Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Apelit për të lënë në fuqi vendimin për dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji me një vit burg. Me anë të një reagimi në platformën "X", Rama shprehet se drejtësia vonoi po nuk harroi. Ai thotë se drejtësia e re ka lindur e po rritet më në fund jashtë duarve të politikës. Ai ka shtuar se socialistët në qeveri, kanë hequr dorë prej vitesh nga çdo gjyq për shpifje kundër gazetarëve dhe kjo nuk do të ndryshojë për shumë arsye, sipas tij.
Por Rama ka shtuar se nëse dëmet morale e dhimbjet e patregueshme të familjeve të tyre që vijnë nga aktorë të paskrupullt mediatikë, sipas tij, ata janë gati t’i mbajnë në kurriz si kosto të lirisë së të gjithë aktorëve të medias. Ai thotë se nuk janë dhe s’do të jenë kurrë gati të tërhiqen nga proceset gjyqësore kundër shpifësve të veshur me kostume e flamuj partiakë dhe të armatosur me urrejtjen përçarëse e atdhenxirëse.
Rama e cilëson veprimtarinë politike të Salianjit si "veprimtari e palodhur dizinformuese deri në formën kriminale të Kallzimit të Rremë". Ai shton po ashtu se përmes një dosjeje me fabrikime provash e dëshmish të rreme, nuk do të ndryshojë asgjë në aktivitetin e kancerit të shpifjes, sipas tij, që helmon përditë e më shumë gjakun e shoqërisë shqiptare falë edhe kanaleve të panumërta digjitale të dizinformimit.
POSTIMI:
Pas 34 vjetësh sovranitet të pakufizuar si një shtet brenda shtetit, Mbretëria e vetëshpallur e Shpifarakëve ka cënuar mijëra e mijëra jetë njerëzish e familjesh dhe ndotur përditë e përditë mjedisin publik të Shqipërisë, duke llahtarisur të madh e të vogël me jashtënxjerrjet e gojëve të shthurrura të mexhelisit tonë politik e mediatik, përmes abuzimit ekstrem me Lirinë e Fjalës dhe triumfit të Lirisë së Shpifjes si një kancer i përbindshëm shoqëror, i cili e ka epiqendrën e vet në organin jetik të kuvendarëve të Shqipërisë, ku ata që i kanë bërë ligjet kundër shpifjes (dhe e kanë ligjëruar kallzimin e rremë si vepër penale kundër drejtësisë) janë edhe shkelësit më të egër e sypatrembur të tyre.
Në këtë vend ku për 34 vjet nuk ka mbetur i gjallë e i vdekur pa u ndotur nga llumi i lumit të atyre jashtënxjerrjeve të përditshme, e ku gjyqet e panumërta për shpifje ndaj politikanëve zgjasin me vite të tëra e pastaj kthehen në pesë me hiç kur shpifësit dënohen me ca gjoba simbolike, duke luajtur rolin e viktimave të një regjimi imagjinar dhe duke shpifur edhe më keq sapo marrin dënimin qesharak, sot u ushtrua për herë të parë nga gjykatat e vendit e drejta e sanksionuar në ligj për dënimin penal të kategorisë më të neveritshme të Shpifjes, Kallzimit të Rremë, lidhur me një histori që përpara disa vjetësh tronditi mbarë opinionin publik përmes një inskenimi kriminal kundër drejtuesit të procesit të Reformës në Drejtësi dhe vetë Partisë Socialiste si forca udhëheqëse e asaj reforme që prodhoi armiqësinë e paepur të të tremburve nga një Drejtësi e Re; e cila ka lindur e po rritet më në fund jashtë duarve të politikës që e kontrolluan drejtësinë qysh prej shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar, ku kurrë asnjëherë një individ me pushtet politik nuk u dënua nga një drejtësi e pavarur, deri kur Drejtësia e Re filloi të godasë majtas e djathtas, duke ecur drejt në rrugën e ligjit të barabartë për të gjithë!
E Vërteta vonoi shumë po më në fund nuk harroi të vinte, e pavarësisht se vendimi i sotëm i gjykatës dhe dënimi i ligjshëm i një politikani të spikatur për veprimtarinë e palodhur dizinformuese deri në formën kriminale të Kallzimit të Rremë, përmes një dosjeje me fabrikime provash e dëshmish të rreme, nuk do të ndryshojë asgjë në aktivitetin e kancerit të Shpifjes që helmon përditë e më shumë gjakun e shoqërisë shqiptare falë edhe kanaleve të panumërta digjitale të dizinformimit, kjo është një ditë e mirë për të Vërtetën.
Ne socialistët në qeveri, kemi hequr dorë prej vitesh nga çdo gjyq për shpifje kundër gazetarëve dhe kjo nuk do të ndryshojë për shumë arsye, por nëse dëmet morale e dhimbjet e patregueshme të familjeve tona që vijnë nga aktorë të paskrupullt mediatikë, jemi gati t’i mbajmë në kurriz si kosto të lirisë së të gjithë aktorëve të medias, nuk jemi dhe s’do të jemi kurrë gati të tërhiqemi nga proceset gjyqësore kundër shpifësve të veshur me kostume e flamuj partiakë dhe të armatosur me urrejtjen përçarëse e atdhenxirëse, që prej 34 vjetësh prodhon jashtënxjerrjet më të neveritshme të gojës. Padiskutim që kjo është një luftë krejt e pabarabartë, ku në këtë rast shumica qeverisëse është një pakicë e papërfillshme përballë maleve e lumenjve të Shpifjes, por ne nuk do ta pranojmë kurrën e kurrës Mbretërinë paralele të Shpifarakëve si një pasojë fatale të bashkëjetesës në një shtet demokratik.
NEW YORK- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga takimi në selinë e Bashkimit Evropian në New York. Rama ka publikuar në rrjet...
TIRANA- Partia Demokratike është vënë në lëvizje pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin e ...
TIRANA- Koordinatori rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas ka reaguar pas vendimit të A...
TIRANA- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas vendimit të Apelit për të dënua...
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike (PD) në opozitë, Ervin Salianji, është dënuar me një vit burgim, pasi Gjykata e Apel...
TIRANA- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se me vendimin e dënimit të deputetit Ervin Salianji...
redi ramaj TIRANË- Avokati i deputetit demokrat Ervin Salianjit, Redi Ramaj ka folur për gazetarët lidhur me hapat ligjorë që do t...
selia e pd TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar mbledhje urgjente të deputetëve në seli...
ervin salianji TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për depu...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thirrur në datën 1 tetor 2024, mbledhjen e Komitetit Drejtues Komb&e...