Denoncim i emigrantit: Vij një herë në vit në vendlindje, por nuk kemi as ujë për t'u larë në Dibër
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...

Pak ditë më parë në një mbledhje maratonë Kryesia e PD-së vendosi se më 29 korrik do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të kësaj partie.
Duke marrë shkas nga kjo garë, ish-i përndjekuri politik Gjergj Hani ka shpallur kandidaturën për kreun e Partisë Demokratike. Këtë e ka njoftuar vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.
Unë jam bashkë me ty!
Mbetet fakt që krizat janë ato që sjellin ndryshimin. Qoftë ky një ndryshim i ndjerë së brëndshmi, pra si nevojë organike e shoqërisë, apo një force politike që detyrohet të pranojë se ka humbur rrugën. Në rastin e PD – së, është padyshim humbja e rrugës. E kam thënë gjithmonë e do të vazhdoj ta them, që nuk ndihem i zhgënjyer mbi sa ka ndodhur deri më sot, me këtë parti dhe elektoratin e saj. Nuk kish si të ndodhte ndryshe. PD – ja lindi si forcë e djathtë vetëm në parim, pasi mungonte dija, vetëdija dhe vullneti i atyre që ngjitën shkallët e hierarkisë në këtë parti, për të ndërtuar simetrinë politike mes së majtës e së djathtës, si kusht I domosdoshëm për të garantuar ekuilibrat e domosdoshëm të një demokracie funksionale.
Shqiptarët e fillim viteve ’90, dolën nga një prej diktaturave më të egra e c’njerëzore, aq të lodhur, rraskapitur e njëkohësisht të etur për liri, sa c’do gjë që do tu shitej si e tillë, do ta pinin me një frymë, ndonëse nuk e dinin se cfarë ishte në të vërtetë. Dhe ajo që ju shit shqiptarëve si liri, ishte mundësia e ikjes nga ky vënd me ëndërrën e thjeshtë të mbushnin barkun me bukën e mohuar për 45 vjet rresht.
Nuk dua të humbas në diskutime shterpë mbi teoritë e Katoëice-s. Fakt mbetet që pushteti komunist u përpoq, e bëri c’ishte e mundur për të mbijetuar, duke u ricikluar i kamufluar me ngjyra të ndryshme pluralizmi, e duke marrë kryesimin e cdo force të strukturuar politike. Shëmbujt e personazhet që mundësuan këtë I kemi të gjithë përpara syve në arenën e shëmtuar të politikës, që ka si qëllim vetëm pushtetin në vetvehte.
Parë në këtë këndvështrim, kriza që ka përfshirë PD-në, ndonëse nuk ndodhi si nevojë e brendëshme e shoqërisë, ajo sërish është sa e dobishme, po aq e domosdoshme pasi na vuri të gjithëve përballë së vërtetës së madhe që është kriza e identitetit. Krizë të cilën PD-ja e ka bartur gjithmonë në mënyrë latente gjatë rrugëtimit të saj 32 vjecar.
Koha është tirani më i madh dhe nuk amniston askënd. Përfshi këtu edhe identitetin e humbur të së vërtetës, që rreklamon me të drejtë vëndin e saj përballë mashtrimit universal që vazhdon të tërheqë zvarrë këtë vënd në rrugën pa krye të një tranzicioni pa fund.
E gjitha kjo duhet të mbarojë nëse duam që vëndi të fillojë rishtazi një rrugë normaliteti të funksionimit politik të ekuilibruar, gjë e cila do të mundësonte shpalosjen e rrealiteteve, vetëdijeve, e ideve që do të mundësonin hartimin e nje boshti të filozofisë politike, që gjithmonë i ka munguar kësaj PD-je që e qeverisur nga primitivizmi politik, ka kalëruar gjithmonë demagogjine e pastër dhe gjuhën e urrejtjes së verbër që i ka shërbyer e i shërben vetëm kultit të individit transformist që ka si qëllim final vetëm pushtetin në vetvehte, e jo alternativat dinamike që do të pilotonin shoqërinë shqiptare në rrugën e kombeve të ndritura, ku aspiron e meriton të jetë.
Jam i vetëdijshëm që nuk ka për të qënë një rrugë e lehtë, pasi e vërteta nuk e ka pasur kurrë rrugën të tillë, por nga ana tjetër jam i besimit që nuk duhet humbur kohë në llogari meskine mbi mundin dhe rreziqet, por duhet që cdo njëri prej nesh të bëjë c’është e mundur që e vërteta të bëhet pjesë integrale e jetës së këtij vëndi të bekuar nga Zoti, e të mallkuar nga verbëria e pushtetit si qëllim në vetvehte, që e shtrëngon gjithmonë të lypë në udhëkryqet e historisë. Gjithë sa më lart, janë një pjesë e kufizuar e një sërë arsyetimesh që më dhanë forcën e kurajon për të thënë; Po. Unë do të kandidoj për postin e kryetarit politik te Partisë Demokratike Shqiptare.
Tetë anëtarë të kryesisë që votuan për zgjedhjen e kryetarit në fund të muajit korrik kanë kërkuar q&eu...
Mustafa Nano, kandidat për ambasador i Shqipërisë në Zvicër, ka dalë sot para Gjatë fjalës së tij në Komisio...
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka zgjedhur të mos komentojë draftin e dërguar nga kryeministri Rama për Asociacionin. Tek...
Pesë ditë pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi thërret deputetët. Bardh...
Përgjimet telefonike dhe sms-të në aplikacione komunikimi pak ditë para zgjedhjeve, si dhe gjatë datës 14 maj, ditë kur qyt...
Qeveria e Kosovës i është përgjigjur propozimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për draft-statutin...
Komisioni i Politikës së Jashtme në Kuvend nisi të premten seancat dëgjimore me kandidatët për ambasadorë të prop...
Enkelejd Alibeaj ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës, i cili gjatë konferëncës me gazetarët ditën e sotme tha se d...
Nga konferenca e përjavshme me gazetarët ku u shtruan për diskutim zhvillimet e fundit politike në kampin opozitar, ku militantët e L...
Një ditë pas transferimit të tij në ambientet e paraburgimit të qytetit të Durrës, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako do t&eum...