: Alpert Muja – drejtor i AKP rajonale, administratori i njësisë dhe drejtori i shkollës në Zapod.

Në Mamurras është bërë publik rasti që është referuar edhe në SPAK. Personat e përfshirë në shitblerjen e votës janë: Bashkim Lika – ish-kryeplak i Fushë-Mamurrasit, Afrim Memas, Alban Myftari, Klot Preçi – punonjës të bashkisë Mamurras, Sham Preci, Iris Menga – punonjëse në bashkinë Mamurras, Dor Menga, Fran Menga, Rigel Sleshi, Bernard Pali, Rudolf Toma – punonjës të bashkisë Mamurras, Simon Pernika dhe Artan Preci – kryetar i njësisë Milot.

Dua të theksoj se Partia Demokratike ka krijuar një portal në faqen zyrtare të saj në pd.al me titull “Krimi Zgjedhor”, dhe pjesë e këtij portali është “Muri i Zi i Patronazhistëve”. Janë publikuar emra patronazhistësh nga qarqe dhe bashki të ndryshme. Kjo punë vazhdon dhe çdo rast patronazhimi apo shitblerjeje votash do të publikohet në këtë faqe, në “Murin e Zi” të patronazhistëve dhe blerësve të votës, si dhe do t’i referohet KQZ-së dhe organeve të tjera ligjzbatuese.

Partia Socialiste ka intensifikuar në ditët e fundit intimidimin, joshjen financiare për blerjen e votës, abuzimin me funksionet publike dhe shfrytëzimin e institucioneve të ndryshme. Por qytetarët po reagojnë duke i denoncuar dhe refuzuar këtë dhunë institucionale dhe banditeske, që po e shfrytëzon Partia Socialiste, tashmë e refuzuar në mënyrë masive nga qytetarët.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan